Connect with Us

Ngjarja në Kavajë/ Zbulohet e shkuara e errët e Bledar Toçit

Kronika

Ngjarja në Kavajë/ Zbulohet e shkuara e errët e Bledar Toçit

Publikuar

-

Janë zbardhur detaje të reja për Bledar Toçi, shefi i sigurisë së paraburgimit të Durrësit, i cili vrau me armën e shërbimit,  Dritan Haxhollin në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë.

Toçi mësohet se ka qenë një person me probleme disiplinore edhe në kohën që ka mbajtur disa poste të tjera.

Para se të merrte detyrën si shef i sigurisë të paraburgimit të Durrësit, Toçi ka punuar për 7 vite me radhë  në Gardën Republikës, por është pezulluar nga detyra pas disa masave disiplinore.

Toçi ka punuar gjithashtu edhe në Presidencë, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Bujar Nishani, por për shkak të shkeljeve në punë, SHKB kishte kërkuar largimin e tij nga trupë shërbimi në Presidencë, duke u emëruar në një post më të ulët.

Mësohet se edhe nga DSIK, 31 vjeçari është konsideruar si një person i papërshtatshëm për të qëndruar në detyrë, për shkak të lidhjeve të dyshimta që ai ka mbajtur me persona të inkriminuar.

LEXO EDHE:  Pesë ditë pas mbërritjes në Tiranë/ Ambasadorja e SHBA shkon në Presidencë

Kujtojmë që Gjykata e Kavajës caktoi për të masën e sigurisë “Arrest me burg” i akuzuar për vrasje me dashje dhe prodhim e shitje të lëndës narkotike.

Aktualisht Toçi ndodhet në spitalin e burgut, ku do të qëndrojë i shtruar deri në përmirësimin e plotë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sekuestrohen mbi 500 kg drogë në Itali/ Dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe droge e cila dyshohet se ishte trafikuar me mjet lundrues nga Shqipëria në Itali.

Në pranga është vënë një shtetas italian me inicialet C.M nga Leçe 45 vjec.

Mjeti lundrues 6 metra i pajisur me instrumente për peshkim u identifikua ndërsa po tërhiqej me një fuoristradë në rrugën provinciale SP131 që lidh Leçen me Torre Chianca.

Autoritetet financiare italiane të qytetit të Leçes të dyshuar nga ora e trazitimit në rrugë të këtij mjeti lundrues e nga mungesa e shenjave identifikuese të tij, kryen hetime të mëtejshme e identifikuan pronarin e automjetit tip Fuoristradë, 45 vjecarin italian C.M.

Pas kontrollit më pas në oborrin e banesës së tij në qëndrër të qytetit të Leçes në lagjen Borgo San Nicola, u gjetën 3 mjete lundruese mes të cilëve dhe skafi 6 metra. Në dyshemenë e skafit u gjetën të fshehura drogë e armë.
Financa Italiane sekuestroi 2 karabina kalibër 4.5, një pistoletë Berreta kalibër 4.5, një tjetër pistoletë kalibër 8 e një sasi plumbash.

LEXO EDHE:  Deklaratat kontradiktore për ngjarjen e Kavajës/ Bledar Toçi merret në pyetje në ambientet e spitalit

LEXO EDHE:  Meta tregon historinë në emision/ Si më iku kameramani i Presidencës në Gjermani

Gjithashtu fshehur në dyshemenë e skafit u gjetën dhe 450 kg marijuanë e konfeksionuar në 219 pako, 75 kg hashash e konfeksionuar në 31 pako e 3.5 kg vaj hashash.
Sipas autoriteteve italiane sasia e sekuestruar e drogës mund të shërbente për të furnizuar të gjithë tregjet ilegale të shitjes si në nivel lokal ashtu dhe në të gjithë territorin italian.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“U njohëm në Facebook, i thash të hiqte dorë”/ Rrëfehet e dashura e Astrit Thaçit: Prisja unazën

Publikuar

-

Nga

E dashura e Astrit Thaçit, Adela Berisha është arrestuar si përkrahëse e të dashurit të saj në grabitje.

Vajza ka treguar se të dy janë njohur në Facebook, dhe që në fillim Thaçi i ka treguar për të shkuarën e tij.

Më tej Berisha rrëfen se ajo i ka kërkuar të heqë dorë, por megjithatë ka pranuar të vijojë lidhjen për shkak se e donte, edhe pse 27-vjeçari nga Durrësi nuk hoqi dorë nga grbaitjet.

“Jemi njohur në Facebook. Më ka treguar për të kaluarën e tij dhe i kisha kërkuar që të hiqte dorë, por më pas pranova të lidhesha me të sepse e doja”, ka dëshmuar ajo para efektivëve.

Astrit Thaçi, u arrestua më 15 shkurt nga policia në një lokal në Tiranë, në zonën e Kombinatit, ku Adela thotë se në ato momente, ai ka qarë.

LEXO EDHE:  Pesë ditë pas mbërritjes në Tiranë/ Ambasadorja e SHBA shkon në Presidencë

LEXO EDHE:  Meta tregon historinë në emision/ Si më iku kameramani i Presidencës në Gjermani

“Nuk mendoja se Astriti po vijonte më vesin e vjetër, por sa herë që vonohej e se takoja, e prisja me ankth se mos kishe bërë diçka. Më datë 14 shkurt nuk e kam takuar. Madje as nuk kam biseduar me të as në telefon. Më 15 shkurt, para se të arrestohej, kur erdhi të më takonte mendova se do të më sillte një unazë për Shën Valentinin”, tregon ajo.
27-vjeçari është autor i 8 grabitjeve brenda një jave në Tiranë, Elbasan dhe Durrës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i frikshëm në SHBA/ Humb jetën shqiptari i fiksuar pas motorave

Publikuar

-

Nga

Një shtetas shqiptar që jetonte në Amerikë ka humbur jetën tragjikisht.

Nuri Kaloshi, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të frikshëm që ka pësuar me motor.

Ai është aksidentuar me kamionin e mbeturinave, teksa gjykata ka vendosur që shoferi i makinës nuk ka pasur asnjë faji.

Lajmin  e hidhur e kanë bërë të ditur mediat e huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE