Connect with Us

Vetëvendosja saktëson aksidentin e Albin Kurtit

Kosova & Rajoni

Vetëvendosja saktëson aksidentin e Albin Kurtit

Publikuar

-

Eskorta e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, u aksidentua mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Pas lajmeve të publikuar nëpër media për aksidentimin e Kurtit, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes zëdhënësit Arlind Manxhuka, Vetëvendosja ka konfirmuar se aksidenti ka ardhur sipasojë e një përplasje të disa makinave në rreshtin e të cilave ishte dhe ajo e Albin Kurtit.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim.” shkruan Manxhuka në reagimin e tij./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë?/ SHBA i vë “vulën”

Publikuar

-

Nga

kriza politike

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje, shkruan gazeta evropiane, euobserver.

“U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer për euobserver në Bruksel, kur është pyetur për këtë ide.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

“Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Makina përfundon në kanal, dy të vdekur

LEXO EDHE:  Protesta e studentëve/ Reagon ambasadori i BE-së në Tiranë

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.
“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018. Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Aksident me pasojë vdekje në Levan-Tepelenë (Emrat)

LEXO EDHE:  Automjeti merr para motorin/ Plagoset rëndë drejtuesi

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Policja vrau katër familjarët dhe veten/ Kryetari i Gjilanit nuk përmban lotët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajtur dot lotët teksa do të jepte një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 5- fishtë brenda familjes Bllaca.

Haziri thotë se familja Bllaca ishte një familje e respektuar dhe është tronditur nga lajmi tragjik.

“Është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan. Tragjedia që po kalojmë duhet të zbardhet. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë. Ka qenë një familje e respektueshme, por deri këtu erdhi për shkak të problemit”, ka thënë Haziri me lot në sy./CNA.al

LEXO TE PLOTE