Connect with Us

Nga Ylli Pata/ Lëvizjet e para që po trondisin Ballkanin dhe Shqipërinë

Opinione

Nga Ylli Pata/ Lëvizjet e para që po trondisin Ballkanin dhe Shqipërinë

Publikuar

-

Ka shpërthyer një vlug i madh reaksioni pas bllokimit të negociatave të Shqipërisë në BE. Një zhvillim i ngjashëm po ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut. Ka reagime politike e analistike, qoftë edhe në formë hartimi, apo shfryrje nga më të ndryshëm, por në fakt pak po flasim për atë që ky bllokim do të sjellë pasojë dhe që duket se nuk do të jenë të pakta edhe të vogla. Ndaj edhe faktorë të rëndësishëm politikë, duke nisur nga Kancelarja Merkel, por edhe kryeministri Italian Giusepe Conte po flasin për një rihapje të çështjes në nëntor duke i bërë presion Parisit që të rihapet edhe njëherë çështja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kostot e shtyrjes pafund të Ballkanit në BE do të ishin politike dhe natyrisht gjeopolitike dhe palët duket se janë përgatitur prej kohësh për plane rezervë dhe çështja, pa pasur nevojë për teori konspirative ka një historik të qartë pengesash dhe vonesash në këtë hapësirë, histori, që mund të shërbejë për të parë edhe më qartë gjërat. Lëvizja e parë ka ardhur siç edhe pritej nga Moska. Putin ka dërguar njeriun më të rëndësishëm pas tij në Serbi. Kryeministri rus Medvedev nuk ka vonuar duke bërë të qartë objektivin edhe më të fuqizuar të Kremlinit në Ballkan. Ndërkaq, media e Kremlinit, e cila publikohet në të gjitha gjuhët e botës, në edicionin e saj në serbisht, pra Sputnik, ka nisur një dossier të gjatë me 20 episode për atë që e quan: “Agresionin e NATO-s në Ballkan”.

Nuk ka asnjë përvjetor apo datë, ku një media do të mundet të marrë shkas për rimarrje të një teme, por duket qartë se ky devijim i axhendës së përditshme është shkak direkt i vendimit për të bllokuar negociatat e anëtarësimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një kohë që Bosnja dhe Hercegovina është e përçarë dhe kreu prorus i Republika Srbska deklaroi në intervistën për Idro Seferin në Klan se kërkon bashkimin me Serbinë.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç foli hapur për atë që e quajti rënie e rolit të SHBA në botë, duke bërë të qartë synimin për armatosje të vendit të tij.

“Duhet të mendoni për radarët – për luftën elektronike dhe bllokimin, tani e tërë kjo zhvillohet në tjetër nivel. Përse po armatosen të gjithë në botë – s’ka më një polic në botë, dhe ka shumë lojtarë. Më mirë është të jesh një godzillë sesa një bambi”, tha Vuçiç. Një metaforë e qartë dhe e studiuar nëse i referohemi fabulës së Godzillës që u kthye në përbindësh nga mbetjet e përplasjes bërthamore. Këto janë pasojat më akute dhe të shpejta, por natyrisht që me kalimin e kohës do të ndjehen zhvillime edhe më deprimuese, të cilat kanë një synim që të frenojnë apo kthejnë mbrapsht proceset demokratizuese por edhe pastruese të politikës në Ballkan.

Jo pa shkak është bërë i gjallë Nikolla Gruevski, njeriu që dirigjoi një përplasje civile deri në masakër brenda Parlamentit, i dënuar edhe zyrtarisht për korrupsion, por që ndodhet në ekzil në një vend të BE si Hungaria, aleati më i ngushtë i Vladimir Putinit në Europë. Por natyrisht nuk po mungojnë as këto ditë, e nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen këto lëvizje edhe në Shqipëri. Para pak ditësh një grup personash intelektualë afër ish-kryeministrit Sali Berisha, nisën diskutimet live për “të ardhmen europiane të Shqipërisë” e që natyrisht duket si një manovër për të provokuar reagim nga “poshtë”. Enturazhi pranë opozitës ka gjetur një idhull të ri në postimet e tyre në rrjetet sociale për të ushqyer natyrisht kundërshtimin apo urrejtjen ndaj Edi Ramës. Prej sharjeve të vazhdueshme për disa vite si “këlysh i Sorosit” që e quanin Emanuel Macronin sidomos në kohën e “Jelekëve të Verdhë”, sot ata e cilësojnë “hero” presidentin e Francës, a thua se ka marrë një vendim thjesht kundër Edi Ramës, kur në fakt ai vendim do të dëmtojë edhe një qeveri të PD-së nëse ajo fiton zgjedhjet. Por duket se të gjithë këtu po përgatiten prej kohësh për “plan B”.

Ardhja e Albin Kurtit në krye të qeverisë Kosovë, një politikan i cili është konfrontuar hapur me Perëndimin natyrisht që edhe mund të shërbejë si katalizator për ngjizjen apo forcimin e rrymave që janë skeptikë ndaj Perëndimit. Në fakt, shqiptarët si publik nuk janë aspak skeptikë ndaj Perëndimit që do të thotë SHBA dhe Bashkimi Europian, por ka grupime politike që janë të tilla apo janë konfrontuar me establishmentet zyrtare të Amerikës dhe Europës për të mbrojtur pozitat e tyre të lëkundura nga reformat e kërkuara nga Uashingtoni dhe Brukseli.

E mbani mend 2016-ën? Kush doli publikisht pro Nikolla Gruevskit në Tiranë? Sali Berisha, Ilir Meta dhe gazetarë pranë tyre, e madje u raportua edhe për takime të ndodhura në Shkup mes drejtuesve të disa portaleve në Tiranë e Prishtinë me njerëz të Gruevskit. Natyrisht përpara masakrës së 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë ku u rrahën Zaev e Zijadin Sela.

LEXO EDHE:  Spiuni i negociatave me Greqine/ Berisha flet per Eni Vasilin

Megjitatë retorika e tyre është dhe do të jetë pro perëndimore por veprimet apo pasojat që sjellin veprimet e tyre janë në rrymë të kundërt me SHBA dhe BE; siç janë reforma në drejtësi apo edhe procese të tjera.

Ky grupim është totalisht kundër reformës në drejtësi që është arkitektuar nga dy aleatët e mëdhenj Uashingtoni e Brukseli, duke kërkuar një zhbërje apo revizionim të saj, ç’ka si rrjedhojë është qëndrim kundër Perëndimit. Ndërkaq, duket se lëvizje po vijnë edhe nga zona apo “barqe” të shoqërisë që synojnë zhvillime politike që nuk dalin hapur, por që si synim, mbështetje apo aspirate kanë Turqinë dhe ndikimin neootoman që Ahmet Davutoglu e vendosi si bazë e diplomacisë së Ankarasë dhe kjo shikohet hapur në investimet direkte të Erdoganit në Ballkan, më shumë në Sarajevë, Sanxak e Maqedoni, e më pak në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi.

Militantë fetarë të shprehur hapur si anti-SHBA e BE, kanë rigjallëruar postimet duke shryrë natyrisht ndaj Perëndimit apo shqiptarëve që kanë si aspiratë orientimin pro-perëndimor. Gjithsesi këto zëra nuk do të kishte asgjë sikur të ishin të izoluara dhe jo pjesë e një strategjie për të implantuar edhe në Shqipëri eksperimente politike alla AKP të Erdoganit, duke përgatitur klerikë për role të larta publike deri edhe kryebashkiak i Tiranës. Në mënyrë inxhinierike ka kohë që po tentohet një eksperiment i tillë politik nga një figurë e njohur që bën edhe takime të mëdha në stadiumet e Zvicrës dhe grumbullon fonde të mëdha të panumërta nga njerëz anonime dhe bën bamirësi me tam tame e publiçitet, çka nëse do të nisej nga aspirate religjioze, është krejtësisht e ndaluar që të bësh PR me sadakanë. Tashmë është e qartë se kush po e përgatit këtë eksperiment, mjafton të shikosh njerëzit që rrinë pranë “mesias” së ri në ligjerata fetare apo edhe diskutime “politike”.

Incidenti në një televizion ku u largua edhe gazetarja për të marrë edhe drejtimin formal të reality-show-ut me prapaskenë të pastër politike, i ngjan manovrave të Imam Gulenit kur ndihmoi Erdoganin të vijë në pushtet apo pastorëve të New Evangjelistëve të George W Bush-it, i cili në fundin e viteve 90 kishin emisione në televizione për të grumbulluar elektoratin fanatik që do të votonte për “mesian” e ri politik. Një operacion i suksesshëm i Karl Rove-s, politiologut të talentuar amerikan që u kopjua më pas nga të gjithë, padyshim edhe nga spin-doctor-ët e Donald Trump-it. I tillë ishte edhe eksperimenti i BESA-s në Maqedoni, por që nuk pati sukses edhe prej veprimit të qartë të Zoran Zaevit për tu lidhur me pjesën shqiptare që ka një orientim të qartë pro BE dhe pro NATO-s. Por nuk është e thënë që gjithçka të marrë një frymë e dimension të ri pas vendimit për bllokimin e negociatave.

Ai vendim që ka sjellë frustrim të madh, ka shumë gjasa që të ushqejë përmes mllefit e pasigurisë, një atmosferë të re politike që do të mbjellë “djaj” që sillen si “engjëj” shpëtues në kohë të errëta. Natyrisht duke sharë pafundësisht e krijuar një ambjent ku njerëzit duhet të kenë vetëm një zgjidhje: të lirohen nga ankthi duke sjellë në pushtet ata që e predikojnë këtë ankth.

Shqipëria ka pasur në historinë e saj mundësitë e shanset e saj për tu afruar me Europën por që disa herë i ka shpërdoruar duke u kthyer prapa. A nuk ishin ne pranë asocimit në BE në vitin 1996 kur BE ishte në hapat e para dhe që gjithçka u shkatërrua nga zgjedhjet e tmerrshme të 26 majit 1996 dhe 1997-s së frikshme që përveç kaosit polli një establishment që u hoq si “shpëtimtar” por që faktikisht betonoi politikën e mosndëshkimit, korrupsionit dhe elitave që bashkëpunonin duke krijuar një dualitet të vrazhdë por që në fakt ishin partner ne ndarjen e pasurisë. Në një atmosferë kur mazhoranca politike luan me propagandë dhe nuk ka prodhuar politikisht apo prodhon propozime, reforma, ide apo ehde figura politike dhe promovon vetëm personazhe që lëpijnë shefin dhe opozita nga ana tjetër lufton deri edhe me Molotov për një rotacion që do të kthejë situatën aty ku ishim, është e thjeshtë të “pillen” monstra edhe më të frikshme politike, mjafton të gjejnë mënyra financimi qoftë nga bota e krimit e të implantohen si “shpëtimtarë”…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Sot në mbrojtje të femijeve!

Publikuar

-

Nga

Nga Nora Malaj

* Sot është dita që të reagojme të gjithë , pasi shkolla po shkon drejt degradimit!
Është e nevojshme që e gjithë shoqëria të behet pjese e nje reagimi mbarë kombetarë, sa nuk është vonë për fëmijët tanë!
Emisioni investigativ “Stop”, tashmë me zë , figurë po tregon se cfarë po ndodh nëper shkolla. Nuk besoj se gjithkush qe e gezon statusin e prindit apo edukatorit mund t’i shoh pamjet e emisionit si telenovelë, meqenese femija i tij , është i mbrojtur dhe nuk është ai apo ajo pre e dhunës seksuale në shkollë??!!! Keto jane rastet me skandaloze qe mund të ndodhin në sistemin tone arsimorë, duke e tronditur kete nga themelet!

Te behemi bashkë dhe të shpetojme shkollen dhe femijet tane sa nuk është vonë!
Sot jemi të gjithë te akuzuar si prinder dhe si shoqëri nese nuk do te veprojme!
Sot te gjithe duhet te behemi barrierë per te shkulur kete te keqe nga rrenja , pasi neser nuk mund të zhbëjmë dot më traumën e femijëve dhe degradimin e shkollës! Nè solidaritet me letren e hapur të z. Hazizaj, CRCA , ftoji insrutucionet dhe atë të Avokatit të Popullit , të reagojnë.

Ftoj prinderit të behen pjese e ketij reagimi qytetarë , per te marrë fatet e femijeve dhe sigurinë e tyre , si pergjegjesi sociale dhe per t’i vënë institucionet para pergjegjesisë! Heshtja perpara kësaj ngjarje është e patolerueshme !
Klithma e vajzes për ndihmë i drejtohet të gjithë shoqërisë!
Se fēmijet dhe jeta e tyre është e para !

Letra e zotit Hazizi!

“Mësuesit s*ks me nxënësit, kërkohet shkarkimi urgjent i Besa Shahinit: Vajzat klithin për ndihmë, a mund ta ulni në tryezën e qeverisë ministren?

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), përmes një letre të bërë publike dhe për mediat, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama shkarkimin e ministres së Arsimit Besa Shahini.

Shkak për këtë janë bërë rastet e fundit që janë publikuar në media, ku nxënës të shkollave të mesme kanë rënë pre e shantazheve apo ngacmimeve seksuale nga stafet pedagogjike.

Rasti më i fundit ka qenë në Fier, ku në shkollën e muzikës, dy mësues, dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me të njëjtën vajzë, njëri pas tjetrit.

Hazizaj e konsideron të papranueshme këtë situatë, dhe pyet Ramën, nëse është i aftë ta ulë Shahinin në mbledhjen e qeverisë, pa pasur në mendje klithmat e vajzave që kërkojnë ndihmë, në një kohë që institucionet arsimore do të duhet të ishin pararojë e edukimit të brezave.

Letra e plotë e Hazizajt:

Z. Kryeministër, shkarkoni urgjentisht Ministren e Arsimit!

I nderuar Z. Kryeministër,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,
E nderuar Kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Informimit Publik,
E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut,
E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje dhe të Miturit,
E nderuar zv.Kryetare e Aleancës së Grave Deputete,

Ju drejtohem të gjithëve ju, me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar shkarkimin urgjent nga detyra e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si përgjegjësen kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve ne shkollat publike në vend!

Emisioni investigativ STOP, prej disa ditësh po përcjell ngjarje tepër të rënda, të cilat po skicojnë tablonë e institucioneve arsimore publike të kthyera në streha të grabitqarëve seksualë dhe të pedofilëve.

LEXO EDHE:  Negociatat, Kodheli thirrje politikës/ “Merreni më qetë lajmin, ka kohë deri në 2020”

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ DW: Gjermania ende pa opinion zyrtar

Ne të tretin program televiziv, tashmë janë vetë nxënësit, që sjellin përpara kamerave një situatë skandaloze, në të cilën fëmijët shfrytëzohen seksualisht nga mësuesit e tyre. Fëmijët deklarojnë se nuk ishte vetëm një mësues që abuzonte seksualisht me nxënëset, por një grup i tërë mësuesish. Kjo situatë e dhunës seksuale ndodhte edhe ndërmjet vetë stafit pedagogjik në prani të nxënësve.

Z. Kryeministër,

A nuk do të kishit kërkuar edhe ju, shkarkimin e Ministres së Arsimit për këtë situatë të paprecedentë dhe të mjeruar, ku është lënë të bjerë shkolla dhe arsimi publik në Shqipëri? Si prind i një fëmije që bëhet gati të shkojë në kopësht e shkollë, a nuk do të bëje të pamundurën që askush të mos guxonte të prekte, shfrytëzonte apo dhunonte seksualisht fëmijën tënd?

A do kishit Ju guximin ta ulni Ministren në tryezën e Qeverisë këtë të mërkurë e ta shihni drejt e në sy Ministren Shahini, pa menduar dhe pa të dalë përpara syve imazhet e vajzave që klithin për ndihmë, teksa mësuesit e tyre i dhunojnë seksualisht?

I nderuar z. Ruçi,

Si Kryetar i Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” a nuk ndjeheni i turpëruar për faktin se sot të vetmet lajme që vijnë nga Ministrja juaj e Arsimit janë ato me pedofilë dhe grabitqarë seksualë, që shkatërrojnë fëmijërinë e fëmijëve tanë?

E dashur Vasilika, Fatjona, Eglantina dhe Elona,

Ju jeni nëna të fëmijëve vajza dhe djem! A nuk ia bëni dot pyetjen vetes: Po sikur… t’i kishte ndodhur fëmijës tim? A nuk do të kishit ulëritur prej dhimbjes qe të del nga shpirti, si nëna dhe nuk do të kishit kërkuar ikjen një orë e më parë të Ministres që ka lejuar për shkak të mos-veprimeve të saj, që kaq shumë fëmijë të shfrytëzohen dhe abuzohen seksualisht?

A do të keni kurajo të uleni përkrah Ministres Shahini, të qeshni, bisedoni apo mbështesni punën e saj, kur në të vërtetë imazhet që ju vijnë në mendje janë ato të vajzave të pambrojtura, të lëna vetëm, që nuk kanë guxim të bëzajnë, sepse mësuesit e kësaj Ministreje po i grabisin çfarë është më e shtrenjta për to: fëmijërinë dhe dinjitetin?!

VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË!

Mos lejoni që humbja e dinjitetit të këtyre vajzave të bëhet shkak për humbjen e dinjitetit tuaj, por edhe tonit, si qytetarë dhe si shoqëri!

Sinqerisht,

Altin Hazizaj
Drejtor Ekzekutiv
CRCA/ECPAT Shqipëri
Tiranë, 18 Shkurt 2020

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta sot foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht. Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.

l.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë.

Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.

ll.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ DW: Gjermania ende pa opinion zyrtar

LEXO EDHE:  Negociatat me BE/ Spiropali i “shtrin” dorën Shehit

Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?

Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.

lll .
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.

Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?

E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rama nuk ka arkëtuar 1.15 bilion, ka hapur orekse sa për 1.15 bilion

Publikuar

-

Nga

Ka një shifër marramendëse të dalë nga Konferenca e djeshme e Donatoreve. Një shifër që përveç Ramës që i ndodhur në qendër të vëmendjes e përjetoi dje lavdinë e radhës, sot çdo orë që kalon po zgjeron orekset e grupit parlamentar, të biznesmenëve afër qeverisë dhe të të tjerëve që nuk i pengon asgjë që për momentin të bëhen ndërtues. Fundja për të hapur një kompani ndërtimi nuk eshtë se duhet ndonjë diplomë. Mjafton dashuria për atdheun në këto momente të vështira.

Shkollimi i Ramës si piktor, e ndihmon që mos kuptojë fare se çdo të thonë termat “grant”, “hua” dhe “kredi”, ndaj si mjeshtër ngjyrash i njëson të gjitha me ngjyrat e topave me kartmonedha. Dhe është normale që 1.15 bilion euro ti duken shumë të bukura.

Personazhi tjetër që po kalon në ekstazë (dhe nuk është çudi të ketë filluar edhe ti harxhojë ndërkohë 1.15 bilionët) është Arbeni. Sot mund ta dëgjoni që të dalë në TV e të premtojë apartamente kristali për të prekurit nga termeti. Fundja ai ka sot detyrë të shpenzojë 1.15 bilion euro dhe kjo është detyrë me përgjegjësi të madhe. Vetëm një financier si Arbeni mund ta përballojë.

Ndërkohë opozita me ndonjë përjashtim si rasti i zonjës Tabaku që sheh pamundësinë e arkëtimit të atyre shifrave, çuditërisht po bën thirrje për administrimin e kujdesshëm të 1.15 bilionshit. Lul Basha si rilindja po i bën llogaritë me 1.15 bilion të arkëtuara. Dhe ai si Arbeni e ka hallin vetëm tek shpenzimi.

Por cila mund të jetë shifra që realisht mund të parashikohet që të arkëtohet nga totali tronditës prej 1.15 bilion?

Shifra prej 885 milionë janë premtime për hua dhe kredi. Edhe nëse ato kalkulohen sot si të mundura, deri kur të bëhen të arkëtueshme, do duhet një proces i gjatë, negocimi për kushtet dhe afatet e shlyerjes. Nëse analizojmë pastaj efektet e shifrës apo pjesëve të saj, në nivelin e borxhit të jashtëm, në afektimin që i bëhet dispozitave kushtetuese e ligjore për nivelin e borxhit dhe monitorimit që i bëhet këtij niveli nga BB, FMN dhe jo vetëm, në fund do kuptojmë që mbase vetëm një pjesë e vockël e 885 bilionve mund të arkëtohet realisht.

LEXO EDHE:  Berisha godet Ramën/ Publikon videon e mashtrimeve të Kryeministrit

LEXO EDHE:  Imami: Opozita nuk është në vendin e duhur

Më tej nga totali prej 1.15 bilion, vetëm 300 milion janë premtime për donacione, pra para që nëse akordohen nuk mbartin asnjë detyrim financiar nga buxheti i shtetit.

Historia e donacioneve të konferencave ka treguar që të gjithë donatorët rrugës së nënshkrimit të marrveshjeve, rrudhin ofertat e tyre deri në përgjysmim të shumave.

Duke ndjekur këtë arsyetim, sot si fonde të sigurta mund të kalkulohen vetëm 150 milion euro.

Ndaj këshilla që duhet ti japin Ramës ata pak njerëz me mend në kokë që ka vërdallë, është që ta marri me qetësi këtë kapadajllëkun e fundit.

E vetmja gjë e sigurtë sot është që orekset rrotull Ramës kapin shifrën 1.15 bilion Euro.

Dhe këtë shifër Rama dhe Ahmetaj arritën t’ua sqarojnë të gjithëve.

Është rrugë e gjatë tani për t’ja sqaruar vetës si fillim dhe gjithë të tjerëve më pas, se ka pasur një gabim të vockël në parashikime.

Këtë do fillojnë ta bëjnë kur të shohin që shifra në fund nuk do jetë 1.15 bilion por vetëm 150 milion.

Dhe nga ai moment Rama do i ketë kundra të gjithë.

Të vetët se do ju ketë prishur ëndrrat dhe Lulin që do e akuzojë Ramën se zhduku 950 milion euro! Atë ditë Ramës do i mbetet vetëm të bëjë shembull Arbenin!/CNA.al

LEXO TE PLOTE