LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Armë dhe revista/ Çfarë i shtyu dy vëllezërit të propozonin dënim me vdekje për të atin

21 Tetor 2019, 14:52, Politikë CNA
Armë dhe revista/ Çfarë i shtyu dy vëllezërit të

Shkrimtari dhe drejtuesi i Institutit për krimet e komunizmit, Agron Tufa, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka publikuar një fakt tronditës të kohës së komunizmit, ku dy vëllezër propozonin dënim me vdekje për babain e tyre.

Duke publikuar letrat e dy vëllezërve, Tufa shkruan se ata kanë qenë të detyruar nga ish-Sigurimi i shtetit për të kërkuar dënimin me vdekje për të atin e tyre.

Sipas shkrimtarit arsyeja është se të atit, i cili ishte mësues që nga koha e Zogut, i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të ?paraçlirimit?.

“TË PROPOZOSH DËNIM ME VDEKJE PËR BABËN TËND

Lexojeni letrën e mëposhtme se si i detyronte ish Sigurimi i shtetit bijtë, për të dënuar me vdekje baballarët e tyre.
Arsyeja është se të atit (mesues që nga koha e mbretnisë)i kanë gjetur një armë pa leje dhe disa revista e gazeta të ?paraçlirimit?. Janë dy tekste letrash nga dy vellezer. Te parin e jap te plote, te dytin vetem fundin, se ne thelb ngjajne shume në permbajtje?”, shkruan Tufa.

Pjesë nga letra e parë:
?Lutje
Gjykatës Ushtarake Gjirokastër
Punoj në Peqin me subjektet për kërkimet gjeologjike, por dëgjova nga fshatarët e mi se babai i im ka bashkëpunuar me reaksionin, ku Sigurimi i gjeti armë. Prandaj, këtij personi ARMIK dhe jo të lejueshëm për Partinë e Punës t?i jepet dënimi më ekstrem dhe unë, si djalë i tij, i pres marrëdhëniet me të. Unë jam larguar që në 3 mars 1952 dhe nuk jam pjekur me të dhe nuk e kuptoja se ç?qëndrim mbante ai ndaj këtij pushteti.
Nga ana ime të jepet dënim më i rëndë, si dhe nga ana e pushtetit. Se elementë tillë, pushteti nuk i ushqen me bukë, por me plumb.
Gjirokastër, 30 prill 1953?.

Pjesë nga letra e dytë:
?Plumbin Ballit. Se të tillë elementë janë pengesë për popullin shqiptar. Yzberisht, 1 maj 1953?

 

 

Lajmet e fundit nga