Connect with Us

Aksioni i Policisë Rrugore/ Ndëshkohen 67 drejtues mjetesh, pezullohet 320 patenta

Kronika

Aksioni i Policisë Rrugore/ Ndëshkohen 67 drejtues mjetesh, pezullohet 320 patenta

Publikuar

-

Policia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cileve në Tiranë.

Përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Në funksion të kontrolleve parandaluese, janë evidentuar dhe:

• Janë kapur në kushtet e flagrancës 67 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 31 të pa pajisur me leje drejtimi, 16 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 drejtues mjeti për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.

• Janë pezulluar 320 leje drejtimi, nga të cilat 198 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 53 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi.

• Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 234 automjete të ndryshme dhe 295 persona.

• Nga kontrollet policore të ushtruara ndaj mjeteve me dy rrota është verifikuar dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës një motomjet i vjedhur, si dhe janë vendosur 254 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

• Janë vendosur në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale 567 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

• Janë vendosur 67 masa administrative për shkelje të sinjalizimit te ndritshëm.

Nisur nga dinamika dhe shpërndarja e aksidenteve të ndodhura dhe analiza e shkaqeve te ndodhjes se tyre, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet me mjete civile dhe të uniformuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë dhe që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në funksion te rritjes se sigurisë ne rruge, gjatë javës që lamë pas janë vendosur 1 237 masa administrative për përdorim celulari gatë drejtimit të mjetit, 1 789 masa për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 295 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

Gjithashtu janë vendosur 3 579 masa administrative për parkime të gabuara e shkelje të tjera.

Me gjithë masat e shtuara dhe rritjen e prezencës në rrugë, Policia Rrugore konstaton me shqetësim se shumë drejtues mjetesh abuzojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, sikundër edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin apo biçiklistët të cilët nuk ndriçojnë me sinjale fosforeshente biçikletat e tyre kur udhëtojnë natën me qëllim që të jenë të dallueshme nga drejtuesit e automjeteve.

Policia Rrugore do të intensifikojë masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë rrugore në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

Policia RrugorePolicia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 45 prej te cilëve në Tiranë.Përgjatë javës dhe veçanërisht gjatë fundjavës, Policia Rrugore në të gjithë vendin, në bashkëpunim edhe me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave ka organizuar patrullime me përzgjedhje dhe veprime policore të përbashkëta, duke u fokusuar në rrugët dhe zonat problematike ku konstatohet tejkalim i normave të shpejtësisë, zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjetit, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit dhe shkelje të tjera që janë burim për aksidente rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.Në funksion të kontrolleve parandaluese, janë evidentuar dhe:• Janë kapur në kushtet e flagrancës 67 drejtues mjetesh, nga të cilët 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 31 të papajisur me leje drejtimi, 16 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe 1 drejtues mjeti për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.• Janë pezulluar 320 leje drejtimi, nga të cilat 198 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 69 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 53 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.• Janë proceduar administrativisht 22 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi.• Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 234 automjete të ndryshme dhe 295 persona.• Nga kontrollet policore të ushtruara ndaj mjeteve me dy rrota është verifikuar dhe sekuestruar nga Policia Rrugore e Tiranës një motomjet i vjedhur, si dhe janë vendosur 254 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.• Janë vendosur në të gjitha akset rrugore nacionale dhe rurale 567 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.• Janë vendosur 67 masa administrative për shkelje të sinjalizimit te ndritshëm.Nisur nga dinamika dhe shpërndarja e aksidenteve të ndodhura dhe analiza e shkaqeve te ndodhjes se tyre, Policia Rrugore ka shtuar shërbimet me mjete civile dhe të uniformuara, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtueseve të automjeteve që përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, që kryejnë parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë dhe që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara.Në funksion te rritjes së sigurisë në rrugë, gjatë javës që lamë pas janë vendosur 1 237 masa administrative për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit, 1 789 masa për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 295 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.Gjithashtu janë vendosur 3 579 masa administrative për parkime të gabuara e shkelje të tjera.Me gjithë masat e shtuara dhe rritjen e prezencës në rrugë, Policia Rrugore konstaton me shqetësim se shumë drejtues mjetesh abuzojnë duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, sikundër edhe këmbësorët nuk respektojnë rregullat e kalimit nga njëri krah i rrugës në tjetrin apo biçiklistët të cilët nuk ndriçojnë me sinjale fosforeshente biçikletat e tyre kur udhëtojnë natën me qëllim që të jenë të dallueshme nga drejtuesit e automjeteve.Policia Rrugore do të intensifikojë masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe sinjalistikën rrugore dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje që cenon sigurinë rrugore në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital.#Bashkëpërsigurinërrugore!

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 21. Oktober 2019

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U kap me armë dhe me drogë/ Arrestohet 32 vjeçari në Memaliaj

Publikuar

-

Nga

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Videot-Qytetari sherr me policin/Ma vërteto që u futa me semafor të kuq

LEXO EDHE:  Shpërthimi i pikës së karburantit/ Policia jep detaje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hyri në lokal i armatosur/ E pëson keq 38-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 38-vjeçar, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.S., i cili u kap i armatosur në një lokal.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Ekol”, të cilën 38-vjecari e mbante pa leje.

LEXO EDHE:  Aksioni “Anti-KÇK”/ Bllokohen 32 makina luksoze në Tiranë, Durrës dhe Gjirokastër

LEXO EDHE:  Drogë dhe municione luftarake të fshehura në pyll/ Arrestohen tre persona në Pukë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një banesë në Tepelenë/ Zjarrfikësit në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Beçisht të Tepelenës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Banesa ndodhet në pronësi të shtetasit K.Hoxha, ndërsa zjarri ka rënë për shkaqe ende të panjohura.

Mësohet se forcat zjaffrikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE