Connect with Us

Përqafime nga Moska/ Medvedev viziton Beogradin

Kosova & Rajoni

Përqafime nga Moska/ Medvedev viziton Beogradin

Publikuar

-

Në një kohë që Brukseli heziton t’i afrojë vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, Kremlini bëhet aktiv me të preferuarën e vet Serbinë. Sipas ekspertëve, një nga temat e kryeministrit rus do të jetë edhe statusi i Kosovës.

Në pamje të parë është një vizitë rutinë. Kryeministri rus, Dimitrij Medvedev fluturon më 20 tetor në Beograd, ditën kur serbët festojnë çlirimin e qytetit të tyre nga trupat naziste gjermane para 75 vjetësh. Në këtë ofensivë të Luftës së Dytë Botërore u vranë mijëra ushtarë rusë të Ushtrisë së Kuqe. Krahas besimit ortodoks, kjo është një arsye tjetër pse deri më sot serbët ndjehen të lidhur emocionalisht me rusët dhe ukrainasit. Opozita në Serbi ka bërë të ditur, se do ta bojkotojë fjalimin ceremonial të Medvedevit në parlament. Por kjo nuk ka të bëjë aq shumë me të ftuarin, se sa është një shenjë proteste kundër presidentit që qeveris me tendenca autoritare, Aleksandar Vuçiç.

Medvedevi gjatë vizitës së tij në Beograd do të trajtojë temat ekonomike, thekson publicisti moskovit dhe ekspert i Ballkanit, Ivan Preobrashenskij për Deutsche Wellen. Në maj të vitit 2014, Moska dhe Beogradi nënshkruan një partneritet strategjik. Kryeministri rus është më shumë i interesuar për progresin e bërë në ndërtimin e 402 kilometrave të gazsjellësit Turkish Stream që do të kalojë nga Turqia, në Bullgari e në Serbi. Sipas Moskës ai do të furnizojë vendet e Ballkanit Perëndimor me  gaz. Kapaciteti – 12,87 miliardë metër kubikë në vit. Kremlini pret që segmenti serb i gazsjellësit të përfundojë këtë vit, si ishte planifikuar, thotë Preobrashenskij. Probleme me vendosjen e tubacioneve ka në Bullgari. Koncerni Gazprom dëshiron të përdorë vetë këtë gazsjellës, megjithëse nuk ka të drejtë ta ketë në pronësi sipas ligjeve të BE.

Medvedev

Jo djathë nga Holanda

Rëndësi për kryeministrin Medvedev ka nënshkrimi i një marrëveshjeje të tregtisë së lirë mes Serbisë dhe Forumit Ekonomik Euroaziatik, thotë Oleg Bondarenko nga fondacioni rus „Fondacioni për Politikën Progresive”. Produktet nga Serbia do të kishin kështu qasje më të lehtë në vende si Bjellorusia dhe republikat aziatikoqendore. Serbia përfiton që tani, që BE nuk i shet më produktet e saj agrare dhe ushqimore në Rusi. Pasojë e sanksioneve të dyanshme mes Brukselit dhe Moskës në vitet e fundit.

Në raftet e supermarketeve në Shën Peterburg apo Vladivostok nuk shitet djathë nga Holanda, por nga Serbia. Për t’i vënë vulën marrëveshjes së tregtisë së lirë, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç udhëton pesë ditë pas vizitës së Medvedevit në Moskë, thotë Bondarenko. Rusia vazhdon ta trajtojë Serbinë me preferencë, ky është një sinjal për BE, është i mendimit Ivan Preobrashenskij.

Sipas ekspertëve, një nga temat e kryeministrit rus do të jetë edhe statusi i Kosovës. „Vizita e Medvedevit shërben për atë që Rusia t’i premtojë sërish Serbisë, se do ta pengojë me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB, që provinca e shkëputur e Kosovës të kthehet një ditë në një shtet të njohur nga OKB”, thotë eksperti Dusan Reljic nga Fondacion „Shkenca dhe Politika” në Bruksel. Për Beogradin ka rëndësi të madhe një mbështetje e tillë në negociatat me Prishtinën dhe Perëndimin.

LEXO EDHE:  Bruksel, nis takimi Mustafa/Vuçiç, diskutohet edhe Parku i Paqes
Presidenti serb gëzohet për vizitën e Medvedevit

Shqiptarët e Kosovës dhe serbët në tavolinën e bisedimeve?

Sidomos këtë moment kjo mbështetje ka rëndësi. Së shpejti qeveria amerikane ndërmerr një tentativë të re për të sjellë në tryezën e bisedimeve Kosovën dhe Serbinë. Ndërmjetësues do të jetë ambasadori gjerman në Berlin, Richard Grenell. Nga qarqe të brendshme bëhet e ditur, se ai është lutur për të marrë pozicionin e të dërguarit të posaçëm për Kosovën dhe Serbinë. Më parë 52 vjeçari kishte luftuar për postin e liruar të këshilltarit për sigurinë kombëtare të Donald Trump, po pa sukses. Por zёdhёnёsja e ambasadёs pёr DW i hodhi poshtё hamendёsimet, se Grenell ёshtё pёrpjekur vet pёr kёtё post.

„Presidenti Trump dëshiron të rizgjidhet në post vitin e ardhshëm, dhe për këtë ka nevojë për suksese në politikën e jashtme”, analizon Bondarenko. Rusia mund të pranojë një ndarje të Kosovës, mendon ai, por me kusht që Prishtina dhe Beogradi të binin dakord mes tyre dhe këtë hap ta miratonte Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

Deri më tani Kremlini e sheh me dyshim iniciativën e re amerikane në Ballkan. Grenell më parë ka përdorur tone të ashpra kundër ndërtimit të gazsjellësit në Detin Baltik, Nord Stream 2, një projekt prestigji për Moskën. Qeveria gjermane nuk iu dorëzua presionit. Ajo edhe më tej e mbështet ndërtimin e këtij gazsjellësi. Kurse disa hollësi të tjera pas takimit të Richard Grenell me presidentin Vuçiç të lenë të kuptosh, se diferencat mes dy palëve janë të dukshme. Vuçiç lëvdoi pas kësaj marrëdhëniet serbo-ruse. Ato janë të shkëlqyera. Ai gëzohet për takimin me Medvedevin, shkruajnë mediat serbe./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë?/ SHBA i vë “vulën”

Publikuar

-

Nga

kriza politike

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje, shkruan gazeta evropiane, euobserver.

“U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer për euobserver në Bruksel, kur është pyetur për këtë ide.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

“Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

LEXO EDHE:  Debate në Serbi dhe Kosovë për “kufijtë”

LEXO EDHE:  Gazeta Blic e Beogradit: Lamtumire Putin!

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.
“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018. Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Debate në Serbi dhe Kosovë për “kufijtë”

LEXO EDHE:  Taksa kosovare mbi mallrat serbe/ Vuçiç në OKB zbulon humbjet maramendëse

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Policja vrau katër familjarët dhe veten/ Kryetari i Gjilanit nuk përmban lotët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajtur dot lotët teksa do të jepte një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 5- fishtë brenda familjes Bllaca.

Haziri thotë se familja Bllaca ishte një familje e respektuar dhe është tronditur nga lajmi tragjik.

“Është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan. Tragjedia që po kalojmë duhet të zbardhet. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë. Ka qenë një familje e respektueshme, por deri këtu erdhi për shkak të problemit”, ka thënë Haziri me lot në sy./CNA.al

LEXO TE PLOTE