Connect with Us

Lotaria amerikane/ Ambasada jep këshilla para se të aplikoni

Sociale

Lotaria amerikane/ Ambasada jep këshilla para se të aplikoni

Publikuar

-

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një video nëpërmjet të cilës tregon disa hapa që duhen ndjekur para se qytetarët të aplikojnë për llotarinë amerikane.

“Po mendoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2021? Pëprara se të aplikoni, shihni këtë video në shqip që ju tregon të gjitha hapat”, shkruan ambasada bashkëngjitur videos.

Kujtojmë se aplikimet për lotarinë kanë filluar nga 2 tetori, ora 18:00 dhe do të mbyllen në 5 nëntor 2019, ora 17:00./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Erë e fortë dhe dallgë të mëdha, pezullohet sërish lundrimi në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë si pasojë e motit dhe dallgëve të shumta në det.

Prej dy ditëve trageti i linjës Vlorë- Brindisi ka qendruar pa lëvizur, ndërsa edhe anijet e peshkimit janë urdhëruar që të mos dalin në det.

Sipas IGJEUM moti sot do të jetë me reshje lokale dhe erë të fortë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen tërmetet/ Lëkundje të forta në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Lëkundje  të forta tërmeti janë ndjerë, pak minuta më parë në kryeqytet.

Mësohet se tërmeti që lëkundi Tiranën ishte me magnitudë 3.6 ballë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në perëndim të Bulqizës dhe 23 km nga kryeqyteti.

Ndërkohë raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Durrësit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e lindjeve të parakohshme/ ISHP jep këshilla për parandalimin e tyre

Publikuar

-

Nga

Sot është dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme dhe konisderohet si një mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve dhe dhimbjeve që ajo shkakton.

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa të dhëna lidhur me lindjen e parakoshme dhe këshilla se si mund të parandalohet.

Sipas njoftimit të ISHP lindje e parakoshme konsiderohet lindja përpara javës së 37-të të shtatëzënisë, pavarësisht peshës së tij.

“Për parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzënisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e ISHP.

Postimi i plotë:

Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme, 17 Nëntori, konsiderohet si një mundësi për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve dhe dhimbjeve që ajo shkakton. “Të lindësh para kohe, të marrësh kujdesin e duhur, në kohën dhe vendin e duhur”
Lindje e parakohshme e bebit, konsiderohet lindja përpara  javës së 37-të të shtatëzënisë, pavarësisht peshës së tij.
Për parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzënisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut.
Lindja e parakohshme (shkaktari kryesor i vdekshmërisë tek të porsalindurit), mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkërive, vonesa në zhvillim dhe paralizë cerebrale.
Faktorët mjekësorë dhe stili i jetesës, ndikojnë në lindjet e parakohshme.
Zakonisht gratë që kanë shtatëzëni me binjakë ose që pritet të sjellin në jetë më shumë se 2 fëmijë, si edhe ato që vuajnë nga ndonjë patologji kronike (si p.sh. hipertension ose diabet), janë më të rrezikuarat për të lindur fëmijë para kohe./CNA.al

LEXO TE PLOTE