Kronika
Të dehur dhe pa leje drejtimi/ Pranga 5 shoferëve në Korçë

Sektori i Policisë Rrugore, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore, ka proceduar 6 drejtues mjetesh.
Pesë prej të cilëve të arrestuar në flagrancë, si edhe një tjetër i proceduar në gjendje të lirë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Konkretisht nga këto shërbime u arrestuan në flagrancë shtetasit:
• B.K, 62 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip zetor pa targë, ka aksidentuar lehtë shtetasin A.Gj, 51 vjeç, banues në fshatin Klocë, Korçë.
• A.H, 34 vjeç, banues në fshatin Lumas, Pogradec, pasi në rrugën Pogradec- Korçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, ky shtetas u kap duke drejtuar, mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
• M.Ç, 23 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Amadeus”, pa targë.
• Y.M, 56 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në rrugën Maliq- Drithas, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin traktor të markës “Taishan”, pa targë.
• Gj.P, 30 vjeç, banues në Korçë, pasi në Bulevard “Fan Noli”, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një mjet tip motor të markës “Dayang”, pa targë.
• Si edhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.D, 65 vjeç, banues në fshatin Ravonik, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet tip motor të markës “Honda”, pa targë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31...