Connect with Us

Socialistët po shembin pushtetin e Rilindjes

Politikë

Socialistët po shembin pushtetin e Rilindjes

Publikuar

-

Është një fakt përtej asaj që ishte menduar, që “kalanë e pushtetit” ta rrëzojnë njerëzit e tu, bashkëpunëtorët e tu, ata me të cilët ke luftuar për të ardhur në pushtet dh eke bashkëpunuar fortë për disa vite, apo me ata të cilët i ke mbajtur afër nga halli.

Kështu po ndodh me Rilindjen, e cila mesa duket fundin e saj nuk do të ketë nga Republika e Re e Lulëzim Bashës dhe nga kundërshtarët e saj politik, as nga opozita por nga vetë socialistët, nga ata që ka brenda saj.

Artikulimet e ditëve të fundit të Arta Dades janë mjaftë të forta kundër Edi Ramës. Ato qëndrojnë dhe tregojnë jo pak se çfarë ndodh në pushtetin e Rilindjes.

Më tej janë edhe disa qëndrime që vijnë nga bashkëpunëtorë të Lulzim Bashës sot, të cilët janë larguar dhe e kanë goditur Ramën.

Nga brenda i pari filloi Ben Blushin që rreth 3 vite më parë e goditi mjaftë ashpër, por që më pas u tërhoq, nga ana tjetër ai pasojat i la.

Ditmir Bushati duket goditës “diplomatik” me shumë pasoja.

Dëme kanë lënë disa ish-ministra të cilët nuk duken të kënaqur me Edi Ramën. Gjithashtu ka edhe të tjerë ish-socialistë, ish-bashkëpunëtorë të tij që e sollën në pushtet, që janë të tërhequr, të pakënaqur. Nga brenda të majtës gëlon.

Pa folur këtu edhe për LSI-në që është e mbushur plotë me ish-socialistë. Pavarësisht pozicionit që kanë në opozitë, shumë prej tyre kanë qenë pjesë thelbësore e Partisë Socialiste.

Po t’i mbledhësh të gjithë këta shto dhe socialistët e vërtetë të bazës të pakënaqur me qeverisjen e Edi Ramës edhe atë çfarë po ndodh kohët e fundit pas “jo”-së për negociatat nga Bashkimi Europian, me kundërshtinë e Francës, Holandës dhe Danimarkës, Edi Rama duket vërtet në pozicion të vështirë.

Po i ndodh ajo që s’e kishte menduar. Kalanë e tij të pushtetit, po ia shembin kalanë e pushtetit nga brenda. Po ia shembin ata që e sollën në pushtet, ata që i kishte ministra, ata që i ka pasur bashkëpunëtorë dhe e kanë bërë kryetar partie. Tani ka mbetur me shumë pak socialist nga pas dhe me tufën e “Mjaftit” dhe “Rilindasve” me vete që vështirë se mund t’i garantojnë për shumë gjatë pushtetin./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“I kujt është faji?”/ 193 viktima nga 5700 aksidente, flasin ekspertët

Publikuar

-

Nga

Numri i madh i aksidenteve në Shqipëri, me rreth 193 viktima për 2019, ka ngjallur debatin se i kujt është faji, infrastrukturës jo e mirë, policisë rrugore apo i papërgjegjshmërisë së drejtuesve të mjeteve. Ndërkohë, që po diskutohej në lidhje me këtë temë në studion e emisionit “Opinion”, personat e pranishëm në panel kanë mbajtur qëndrime të ndryshme.

Për ekspertin rrugor Fatmir Hasho, “ 99 % e fajit është i drejtuesve të mjeteve pasi përgjegjshmëria dhe edukata e tyre, -thekson ai- në lidhje me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor është zero”.

Të njëjtën gjë ka theksuar edhe eksperti i automobilizmit, Eno Zeneli, i cili shprehet se nëse shikon telefonin dhe rrjetet sociale në vend të rrugës, ky bëhet shkak aksidenti.

“Nëse je në autostradë dhe shikon Instagramin, kjo është faji i shoferit. Nëse ke një makinë 30 vjeçare, ti bën një gabim dhe kjo është fatale. Një makine e re, me 5 yje sigurie “fal” shoferin. Një makinë Euro 6 e ruan dy herë më shumë këmbësorin se sa një makinë Euro 4. Kanë shumë probleme rrugët”, shprehet Zeneli.

LEXO EDHE:  Mbretëresha e Anglisë kundër Edi Ramës

Referuar kësaj problematike, teksa publikon statistikat me rreth 193 viktima nga 5700 aksidente të ndodhura deri tani, shef i sektorit të sigurisë rrugore, Skënder Ismailaj, ka theksuar se policia është duke bërë punën e saj dhe se shumica e ngjarjeve janë për shkak të gabimit të drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve.

“193 persona kanë humbur jetën, deri në ditën sotme. Aksidentet rrugore, sot konsiderohen një epidemi në shoqëri. Në totalin e ngjarjeve rrugore, nëse i marrim gjithçka numrin më të mëdha e zënë gabimet e përdoruesve të rrugëve, nga këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve. Numrin më të madh e shkaktojnë drejtuesit e mjeteve, kemi 2276 raste të përdorimit të pijeve alkoolike”, ka thënë Ismailaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasja Meta-Bochardt/ Analisti: Presidenti qëndrim dinjitoz

Publikuar

-

Nga

Qëndrimi dhe gjuha e ashpër e presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndaj ambasadorëve të disa vëndeve perëndimore në përgjithësi dhe atij të OSBE-së, Bernd Bochardt, në veçanti, ka qenë një tjetër fokus i temës së emisionit “Real Story”.

Ndërsa ka përsëritur përplasjen e Ilir Metës me ambasadorin Bochard, të cilit i mbylli portën e Presidencës, duke i refuzuar takimin, analisti Agron Gjekmarkaj, si edhe më parë, shprehu vlerësim maksimal ndaj veprimit të Metës.

LEXO EDHE:  “Kush do të shkojë para drejtësisë nga ata që po udhëheqin opozitën”?

“Qëndrimi i Presidentit ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bernd Bochardt është dinjitoz. Ky Ambasador duhet të ikë nga Shqipëria”, u shpreh Gjekmarkaj, duke replikuar, madje, dhe me moderatorin e emisionit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngërçi për Kushtetuesen/ Bojaxhi: Rama dhe Meta shohin interesin personal, nuk besoj në parimet e tyre

Publikuar

-

Nga

“Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë gjithçka po e bëjnë për shkak të qëllimeve të tyre politike”, kështu është shprehur Gjergji Bojaxhi, teksa komenton ngërcin institucional me përplasjen midis presidentit Meta dhe qeverisë për Kushtetuesen.

Sipas Bojaxhiut, “Rama dhe Meta janë dy njerëz që në gjithë historikun e tyre politik kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qyetarëve, por personal.”

“Meta është ai plaku më bllok në dorë që kanë parë me zë e figurë duke bërë llogaritë e korrupsionit. Nga ana tjetër kemi kryeminstrin që drejton korrupsionin dhe nepotizmin të dukshëm.

LEXO EDHE:  Foto/ Berisha zbulon lidhjen e Ramës me Enver Hoxhën

Po bëhet fjalë për njerëz që në historikun e tyre dhe në drejtimin politik të vendit kanë treguar që edhe nëse mbajnë qëndrime parimore e kanë treguar se motivet e tyre nuk kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Bëhet fjalë për politikanë që janë shkaktarë që vendi është nën këtë situatë dhe shkaktarë për këtë sistem drejtësie.

Edhe sikur Presidenti, Kuvendi të kenë të drejtë mendoj që motivet e tyre janë në interes të tyre thellësisht politike duan të dalin përtej gardhit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE