Connect with Us

Vuçiç bën deklaratën e fortë/ “Serbia të armatoset, Rajoni drejt destabilitetit”

Kosova & Rajoni

Vuçiç bën deklaratën e fortë/ “Serbia të armatoset, Rajoni drejt destabilitetit”

Publikuar

-

I shqetësuar nga një destabilizim i rajonit, në një intervistë për televizionin serb “Prva” Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është shprehur se të Serbia duhet të armatoset.

“Jam i shqetësuar për shkak të përshkallëzimit të mundshëm të konfliktit në rajon, por po punojmë që të mos vijë deri tek kjo”, shprehet Vuçiç, sipas së cilit, Beogradi zyrtar duhet të marrë masa të tilla duke qenë se edhe vendet e rajonit si Bullgaria, Rumania, Hungaria, Kroacia dhe vendet e tjera më të vogla, janë duke bërë të njëjtën gjë sipas mundësive dhe kapaciteteve që ato kanë.

LEXO EDHE:  Vucic: Serbet tashme e pranojne se kane kryer krime

“Këtë po e bëjnë të gjitha vendet përreth nesh. Jam gjithmonë i shqetësuar dhe po bëjmë gjithçka që të mos vijë deri tek destabilizimi në rajon. Edhe kjo iniciativa e Novisadit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut për ne është shumë e rëndësishme, sepse kjo është iniciativë edhe paqësore edhe politike, por edhe ekonomikisht e rëndësishme për ne”, tha Vuçiç./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Qeveria e re LDK-Vetëvendosje/ Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm?

Publikuar

-

Nga

ish-ministri per europen dhepunet e jashtme, ditmir bushati deklarate

Përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të Kosovës të një qeverie të mundshme LDK-Vetëvendosje po përmendet edhe ish-kryediplomati Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës po spekulohet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK’së për ta emëruar në krye të diplomacisë.

Bushati në Qeverinë e Edi Ramës është zëvendësuar me kosovarin Gent Cakaj, ndërsa Gazeta Express merr vesh që koalicioni i ardhshëm qeverisës planifikon që ta marrë ish-kryediplomatin në Kosovë.

Bushati në një intervistë të dhënë javë më parë, ka zbuluar shumë detaje rreth idesë së ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka dalë gjithmonë kundër. Madje ai tha se në tavolinën e tij i është zbuluar harta se si po planifikohej ndarja e Kosovës.

Derisa kryeministri i Shqipërisë po e mbronte presidentin Hashim Thaçi që po promovonte idenë e ndryshimit të kufijve, supozohej se deklaratat e Bushatit për këtë temë ishin arsyeja e shkarkimit të tij nga pozita e ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Tash, Bushati, siç i kanë thënë burimet Gazetës Express, është një nga emrat e mundshëm që Kurti e LDK’ja do ia ofrojnë udhëheqjen e diplomacisë kosovare.

LEXO EDHE:  Pas dialogut Thaçi-Vuçiç/ Flet Federica Mogherini

LEXO EDHE:  Pas dialogut Thaçi-Vuçiç/ Flet Federica Mogherini

Për pozitën e ministrit të Jashtëm në Kosovë se fundmi është përmendur edhe publicisti Veton Surroi, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit, ka dalë në përkrahje të partive opozitare, LDK’së e VV’së.

Ndërkaq kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, të enjten në emisionin Pressing ka lënë të kuptojë se nuk e dëshiron pozitën e kryediplomates, për çka është përmendur shumë herë.

‘’Nuk e kam marrë këtë vendim. S’mundem me kundërshtu njëherë. Ata në disa intervista kanë insitu dhe për ministre të jashtme. Nuk kanë lënë pozitë pa përmend. Pavarësisht kësaj, më duhet me mendu si mund të ndihmoj vendin tim në radhë të parë, pastaj koalicionit dhe përfaqësimit sa më të mirë të LDK’së’’, ka thënë Osmani. /Express

LEXO TE PLOTE

Bota

Forumi i Paqes/ Takohen në Paris Macron, Thaçi dhe Vuçiç

Publikuar

-

Nga

Me ndërmjetësimin e presidentit të Francës Emannuel Macron, janë takuar sot në Paris presidentët e Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç .

Sikurse raporton “DW”, takimi u mbajt në kuadër tëtë Forumit të Paqes që po mbahet në Paris, në shënimin e 101-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërorë. Njoftimin për takimin e bëri Presidenti i Kosovës,i cili tha se ai i ka njoftuar palët në këtë takim se “Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë”.

“Presidenti Thaçi ka konfirmuar në këtë takim se Kosova është e gatshme të vazhdojë dialogun me Serbinë, në kërkim të një marrëveshjeje për paqe, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim në Kombet e Bashkuara, duke i hapur kështu rrugë zhvillimit në Kosovë dhe integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

 Një ditë më parë, Thaçi e Vuçiç janë takuar ndarazi me Presidentin e Francës Emannuel Macron. Thaçi pas këtij takimi ka njoftuar se “me Macronin është diskutuar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë”. Presidenti francez po përpiqet të organizojë një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Paris, si vazhdimësi e Samitit të Berlinit, që ishte nismë e përbashkët e tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

LEXO EDHE:  Politikat e Vuçiç/ Sërish protesta në Beograd

LEXO EDHE:  Pas dialogut Thaçi-Vuçiç/ Flet Federica Mogherini

Dialogu Kosovë-Serbi ëshë ndërprerë pas vendosjes nga qeveria e Kosovës të taksës 100% ndaj produkteve serbe, para një viti. Taksa është vendosur në shenjë pakënaqësie ndaj fushatës agresive diplomatike të Serbisë kundër njohjeve të Kosovës.

Presidenti i Serbisë Aleksnadar Vuçiq ka deklaruar se pret vazhdimin e dialogut, pas zgjedhjes së qeverisë së re në Kosovë, në fillim të vitit të ardhshëm. Në Kosovë po vazhdojnë negociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demkratike të Kosovës për një koalicion të mundshëm. Por ndërkohë autoritetet e Kosovës kanë vendosur për përsëritjen e numërimit të shumë kutive me vota, që mund të ndryshojë edhe rezultatin përfundimtar. Pa përfundimin e këtyre procedurave, nuk mund të bëhet çertifikimi i mandateve, pa të cilin nuk mund të ketë as koalicion dhe qeveri të re.

.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Në Kosovë kundërshtohet ashpër “mini-Shengeni ballkanik”

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë është kundërshtuar në mënyrë kategorike përfshirja në një iniciativë rajonale, apo siç tashmë po quhet nisma për një “miniShengen ballkanik”, ku synohet vendosja e një bashkëpunimi më intensiv ekonomik përmes lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave. Takimi i fundit u mbajt me 10.11 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me të gjithë liderët e Ballkanit, por pa praninë e Kosovës. Në këtë inciativë Kosova refuzon të marrë pjesë, duke e cilësuar si një “devijim” të rrugës euroatlantike.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke sqaruar mospjesëmarrjen e tij në takimin e Ohrit, jep argumentet e vetaj.

“Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, thotë presidenti Thaçi në reagimin e tij për “Dojçe Welle”.

Ai sqaron se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave, por sipas Presidentit “Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”.

Kundër iniciativës për një “mini-Shengen ballkanik”, apo siç po interpretohet në Kosovë “Unioni Doganor i Shteteve të Ballkanit”, është shprehur edhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti kjo që pritet të jetë pjesë e qeverisë së re të Kosovës. Isa Mustafa, ngre pyetjen se “në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të mini-Shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!

LEXO EDHE:  Miratimi i platformës/ Vuçiç: Dialogu mbaroi

LEXO EDHE:  Beograd, Vucic diskuton me ambasadorin amerikan per marredheniet dypaleshe

“Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do t’i përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetërorë të Kosovës”, thotë po për “DW”,Isa Mustafa. Sipas tij, Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

“Marrëveshja e mini-Shengenit lindi, kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe ideja për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshje të tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufi, qoftë TVSH-në, tatimin doganor, akcizën do t’i mbledh në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën (e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës), sepse kemi kufirin me të gjatë me të, e në pjesët e tjera, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi”, thotë Isa Mustafa, për të cilin: “politikat e mini-Shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çojnë në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia”…

  
LEXO TE PLOTE