Connect with Us

Punime në aksin Kashar-Rinas/ Si do të bëhet kalimi i automjeteve

Lajme

Punime në aksin Kashar-Rinas/ Si do të bëhet kalimi i automjeteve

Publikuar

-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka filluar punimet në aksin rrugor Kashar-Rinas.
Punimet konsistojnë:
– në përmirësimin e sinjalistikës hotizontale dhe vertikale;
– vendosjen e barrierave mbrojtëse metalike;
– zëvendësimin e fugave të dëmtuara të urave.
Bëhet me dije se punimet do të realizohen gjatë natës ose gjatë orareve ku ka fluks të reduktuar automjetesh për të evituar bllokimin e trafikut.
Kalimi automjeteve do të realizohet me një kalim.
“Punimet do të zgjasin 10 ditë, kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që zgjedhin këtë aks dhe të zbatojnë sinjalistikën”, thuhet në njoftimin e ARRSH./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Diplomatët amerikanë në gjyqin ndaj Arbër Çekaj/ Biznesmeni: Nuk më jepni mundësi të mbrohem

Publikuar

-

Nga

Diplomatët amerikanë po monitorojnë nga afër proçesin gjyqësor të biznesmenti Arbën Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Sipas gazetares Klodiana Lala, para trupit gjykues, Çekaj tha se ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve,në këtë proçes të cilin ai e konsideron një falsë.

“Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj.
Ndërkohë trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për më 4 mars./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“O lekët, ose do të ketë viktima”/ Naftëtarët hyjnë në ditën e tretë të grevës së urisë

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Naftëtarët shprehen të bindur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.
Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Njëri prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Do pranojë të bëhet ministre Kulture?/ Alketa Vejsiu i jep fund aludimeve

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Alketa Vejsiu i ka dhënë fund aludimeve nëse do të angazhohet në politikë.

Vejsiu u pyet nga Ilva Tare në TV “Euronews”, nëse do të pranonte në rast se do t’i propozohej posti i ministres së Kulturës, ndërsa moderatorja theksoi se nuk do të angazhohet asnjëherë në politikë.

“Politikë jo, unë  e kam gjetur korsinë time jam shumë e lumtur në trenin ku jam ngjitur, jam shumë e kënaqur për biznesin që drejtoj”, theksoi Vejsiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE