Connect with Us

‘Fajin e ka Evropa’/ Ish deputetja i kundërvihet Ramës: Shqipëria penalizoi vetveten me delir, arrogancë dhe refuzim

Politikë

‘Fajin e ka Evropa’/ Ish deputetja i kundërvihet Ramës: Shqipëria penalizoi vetveten me delir, arrogancë dhe refuzim

Publikuar

-

klajda gjosha reagon ashper

Ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama pas “jo-së” për çeljen e negociatave, i cili sipas saj, tha se fajin e ka Evropa dhe se problemet e brendshme të BE penalizuan Shqipërinë.

Gjosha shprehet se sado probleme të ketë BE, askush nuk mund të thotë sot se Shqipëria po lulëzon.

“Fatkeqësisht, Shqipëria penalizoi vetveten me delir, arrogancë dhe refuzim të përballjes me problemet e saj. Procesi i integrimit nuk është proces mëshire por proces meritash. Si i tillë ka nevojë emergjente për një Pakt Kombëtar që të mund t’i hapë rrugë perspektivës evropiane të Shqipërisë”, shkruan Gjosha.

Postimi i plotë:

Kam dëgjuar me vëmendje debatin e ditëve të fundit mbi mbledhjen e Këshillit Evropian për negociatat. Dëgjova edhe Kryeministrin të shpejtonte në mashtrimin e rradhës, me sloganin ‘Fajin e ka Evropa’ dhe se problemet e brendshme të BE penalizuan Shqipërinë!
Po si është e mundur që një BE me kaq probleme diskuton në një mbledhje maratonë për zgjerimin? A nuk do duhej që ajo të merrej më shumë me problemet e saj?
Si është e mundur që një nga problemet kryesore të brendshme ka të bëjë pikërisht me metodologjinë e zgjerimit dhe kredibilitetin e Komisionit Europian?
Si është e mundur që Shqipëria është kthyer në mollën e sherrit të cdo argumenti nga vendet anëtare?
Si është e mundur që vendet të cilat qeveria jonë i quan ‘skeptike’, votuan pro për Maqedoninë e Veriut dhe kundër Shqipërisë?
Si është e mundur që kushtet e Gjermanisë, qeveria i lexon si fitore, duke mos pranuar të shikojë realitetin e një refuzimi me dipllomaci që iu bë kësaj qeverie?
Si është e mundur që një Evropë me kaq shumë probleme do t’i rikthehet sërish cështjes së zgjerimit në Maj 2020? A nuk do duhej ajo të fokusohej te reformat e saj?
E vërteta është se sado probleme të ketë BE, askush nuk mund të thotë sot se Shqipëria po lulëzon. Fatkeqësisht, Shqipëria penalizoi vetveten me delir, arrogancë dhe refuzim të përballjes me problemet e saj. Procesi i integrimit nuk është proces mëshire por proces meritash. Si i tillë ka nevojë emergjente për një Pakt Kombëtar që të mund t’i hapë rrugë perspektivës evropiane të Shqipërisë!/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zotimi i Bashës/ Anullimi i të gjithë aferave korruptive, paratë do u kthehen shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij “Shpresë për Shqipërinë”, është ndalur sot në Lezhë, ku ka zhvilluar një takim me fermerët.

Gjatë këtij takimi, Basha u zotua se do të anullojë të gjitha aferat korruptive, duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve

“Do të anullohen të gjitha aferat korruptive, duke nisur me Milot-Balldre dhe këto para do i kthehen shqiptarëve.

Kjo do na japë mundësi që 100 milion euro ti japin për mbështetje me subvensione fermerëve nëpërmjet një sistemi të digjitalizuar.

Me këtë skemë mbështetjeje, do të minimizojmë deri në zerim të kostos së prodhimit.”-tha Basha.

Sa i takon kërkesës së fermerëve për uljen e çmimit të naftës, Basha tha se “do të heqim taksën Rama për karburantin duke e ulur direkt çmimin me 240 lek.”

LEXO EDHE:  “Babale” zbarkon në parlament/ Rama ironizon Bashën

Më tej, ai u shpreh se duhen specialistë që fermerët të dinë se çfarë të mbjellin.

“Duke mos subvensionuar prodhimin tonë i kemi hapur dyert importit. Duhet të vendosen rregulla për barazi në treg.

Në kontrast me këtë qeveri, tek unë dhe qeveria ime do të gjeni vizionin dhe programin që ju ka ju dhe bujqësinë në qëndër të vëmendjes

Fermerët ankohen për zhgënjimet për mos mbajtjen e premtimeve nga politikanët

Nuk kam ndërmend të fshihem për të ju ikur përgjegjësive. Do të vi prapë këtu për tu ballafaquar me angazhimet dhe përgjegjësitë e mia”-u shpreh kryedemokrati Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video e Metës për Dvoranin/ Këshilltari i presidentit zbulon detaje

Publikuar

-

Nga

Këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta , Bledar Dervishi ka deklaruar se në videon e Metës për kreun e KED, Ardian Dvoranin ka disa të dhëna me rëndësi.

Duke mos dashur të japë më shumë detaje, Dervishi ka bërë më dije se kjo video do të jetë gati para fundit të javës.

I ftuar më studion e Opinion në News 24, Dervishi ka zbuluar se padia e Metës ndaj Dvoranit është material voluminoz. Sipas tij, konflikti për Gjykatën Kushtetuese nuk ka nisur nga presidenti pasi ai nuk ka vepruar me vonesë.

LEXO EDHE:  Rama në fushatë/ Basha në autobus

Dervishi shprehet se Kuvendi nuk tregoi bashkëpunim për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto+video-Beton në breg të detit/ Thellohet skandali në Sarandë

Publikuar

-

Nga

Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një rast skandali të ndodhur në Sarandë, ku persona me lidhje të forta politike duke përfituar nga pozicioni i tyre kanë ndërtuar në breg të detit.

Bëhet fjalë për Arjan Kalcuni dhe Noreta Kalcuni, të cilët po bënin një shtesë kati në vilën e tyre, rreth 30 metër nga bregu i detit.

Denoncimi nga CNA.al fillimisht u duk se nuk ra në vesh të shurdhër, dhe ndërtimi u ndërpre.

Por, siç duket gjithçka ishte vetëm sa për të hedhur hi syve. Edhe pse për pak ditë kishte një ndërprerje të punimeve, tashmë punimet kanë rifilluar.


Dhe për më tepër, ajo çfarë e bën edhe më skandaloze, është fakti se tashmë nuk po bëhet një shtesë kati, por dy kate shtesë, që dyshohet se janë pa lejen e institucioneve përkatëse.

Kur njerëzit e thjeshtë nuk munden dot as të ndërrojnë tjegullat sepse i arreston policia, rreth 30 metër nga bregu i detit në Sarandë, pas portit tek plazhi Afrika, hidhet beton ditë e natë.

LEXO EDHE:  Rama kujton Kiço Blushin/ Sqimatar dhe ironik

Institucionet bëjnë sehir, ndërkohë që betoni vijon në të katër anët.

Por, kush është Noreta Kalcuni.

Noreta Kalcuni ka të bëjë me një rast të denoncuar më shumë se një vit më parë në emisionin “Stop”.

Më datë 20 Mars 2018, emisioni “Stop” transmetoi rastin e juristes së Portit të Sarandës, Noreta Kalcunit, e cila në shkelje të ligjit, punonte njëkohësisht edhe si avokate private, duke shkelur ligjin.

Më pas, ishte Shefi i Shërbimit të Brendshëm të Portit, Kastriot Shkrepa telefonoi sot pranë redaksisë së emisionit “Stop” për të njoftuar se Kalcuni ka dhënë dorëheqjen nga detyra e do të vazhdojë punën si avokate.

CNA.al sjell më poshtë foto dhe video të vilës Kalcuni, ku po bëhet ndërtimi në fjalë./ CNA.al

Skandal në Sarandë/ Beton në breg të detit, institucionet bëjnë sehir

LEXO TE PLOTE