LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili nxjerr videon/ Ja si gënjeshtarët e rilindjes mashtruan edhe për Francën

20 Tetor 2019, 15:19, Politikë CNA
Vasili nxjerr videon/ Ja si gënjeshtarët e rilindjes mashtruan edhe

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar në rrjetet sociale një video të Presidentit të Francës, ku shprehet se shumica e vendeve të BE nuk ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Sipas Vasilit, kjo video rrëzon gënjeshtrën e kryeministrit, Edi Rama, për procesin e hapjes së negociatave.

?Dolën e gënjenin si një tufë llazoresh e thanë që vetëm Presidenti Makron ishte kundër. E vërteta është se shumica e vendeve ishte pro hapjes se negociatave me Maqedoninë?, shkruan Vasili mes të tjerash.

Reagimi i Vasilit

Ja se si Genjeshtaret e rilindjes mashtruan edhe per Francen,ja fakti.(VIDEO). Genjeshtare ordinere vetem kjo mund te thuhet per Edi Ramen dhe rilindjen. Dolen e genjenin si nje tufe llazoresh e thane qe vetem Presidenti Makron ishte kunder. E verteta eshte se shumica e vendeve ishte pro hapjes se negociatave me Maqedonine. Ndersa shumica e vendeve ishte kunder hapjes se negociatave me Shqiperine.

Ishte Franca dhe Presidenti Makron qe nuk lejuan qe te ndaheshin te dy vendet dhe Maqedonia u denua per shkak te Edi Rames dhe rilindjes.

Mashtrim si te gjithe te tjeret. Turp per mediat e supes se Edi Rames qe genjejne shqiptaret dhe arrijne qe te censurojne edhe Presidentin Makron.Matufët kujtojne se njetezit informohen vetem orej tyre. Ja deklarata e Presidentit Makron me ze,me figure dhe me shkrim:

?Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin? tha Macron./CNA.al

Lajmet e fundit nga