Connect with Us

Spartak Ngjela përgjigjet për 4 pyetje/ Revoltat e Bashës, shkarkimin e Metës, SPAK dhe korrupsioni shtetëror

Opinione

Spartak Ngjela përgjigjet për 4 pyetje/ Revoltat e Bashës, shkarkimin e Metës, SPAK dhe korrupsioni shtetëror

Publikuar

-

ngjela analize

Ja pyetjet që ngrenë sot shqiptarët:
Pse ka rrënë vullneti i Bashës për revolta kryengritëse?
A do të shkarkohet Ilir Meta?
Do të fillojë punën SPAK-u deri gjatë nëntorit?
Do të goditet ashpër korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar në Shqipëri?
Përgjigjet e tyre mbajnë të shprehur brenda vetes historinë aktuale të Shqipërisë dhe të vetë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

l.
Të gjitha këto pyetje përbëjnë në vetvete kohën tonë. Këto gjithashtu përbëjnë nevojën e historisë së Shqipërisë dhe janë domosdoshmëri për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Historia i ka vendosur shqiptarët në këtë zonë prej mijëra vjetësh, dhe tani dihet mirë historia e gjatë e sukseseve të shqiptarëve në drejtimin e perandorive që kanë ardhur t’i pushtojnë.

Tani, shqiptarët nuk kanë përpara as Perandorinë Romake, as Perandorinë e Bizantine, nuk kanë madje përballë as Perandorinë Osmane. Ata kanë përpara, jo si pushtues por si aleat dhe partner, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E njeh politika amerikane historinë e shqiptarëve?
Sigurisht që e njeh. Dhe e njeh mirë historinë e madhe të botës ilirike, botës arbërore dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Në funksione të kësaj historie, askush nuk duhet të harrojë fluksin ilirik të perandorëve romakë, as Perandorët arbërore të Bizantit me Justinianin e madh në krye, me Komnenët etj. Mos flasim pastaj për vërzirët e mëdhenj të Perandorisë Osmane.
Kudo shkëlqim.
Por tani ka ardhur koha reale e shkëlqimit të vetë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Il.
Kjo që shprehëm është historia që ka qenë, por cila do të jetë historia e re në shkëlqim e Shqipërisë dhe botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor?
Kjo histori do të nisë me përgjigjet e pyetjeve të mësipërme, dhe me aleancën e thellë shqipraro-amerikane për Ballkanin Perëndimor. Kjo aleancë është interes shqiptar si reformim i Arbërisë, dhe interes amerikan në këtë zonë, kundrejt një populli i cili është 97 përqind proametikan. Është historia e shqiptarëve që kërkon të përsëritet.

Shqiptarët tani e kaluan mbijetesën e detyrueshme shekullore nga agresiviteti genocidial i osmanëve, rusëve, serbëve dhe grekëve, dhe po shkojnë drejt aktit sublim të reformimit të tyre arbërore. Ky në fakt është edhe thelbi i aleancës shqiptaro- amerikane, e cila e ka dhënë shenjën e vet reale me pavarësinë e Kosovës.

lll.
Të gjithë këtë mendim imediat të historisë së pritshme të Shqipërisë e sqarojnë pyetjet që kemi ngritur në këtë shkrim.
Pse ka rrënë vullneti i Bashës për revolta kryengritëse?
Ka rënë sepse ka marrë kërcënim nga politika amerikane për lobimin rus në Uashington.

A do të shkarkohet Ilir Meta?
Sigurisht që po. Është forcë antikombëtare dhe kundër aleancës shqiptaro-amerikane në Ballkanin Perëndimor. Meta shkeli kushtetutën në favor të politikës ruso-serbe për destabilizimin e Shqipërisë.

Po pse heziton Rama për shkarkimin e Metës në këto momente? Sepse, siç duket, nuk i intereson që të fillojë goditja antikorrupsion e niveleve të larta politike.
Po politika amerikane? Po të jetë se Rama vërtet po heziton për ngritjen e SPAK-ut, politika amerikane duhet t’i bëjë presion njëlloj si edhe Bashës. A nuk e rëndon dhe vetë Ramën çështja penale e lobimit Obama në Uashington?

Do të fillojë punën SPAK-u deri gjatë nëntorit të këtij viti?
Po. Sigurisht që duhet të fillojë. Por, politika amerikane duhet të jetë më operative në emërimin e personelit të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Shqipëria sot ka nevojë për forcën amerikane kundër KLP-së të Gent Ibrahimi, dhe dredhive antikombëtare të Edi Ramës. Politika është forcë, dhe më mirë nga të gjithë këtë e dinë amerikanët.

Do të goditet ashpër korrupsioni i lartë shtetëror dhe krimi i organizuar në Shqipëri?
Nuk ka diskutim. Kundër tij, ekspertiza ndërkombëtare që po drejton Reformën në Drejtësi, i ka mbledhur thuajse të gjitha dokumentat që i duhen për proceset e hetimeve që do të vijnë. Por duhet të formohet SPAK-u sa më shpejt që të jetë e mundur.
Në funksion të kësaj, për faktin që goditja penale në nivelet e larta të politikës është sot emergjencë kombëtare, duhet liberalizuar Kushtetuta aktuale dhe ligjet përkatëse për mbushjen e SPAK-ut edhe me juristë jashtë sistemit aktual juridik shqiptar.

Janë qindra juristë shqiptarë sot nëpër vendet perëndimire me shkollë europiane dhe amerikane. Individët e shkëlqyer të tyre duhet të emërohen në struktura e SPAK-ut, sepse drejtësia shqiptare është në emergjencë. Prandaj duhet përshtatur legjislacioni, sepse tani opozita aktuale në Parlament, është me Reformën në Drejtësi.
Si përfundim.
Shqiptarët po presin dhe sytë i kanë nga Uashingtoni. Ndërhyrja e menjëhershme amerikane kundër politikës së vjetër franceze, që u bë flakë për flakë në datën 18 tetor, i qetësoi shqiptarët.

Koha është e shqiptarëve, kurse lidërshipët që po i drejtojnë shqiptarët janë kundër interesit shqiptar, se janë të korruptuar. Kjo është arësyeja që duhen likuiduar. Me çfarë? Me reformën në drejtësi dhe forcën e politikës së aleatëve në Uashington dhe në Berlin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Opozita presidenciale dhe opozita nga Ura Vajgurore

Publikuar

-

Nga

Nga Ilir Levonja

* A është sot Ilir Meta opozitari real për shiptarët? Sigurisht që po, është naivitet të mendosh për tjetër kënd. Me gjithë firot e përfoljeve mbi pasurinë, mbi korrupsionin, etj., sidomos kur ke përballë Edi Ramën, sidomos kur Edi Rama i cilëson të gjithë si të korruptuar, të gjithë pa përjashtim. Vetëm ai nuk ka vjedhur dhe nuk vjedh megjithëse ka në pushtet nga 1998-ta dhe se ka deklaruar publikisht se, paratë e tia nuk ka birë kurve që të gjej. Dhe se të gjithë nuk e duan reformën në drejtësi për arsye se shumë shpejtë do jenë kontingjent në bankën e të akuzuarve etj., të gjithë janë mender m…, me përjashtim të Ramës.

Vetëm ai e do reformën në drejtësi dhe se vetëm ai po punon për atë, është i drejtë, i pastër, nuk ka asnjë lidhje me gjithë ato përgjime, megjithëse përmes një video përgjigjimi dogji qeverinë e Sali Berishës më 21 janar dhe ata që akuzoi i bëri kryetarë etj. Vetëm ky është i pastër si qelqi, çfarë nuk tha e noterizoi për të mbrojtur kandadit e Shkodrës dhe atë Vorës, i bëri kryetarë. Por fajin e kanë ata ama jo, ky. Ky nuk ka asnjë përgjegjësi përse ata janë kontingjent krimi?

Rama është i vetmi që do reformën në drejtësi megjithatë nuk e ka problem të emërojë drejtues të lartë përmes një vule noteriale. Një indicje që do mbahet mend si puna e atyre kutive në Dushkun e Lushnjes që prodhuan 13 deputetë brenda orës. Të gjithë janë armiq të shqiptarëve përveç Ramës. Të gjithë janë të lajthitur, skicofrena, mashtrues, kaçakë, përveç Ramës. Dhe nuk e di se mund ta quaj a mund ta konsideroj më opozitar përshembull Lulzim Bashën në raport me Metën, asesi jo.

Të paktën Meta e cilësoi mungesën e një doze populiste në vendimamrrje, theksoi se partitë e mëdha janë pjesë e kulisave për minimizimin e vendimmarrjes që domethënë në të ardhmen të kemi një Ramistë por me fytyrën e Bashës. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ulja për reformën zgjedhore me Damo tërmetin. Nuk e kuptoj arsyen përse i demonstruan shqiptarëve video përgjimet mbi vjedhjen e votave? Vetëm për të ulur Damon në tavolinë? Eshtë absurd opozitar, është amulli që nesër i ul më keq përqindjet e votave.

Dhe me që jemi tek presidentit,  funksionit të tij kushtetues nuk i mjafton një deklaratë solidarizimi. Eshtë bajate që në kohën kur qeveria i ofron vendit  me noter një gjykatës të lartë, i ofron një prokurore që u betua mes tymit dhe sharjeve në parlament, që nuk hetoi asnjë dosje përgjimi, që nuk futi asnjë të denoncuar nga rubrika dixhatale etj., ndërkohë ti si opozitë, si Lulzim Basha u flet një grushti njerëzve për programet e bujqëisë, sinqerisht është një bastardim social i termit opozitarizëm. Eshtë krye këput kot, akull, nuk ka asgjë me ata që u shëmben shtëpitë, biles u duhet thënë atyre që i hanë për djathë premtimet e tia mbi dëshpërblimet kur ai të vi në pushtet, harrojini se gishtin e mesit do merrni.

LEXO EDHE:  Në panik nga shkarkimi/ Meta mesazh Komisionit të Venecias

Nuk ka asgjë të përbashkët me ata që dhunohen, asgjë të përbashkët me frontin e gjërë të forcave politike që quhet koalicion,  madje nuk i kuptoj as këta se si rrinë e presin Lulin, se si mbajnë sytë nga takimet e tia kot, nuk i shikoni se edhe ata pak rreth tij flenë gjumë kur ai flet. O dilni në rrugë o vdisni duke pritur se kurrë nuk keni për të qënë të dobishëm për vendin tuaj. Një opozitë që pranon emërime me noter nuk është opozitë, por vegël e përdorshme, vegël duarsh e qeverisë. Të gjitha bulçitë janë tek foltorja e parlamentit, në luftën e ashpër mes presidentit dhe kryeministrit, mes termit nul.

Aq sa shqiptarët kurrë nuk kanë ndjerë kaq neveri për kushtetutën e vendit të tyre…,kurrë për kuvendin e tyre, kurrë për qeverinë e tyre. Shqiptarët janë sot më të braktisurit, më të pambrojturit, shoqëria më e pavlerë pikërisht sepse kudo e kurdo mund të emërohesh me një vulë noteri. Ndihmojeni, jo shpëtojeni ushtarin Meta, se ndihmoni veten.

Përmbysja nuk fillon në Urën Vajgurore, por në Tiranë. Se nuk e di përse u duhet shqiptarëve një reformë në drejtësi me noterë. Keni plot plagë që duhen terur, por këto nuk i zgjidhin gjyqtarët me noterë. Shmangia që i bën opozita reale apo opozita Basha se nuk ma ha mendja që demokratët, gjaku blu të ketë firuar, është e papranueshme. Ndihmojeni Shqipërinë dhe tregojuni qoftë edhe të huajve se për së pari jeni ju që vendosni për fatet e vendit tuaj. Dilni dhe mos u frigoriferosni si koti juaj a lideri juaj, kujtoni se i keni premtuar shqiptarëve ta bënin Shqipërinë si Europa.

Eshtë e tmerrshme që sytë tuaj i dominin goja e ta zëm Alfred Pezës, e tmerrshme të dëgjosh akoma Erion Braçen, të shohësh Gramos Ruçin. Nuk e di a ndjeni pak turp para djemve të Shkodrës, 2 prillit etj. A ndjeni pak neveri për veten që me kaq kollajllëk i keni kopsitur ato pesë ideale, për më tepër kur ngrefosen ca me shalle të kuq, a nuk ju dhëmbin martirët? A nuk ju dhëmbin gjithçka keni kur shikoni se vendi juaj është sallë shfaqje e një aktori romuzesh, a bulisti si Edi Rama? E fundit dilni jo për Metën, jo për Lulin por për veten tuaj.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mero Baze: Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Mero Baze

Në historinë banale që prodhoi presidenti duke dubluar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhur sipas procedurës kushtetuese, duhej një akt që ta stamponte në histori këtë banalitet.

Arta Vorpsi duket që nuk ka talent për humor, por ja arriti që përmes një akti që prodhon më shumë humor, se ligjshmëri, ta noterizojë banalitetin e Ilir Metës.

Dhe ky banalitet ka shumë dimensione.

Dimensioni i parë është profesional. Arta Vorpsi është renditur e para në listën e KED për vakancën e ofruar presidentit dhe Kuvendit.

Presidenti ka refuzuar ta zgjedhë dhe ka djegur afatet e vakancës, çka automatikisht e bën Vorpsin anëtare të Gjykatës. E bën Kushtetuta, dhe jo betimi i mohuar nga Ilir Meta.

Banaliteti i Ilir Metës është që përdor rojet e Presidencës, për mos të lejuar për betim, anëtaren e zgjedhur sipas Kushtetutës. Dhe ky banalitet sot është noterizuar.

Dimensioni i dytë i këtij banaliteti, është politik. Ilir Meta quan njeri politik një pedagoge dhe këshilltare të Gjykatës dhe quan “neutrale” një zyrtare të keqpërdorur politikisht në çdo luftë të Berishës kundër pavarësisë së gjyqësorit.

Nuk po flas për jetën e saj private dhe bashkëjetesën me një zyrtar të PD, se kjo mund të jetë dhe hall, por për keqpërdorimin e saj në luftëra të ndyra politike të pushtetit të Berishës, ndaj institucioneve të drejtësisë.

Falë atyre shërbimeve, ajo ka atë atë biografi politike që ka, pa llogaritur burrin. Atë e ka bonus.

Tani t’i thuash Marsidës e pavarur dhe një pedagogeje pa parti, ekstremiste, thjesht duhet të jesh banal. Dhe ky banalitet sot ka një vulë noteri.

Së treti, ky banalitet është dhe kulturor. Të gjithë llapaqenët e rrjeteve që përgjojnë kë të linçojnë, sot janë bërë humoristë dhe tallen me aktin noterial të Artës, duke na e paraqitur atë si akt që e vet-bën anëtare gjykate.

LEXO EDHE:   Zef Brozi jep alarmin/ Basha dhe Kryemadhi në duar të SPAK-ut

Arta Vorpsi është anëtare gjykate nga Kushtetuta. Neni dhe gërma e saj dhe mekanizmi i çbllokimit parashikuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, e bëjnë atë anëtare gjykate.

Presidenti banal i këtij vendi kërkon t’ia mohojë, duke u mburrur se ai ka në dorë, mos ta pranojë në Presidencë të bëjë betimin.

Në fakt, ajo është produkt i një procedure që përjashton vullnetin e presidentit dhe nuk ka pse kushtëzohet nga betimi para tij.

Por për gjithë “humoristët” që sot janë gdhirë konstitucionalistë, ajo u bëka anëtare nga betimi dhe jo nga procedura kushtetuese.

Dhe mendoj se nuk ka tallje më të mirë për të noterizuar dhe banalitetin e tyre kulturor.

Tani është e qartë që Arta Vorpsi është anëtare gjykate sipas kushtutës, por Meta nuk e lejon të hyjë në Presidencë për betim, ndërsa Marsida është “anëtare” gjykate sipas Metës, por që shumica nuk e lë të hyjë në gjykatë se shkel Kushtetutën.

Ky banalitet do mbahet mend nga akti noterial.

Por ne na duhet Gjykata Kushtetuese, dhe për ta pasur atë, kjo procedurë duhet bërë nul për të dyja dhe duhet rihapur.

Ndërkohë, nuk do ishte keq që shumica ta ndryshonte banalitetin juridik të mekanizmit çbllokues që edhe ja heq nga duart presidentit, edhe ja çon pastaj për betim.

Kështu kënaqen të dy palët. Ilir Meta që shtyn dhe dy muaj pa gjykatë dhe ne që shtyjmë dhe dy muaj me gallatë në pritje të gjykatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Basha kthehet pesë vite pas dhe pranon dështimin

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij “Shpresë për Shqipërinë” paraditen e sotme është ndalur në Sarandë, ku ka zhvilluar një takim me operatorët turistik.

Basha gjatë fjalës së tij ndër të tjera tha se  do të kërkojë në Reformë të re Administrative.

“Si kryetar i Partisë Demokratike sot dhe nesër me votën e shqiptarëve me përgjegjësitë e qeverisjes do të jetë prioritet rishqyrtimi i rindarjes administrative, i cili do të bazohet tek opinioni i komunitetit. Jo vetëm në llogaritë partiake, të miat apo të Partisë Demokratike, por do të pyeteni ju dhe do të vendosim së bashku ndarjen më të mirë, duke ndjekur praktikat më të mira europiane.”-tha Basha.

Pra, Lulzim Basha është kthyer jo pak, por pesë vite pas.

Në atë kohë, ai refuzoi të merrte pjesë në proçesin e Reformës Administrative dhe nuk nxori asnjë projekt. Thjeshtë refuzoi të bëhej pjesë e proçesit që u drejtua nga Bashkim Fino dhe ish-ministri i Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.

Dolën disa variante, disa projekte dhe në finale u la projekti me 61 bashki. Kritikët e Lulzim Bashës në atë kohë thanë se ai  e ka gabim mospjesëmarrjen në proçes sepse ndarja  administrative do të ndikonte elektoralisht.

Në atë kohë Basha e mohoi dhe tha nuk bëhemi pjesë, ndërsa sot rikthehet pas pesë vitesh atje ku e nisi.

Pra, kërkon të ribëjë ndarjen administrative, kërkon më shumë decentralizim, më shumë bashki.

LEXO EDHE:  Vettingu në polici/ Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës

Ndërkohë nga ana tjetër përballë qëndron Edi Rama i cili i ka kërkuar të diskutohet reforma, por për më pak bashki akoma.

Lulzim Basha thotë se duhet parë Reforma Administrative. Pa diskutim që duhet parë, por çfarë bëri Luli pesë vite?

Pse nuk u bë pjesë e proçesit?

Pse u kujtua tani të rishikojë Reformën Administrative?

A mundet që demokratët dhe shqiptarët të durojnë pa ndalim gafat e Lulit, i cili ka gjashtë vite në krye të opozitës dhe ka bërë vetëm skandale dhe gafa.

Që nga mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, djegia e mandateve, pazaret me Ramën në 2017 që çuan PD-në në humbje katastrofale, humbja e turpshme në zgjedhjet vendore të 2015-ës, mospjesëmarrja në Reformën Administrative, mospjesëmarrja në Reformën në Drejtësi apo edhe Dekriminalizimi i cunguar, për të cilin do të marrë meritat por që ky nuk është proçes i filluar prej tij

Dhe sot jemi përballë këtij fakti. Sërish pranon dështimin dhe kërkon të rikthejë pesë vite pas shqiptarët dhe demokratët sepse Luli në atë kohë po flinte gjumë.

Tani këto kohë është zgjuar, ka marrë një bllok në dorë dhe ka filluar të shëtisë qyteteve të Shqipërisë, por të shohim sesa do të durojë pa gjumë, sepse koha e ka treguar se lodhet shpejt, edhe pse fle gjumë shumë dhe ngrihet vonë./ CNA.al

Basha kërkon Reformë të re Administrative

LEXO TE PLOTE