LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kurti në Tiranë/ “Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë”

20 Tetor 2019, 17:53, Politikë CNA
Kurti në Tiranë/ “Duhet të kemi kujdes në

Kryetari i Vetevendosjes, Albin Kurti, ka komentuar nga Tirana vendimin negativ të Këshillit Europian për të mos u dhënë një datë për hapjen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kurti theksoi se kjo është një padrejtësi që i bëhet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tijë janë dy vende që duan të jenë pjesë por dhe i duhen Bashkimit Evropian.

?Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Janë dy vende që duan të jenë pjesë dhe i duhen Bashkimit Evropian?.

Kurti foli dhe për motivin e ardhjes së tij në Tiranë.

?Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh?, u shpreh ai ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga