Connect with Us

Eskorta e Albin Kurtit përfshihet në aksident

Kronika

Eskorta e Albin Kurtit përfshihet në aksident

Publikuar

-

Eskorta e Albin Kurtit është përfshirë në një aksident pak minuta më parë.

Aksidenti ka ndodhur në zonën afër Qafë-Kasharit.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia e Tiranës ka marrë masa administrative, ndërsa kreu i Vetëvendosjes ka vijuar rrugën drejt Rinasit.

Kurti ndodhej sot në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e mbajtura pak ditë më parë në Kosovë, ku doli forcë e parë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U gjet i pajetë në rrugë/ Policia jep detaje për 34 vjeçarin nga Vlora

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me trupin e pajetë që u gjet në lagjen “Kushtrimi”.

Sipas policisë së Vlorës, nga ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, në trupin e 34 vjeçarit K.D, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34 vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë reperi i famshëm, u aksidentua rrugës për në koncert

LEXO EDHE:  Foto ekskluzive/ Tiranë, automjeti përplas efektivin e policisë rrugore

Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident në Lezhë/ Shoferja 25 vjeçare me urgjencë te Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Laç-Lezhë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur shoferja.

Aksidenti ka ndodhur afër mbikalimit të Laçit ku automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 915RA e drejtonte një vajzë rreth 25 vjeç, e cila udhëtonte e vetme.

Sipas policisë, e reja pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, ndërsa ka mbetur e plagosur.
Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, ndërkohë që drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“O babi na gjuajtën, jam plagosur”/ Zbulohet telefonata e fundit e Andi Malokut pas atentatit

Publikuar

-

Nga

Disa ditë pas vdekjes së Andi Maloku, shoferit të prokurorit Arian Ndoja, familjarët e tij akuzojnë qeverinë se i është bërë padrejtësi.

Xhaxhai i 24 vjeçari, Bashkim Maloku është shprehur se ditën e ngjarjes nuk janë lejuar të futen në spital, por u rrethuan me policë në ambientet e jashtme.

Gjithashtu, Maloku tregon edhe komunikimin e të riut pasi ishte qëlluar me breshëri arme.
“Kur ndodhi atentati ne e morëm vesh përmes djalit. Andi kishte folur me të atin në telefon dhe i kishte thënë “o babi na gjuajtën, jam plagosur”, tregon xhaxhai i viktimës nw një intervistë për Gazetën Shekulli.

Kujtojmë që Andi Maloku humbi jetën dias ditë pas atentatit që i bënë 2 javë më parë, teksa udhëtonte në makinë me prokurorin Arian Ndoja dhe Pëllumb Muharremin.

Në media qarkulloi se Andi ka punuar si efektiv policie në Krujë. Sa e vërtetë është kjo gjë?
Jo, Andi nuk ka punuar asnjëherë efektiv policie, por media ka trilluar dhe me moshën ku thanë se ishte 34 vjeç. Që në moshën 16-vjeçare ka punuar kamerier, ndërkohë që ishte dhe në shkollë. Më pas ka mbaruar studimet për Menaxhim Turizëm dhe ka rreth dy muaj që kishte vazhduar punë me prokurorin si shofer i tij.

A kishte lidhje familjare me prokurorin?
Absolutisht që jo, nuk kishte lidhje familjare fare. Ne të gjithë aktualisht punojmë në shtet po ashtu dhe i ati, por edhe unë jam punonjës i shtetit. Ky shtet na bëri shumë padrejtësi. Na bënë padrejtësi pasi, ditën kur ndodhi atentati nuk na lanë ta shikonim djalin, por na rrethuan me policë te spitali i Traumës.

Si e morët vesh kur ndodhi atentati?
Kur ndodhi atentati ne e morëm vesh përmes djalit. Andi kishte folur me të atin në telefon dhe i kishte thënë “o babi na gjuajtën, jam plagosur”. Ky ishte komunikimi dhe më pas na lajmëruan që të shkonim te spitali se i kanë gjuajtur djalit. Ne nuk ishim në dijeni se për çfarë bëhej fjalë, a i kanë gjuajtur me armë, a ka bërë aksident nuk e dinim fare. Vetëm kur shkuam atje në vendin e ngjarjes dhe e dërguam për në spital. Por ne gjithashtu kemi vërejtje dhe nga policia. Jemi shumë të zhgënjyer nga Policia e Shtetit se kemi punuar dhe vetë në polici.

Pse keni vërejtje kundrejt policisë?
E para, nuk ngritën postblloqe, por u morën me familjarët që ishin të spitali për t’i shoqëruar. Së dyti, te urgjenca e spitalit nuk na la asnjë që të shohim djalin, madje as prindërit e tij nuk i lënë që të hyjnë të shohin djalin. Ndërsa të nesërmen, një ditë pas atentatit, nuk kishte asnjë polic. Ishte fasadë. Dhe së fundmi, kur vdiq djali, e çuan në morg. Ndërsa morgun e rrethuan me policë. Nuk na lanë as për ta qarë në orët e fundit.

LEXO EDHE:  Video/ Sulm Ramës në Librazhd

LEXO EDHE:  U vra nga RENEA/ Trupi i Kostandinos Kacifas, drejt Tiranës

Fillimisht Andi kishte dalë nga reanimacioni dhe më pas u ridërgua në reanimacion. A mundët të bisedonit me të dhe si ishte gjendja e tij?
Po e takuam djalin. Biseduam dhe folëm gjatë me të. Por i ra trombozë e pjesshme, nga ana e mushkërisë. Me drejtësinë jemi të pakënaqur fare, dhe nga qeveria jemi të pakënaqur sidomos ne që kemi kontribuar për këtë qeveri. Sidomos dhe djali që ka qenë në komision. Anëtar komisioni në Shijak, se ne jemi nga Shijaku. Më parë ka punuar kamerier. Asnjë lloj pune tjetër s’ka bërë. Djali ishte 23 vjeç për pak ditë mbushte 24 vjeç dhe nuk ka punuar asnjë punë tjetër. Ne jemi të gatshëm të gjithë që të tregojmë dokumentet e djalit se ku ka punuar. Ai nuk kishte lidhje fare as me policinë, as nuk ka punuar si efektiv policie. Nuk ka bërë asnjë sherr në lagje. Nuk ishte problematik dhe nuk ka konflikt me asnjë person. Ne e çuam djalin për të qenë më i sigurt si shofer prokurori. Nuk e dinim që do përfundonte kështu.

Ju thoni që nuk e njihte prokurorin, si përfundoi Andi i punësuar aty?
Nuk e njohim. Edhe pse në media qarkullonte se kishin njihje të mëparshme. Prokurori është nga zona e Veriut ne nga Shijaku nuk kishim lidhje fare me të. Thjesht shkoi për punë, kishte dëshirë të bënte atë punë. Nuk ka asnjë precedent penal. Ndaj dhe ne jemi dhe të zhgënjyer nga informacionet që kanë dalë nga mediat por edhe nga shteti. Shteti duhet të kishte dalë në media të kishte bërë një deklaratë për shtypi që ky djalë nuk ka qenë asnjë ditë polic, të saktësonte informacionet. Kaq i paaftë qenka ky shtet që mirë kriminelët nuk i kap por të paktën të dilte e të bënte një deklaratë përmes zëdhënësve të shtypit që Andi nuk ka qenë asnjëherë polic Shteti. Ndaj dhe ne jemi shumë të zhgënjyer, që opinioni publik të dinte se kush ishte djali. Ata e dinin djalin 34 vjeç. Nuk bënin dot lidhjet. I ati i tij është 44 vjeç, si mund të ishte djali 34 vjeç. Si mund të punonte në polici. Ai tani kishte mbaruar shkollën.

Para se të fillonte punë si shofer i prokurorit, çfarë pune ka bërë më parë Andi?
Punonte si kamerier dhe më pas mori një lokal me qira. Punonte si dhe e menaxhonte vetë lokalin për disa muaj. Më pas e pa që nuk po i përballonte dot se nuk paguante dot qiranë sepse ishte e lartë dhe e mbylli. Ishte pa punë pasi e mbylli lokalin dhe ishte në kërkim të punës.

LEXO TE PLOTE