Connect with Us

Zoran Zaev flet pas takimit me liderët/ Zbulon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Politikë

Zoran Zaev flet pas takimit me liderët/ Zbulon datën e zgjedhjeve të parakohshme

Publikuar

-

Zgjedhje të parakohshme dhe shkuarjen drejt tyre me një qeveri teknike 100 ditëshe. Kjo është ajo çka është vendosur në takimin e liderëve të partive politike me Presidentin maqedonas, Pendarovski ditën e sotme.

Qeveria teknike do të jetë nën patronazhin e presidentit Stevo Pendarovski, ndërkohë referuar këtij fakti, Zaev është shprehur se data 12 prill 2020 u vendos si datë zgjedhjesh me konsensusin e të gjitha palëve politike.

Takimi i liderve u mbajt një ditë pasi kryeministri Zoran Zaev u shpreh se do të dorëhiqej pas dështimit me negociatat.

Pjesë e takimit të sotëm ishte vetë Zaev, lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, lideri i BDI Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Menduh Thaci./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“PD loboi kundër saj”/ Ish-këshilltarja e Trump tregon prapaskenat e tërheqjes së Kavalec

Publikuar

-

Nga

Fiona Hill ish këshilltarja kryesore e presidentit Trump për sigurinë ka dëshmuar përpara Kongesit Amerikan si pjese e hetimit nisur ndaj presidentit. Ajo është pyetur edhe për të nominuarën për ambasadore në Shqipëri Kathleen Kavalec.

Në këtë dokument të deklasifikuar të kongesit është zbardhur përgjigja e zonjës Hill, nga ku ajo qartësisht jep shpjegime se kanditatura e Kathleen Kavalec, u minua pas përfshirjes së një kompanie lobimi e kontraktuar nga Partia Demokratike në Shqipëri, raporton Top Channel.

“Unë e njoh zonjën Kavalec. Ishte nominuar për të qenë ambasadorja jonë në Shqipëri deri në momentin kur një kompani lobuese, për llogari të shqiptarëve përdori lidhjet e saja të parëndësishme me Chris Steele për ta hequr atë si të nominuar. Ky është një shëmbull se si dikush u trajtua në mënyrë poshtëruese”- tha Hill.

LEXO EDHE:  Lideri i opozitës sfidon Presidentin/Do formoj qeveri edhe pa mandat!

E gjitha kjo ka deklaruar Fiona Hill u përdor për ta shkatërruar atë dhe kandidaturën e saj u tërhoq nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Pikërisht ky grup lobimi nisi ta akuzonte Kavalec si pjesë të një konspiracioni dyshues. E në të tilla kushte nominimi i saj për ambasadore në Shqipëri u fut në sirtar paçka se ajo do të ishte një ambasadore e shkëlqyer në Shqipëri, gjë për të cilën kishte nisur edhe të mësonte gjuhën shqipe”- vijoi më tej Fiona Hill.

Dëshmia në kongres e Fiona Hill disa muaj pas ngjarjes tregon se PD, ndërhyri përmes lobistëve në politikën e jashtme të SHBA, gjë e cila konsiderohet një krim i rëndë federal.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese/ Meta takim me Bashën dhe aleatët, çfarë pritet të ndodhë nesër

Publikuar

-

Nga

Situata politike në të cilën ndodhet vendi dhe debatet për Kushtetuesen, kanë shtyr presidentin Ilir Meta të mbaj një takim me kreun e Partisë Demokratike  Lulzim Basha dhe aleatët.

Në takimin i cili pritet të ndodh ditën e nesërme, Meta do të pres në zyrë Bashën dhe me krerët e tjerë të partive opozitare që dorëzuan mandatet, raporton A2.

LEXO EDHE:  Video/ Zaev puthi stilolapsin me të cilin u nënshkua marrëveshja

Ende nuk dihet ora e takimit, ndërkaq bëhet me dije se Presidenca i ka dërguar një letër zyrtare Bashës, ku vë në dijeni edhe kryetarët e tjerë të partive opozitare që dorëzuan mandatet, për të diskutuar në lidhje me situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e  paparashikueshme të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çlirimi i Tiranës/ Basha: Reflektim, të mos lejojmë rivendosjen e diktaturës

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për 75-vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim.

“Nderim përjetë intelektualëve dhe patriotëve të shquar të masakruar në valën e terrorit anti-kombëtar komunist në Nëntor 1944. Sakrifica sublime e mijëra shqiptarëve që u vranë me dhe pa gjyq nga regjimi komunist, kërkon reflektim dhe veprim për të mos lejuar me asnjë çmim rivendosjen e diktaturës parti-shtet- krim!”, shkruan Basha në reagimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE