Connect with Us

“Dorheqja e Zaev, leksion atdhedashurie”/ Vasili lëshon gojën ndaj Ramës

Politikë

“Dorheqja e Zaev, leksion atdhedashurie”/ Vasili lëshon gojën ndaj Ramës

Publikuar

-

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Maqedonas për të dhënë dorëheqjen pas ‘jo-së” në negociata.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Vasili ka përshëndetur vendimin e Zaev, teksa shprehet se në këtë mënyrë lideri maqedonas “i dha një leksion të vërtet demokracie dhe atdhedashurie të gjithëve.”

Po ashtu, nënkryetari i LSI-së nuk ka kursyer edhe sharjet dhe kritikat ndaj kryeministrit Rama të cilin e cilëson si zvarranik dhe shkaktarin kryesor për moshapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:  Petrit Vasili pret delegacionin e Gjykatës së Lartë të Kinës

“Bravo Zoran Zaev!!

Zajev vendosi!

Maqedonia ne 12 Prill shkon ne zgjedhje te parakohshme.

Ne janar opozita merr drejtimin e Ministrise se Brendshme.

Zajev i dha nje Leksion te vertete demokracie dhe atdhedashurie te gjitheve.

Faqe e bardhe per Zajev,qe vuri atdheun mbi gjthshka

Faqe e zeze per kryeministrin zvarranik Edi Rama, qe vazhdon turperisht ne karrige pasi jo vetem qe la Shqiperine pa Negociata, por qe ai shkaku i vetem qe Maqedonia e Veriut nuk i hapi negociatat.”, është shprehur Vasili./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Sot në mbrojtje të femijeve!

Publikuar

-

Nga

Nga Nora Malaj

* Sot është dita që të reagojme të gjithë , pasi shkolla po shkon drejt degradimit!
Është e nevojshme që e gjithë shoqëria të behet pjese e nje reagimi mbarë kombetarë, sa nuk është vonë për fëmijët tanë!
Emisioni investigativ “Stop”, tashmë me zë , figurë po tregon se cfarë po ndodh nëper shkolla. Nuk besoj se gjithkush qe e gezon statusin e prindit apo edukatorit mund t’i shoh pamjet e emisionit si telenovelë, meqenese femija i tij , është i mbrojtur dhe nuk është ai apo ajo pre e dhunës seksuale në shkollë??!!! Keto jane rastet me skandaloze qe mund të ndodhin në sistemin tone arsimorë, duke e tronditur kete nga themelet!

Te behemi bashkë dhe të shpetojme shkollen dhe femijet tane sa nuk është vonë!
Sot jemi të gjithë te akuzuar si prinder dhe si shoqëri nese nuk do te veprojme!
Sot te gjithe duhet te behemi barrierë per te shkulur kete te keqe nga rrenja , pasi neser nuk mund të zhbëjmë dot më traumën e femijëve dhe degradimin e shkollës! Nè solidaritet me letren e hapur të z. Hazizaj, CRCA , ftoji insrutucionet dhe atë të Avokatit të Popullit , të reagojnë.

Ftoj prinderit të behen pjese e ketij reagimi qytetarë , per te marrë fatet e femijeve dhe sigurinë e tyre , si pergjegjesi sociale dhe per t’i vënë institucionet para pergjegjesisë! Heshtja perpara kësaj ngjarje është e patolerueshme !
Klithma e vajzes për ndihmë i drejtohet të gjithë shoqërisë!
Se fēmijet dhe jeta e tyre është e para !

Letra e zotit Hazizi!

“Mësuesit s*ks me nxënësit, kërkohet shkarkimi urgjent i Besa Shahinit: Vajzat klithin për ndihmë, a mund ta ulni në tryezën e qeverisë ministren?

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), përmes një letre të bërë publike dhe për mediat, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama shkarkimin e ministres së Arsimit Besa Shahini.

Shkak për këtë janë bërë rastet e fundit që janë publikuar në media, ku nxënës të shkollave të mesme kanë rënë pre e shantazheve apo ngacmimeve seksuale nga stafet pedagogjike.

Rasti më i fundit ka qenë në Fier, ku në shkollën e muzikës, dy mësues, dyshohet se kryenin marrëdhënie seksuale me të njëjtën vajzë, njëri pas tjetrit.

Hazizaj e konsideron të papranueshme këtë situatë, dhe pyet Ramën, nëse është i aftë ta ulë Shahinin në mbledhjen e qeverisë, pa pasur në mendje klithmat e vajzave që kërkojnë ndihmë, në një kohë që institucionet arsimore do të duhet të ishin pararojë e edukimit të brezave.

Letra e plotë e Hazizajt:

Z. Kryeministër, shkarkoni urgjentisht Ministren e Arsimit!

I nderuar Z. Kryeministër,
I nderuar Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë,
E nderuar Kryetare e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Informimit Publik,
E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut,
E nderuar Kryetare e n/komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje dhe të Miturit,
E nderuar zv.Kryetare e Aleancës së Grave Deputete,

Ju drejtohem të gjithëve ju, me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar shkarkimin urgjent nga detyra e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si përgjegjësen kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve ne shkollat publike në vend!

Emisioni investigativ STOP, prej disa ditësh po përcjell ngjarje tepër të rënda, të cilat po skicojnë tablonë e institucioneve arsimore publike të kthyera në streha të grabitqarëve seksualë dhe të pedofilëve.

LEXO EDHE:  LSI prezanton kandidatët në Kuçovë dhe Berat/Vasili: Jemi të gatshëm të qeverisim

LEXO EDHE:  Petrit Vasili pret delegacionin e Gjykatës së Lartë të Kinës

Ne të tretin program televiziv, tashmë janë vetë nxënësit, që sjellin përpara kamerave një situatë skandaloze, në të cilën fëmijët shfrytëzohen seksualisht nga mësuesit e tyre. Fëmijët deklarojnë se nuk ishte vetëm një mësues që abuzonte seksualisht me nxënëset, por një grup i tërë mësuesish. Kjo situatë e dhunës seksuale ndodhte edhe ndërmjet vetë stafit pedagogjik në prani të nxënësve.

Z. Kryeministër,

A nuk do të kishit kërkuar edhe ju, shkarkimin e Ministres së Arsimit për këtë situatë të paprecedentë dhe të mjeruar, ku është lënë të bjerë shkolla dhe arsimi publik në Shqipëri? Si prind i një fëmije që bëhet gati të shkojë në kopësht e shkollë, a nuk do të bëje të pamundurën që askush të mos guxonte të prekte, shfrytëzonte apo dhunonte seksualisht fëmijën tënd?

A do kishit Ju guximin ta ulni Ministren në tryezën e Qeverisë këtë të mërkurë e ta shihni drejt e në sy Ministren Shahini, pa menduar dhe pa të dalë përpara syve imazhet e vajzave që klithin për ndihmë, teksa mësuesit e tyre i dhunojnë seksualisht?

I nderuar z. Ruçi,

Si Kryetar i Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” a nuk ndjeheni i turpëruar për faktin se sot të vetmet lajme që vijnë nga Ministrja juaj e Arsimit janë ato me pedofilë dhe grabitqarë seksualë, që shkatërrojnë fëmijërinë e fëmijëve tanë?

E dashur Vasilika, Fatjona, Eglantina dhe Elona,

Ju jeni nëna të fëmijëve vajza dhe djem! A nuk ia bëni dot pyetjen vetes: Po sikur… t’i kishte ndodhur fëmijës tim? A nuk do të kishit ulëritur prej dhimbjes qe të del nga shpirti, si nëna dhe nuk do të kishit kërkuar ikjen një orë e më parë të Ministres që ka lejuar për shkak të mos-veprimeve të saj, që kaq shumë fëmijë të shfrytëzohen dhe abuzohen seksualisht?

A do të keni kurajo të uleni përkrah Ministres Shahini, të qeshni, bisedoni apo mbështesni punën e saj, kur në të vërtetë imazhet që ju vijnë në mendje janë ato të vajzave të pambrojtura, të lëna vetëm, që nuk kanë guxim të bëzajnë, sepse mësuesit e kësaj Ministreje po i grabisin çfarë është më e shtrenjta për to: fëmijërinë dhe dinjitetin?!

VEPRONI SA NUK ËSHTË VONË!

Mos lejoni që humbja e dinjitetit të këtyre vajzave të bëhet shkak për humbjen e dinjitetit tuaj, por edhe tonit, si qytetarë dhe si shoqëri!

Sinqerisht,

Altin Hazizaj
Drejtor Ekzekutiv
CRCA/ECPAT Shqipëri
Tiranë, 18 Shkurt 2020

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama nuk duhet marrë seriozisht”/ Meta publikon artikullin e profesorit austriak

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që vijojnë përplasjet mes mazhorancës dhe Presidencës, paraditen e sotme, Meta ka publikuar një artikull të profesorit austriak Paul Lendvai, ku flet për situatën në Shqipëri dhe Kosovë, ku ndalet dhe tek kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti Meta fton qytetarët që të lexojnë shkrimin e profesorit të shquar austriak e publikuar ne ‘Der Standard’.

Shkrimi në fjalë analizon dhe qeverisjen e Ramës, ndërsa thekson se ky i fundit u bë i njohur në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. “Tonet e tija herë pas here nacionaliste ( ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri.”, thuhet në artikull.

Artikulli i profesorit Paul Lendvai: 

Mos u impresiononi nga pikturat e tij por shikojini mirë ndikimin
Shqiptarët: forca e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirekuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar
Nga Profesor Paul Lendavi
Botuar në të përditshmen austriake Der Standard, 18 shkurt 2020;

Shqiptarët ishin dhe janë një element i paparashikueshëm dhe i nënvlerësuar në politikën ballkanike të Bashkimit Europian dhe të Fuqive të Mëdha. Duke parë vendndodhjen strategjikisht të rëndësishme të Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë së Veriut, forca shpërthyese e nacionalizmit shqiptar mbetet një faktor pasigurie i dorës së parë për shtetet fqinjë. Prandaj bllokimi i çeljes së negociatave të antarësimit në BE shkaktoi shqetësime të justifikuara në rajon.
Në Kosovë së fundmi Albin Kurti mori ofiqin e kryeministrit. 44-vjeçari, dikur radikal i majtë e rebel nacionalist premton tashti një kurs të moderuar por pa kompromise në çeshtjet themelore. Të tërë vëzhguesit e informuar theksojnë njëzëri reputacionin e tij si i pakorruptueshëm. Sidoqoftë duhet pritur për të parë sa do të zgjasë e premtuara “Epokë e Re”. E sigurt është që në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje politika nuk merret me nostalgjinë e “Shqipërisë së Madhe” por me luftën për shtetin ligjor e kundër korrupsionit.
Bisedat e mija në Tiranë e në qytete të tjera të Shqipërisë më lanë përshtypjen e një shteti të brishtë.
Kryeministri Edi Rama, i cili qeveris prej gjashtë vitesh, një piktor i njohur mori emër në sajë të rrjeti ndërkombëtar të artistëve dhe retorikës së tij. Tonet e tija herë pas here nacionaliste ( ai propozoi dikur një president për Shqipërinë e Kosovën) nuk duhet marrë seriozisht. Më shumë kujdes i duhet kushtuar ajo që kritikohet si kapja e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimi i hatashëm i karteleve të drogës në Shqipëri.
Tragjikomedi
Përfaqësues të Partisë Demokratike, e cila ka bojkotuar parlamentin e zgjedhjet, e quajnë tragjikomike verfikimin e magjistratëve dhe e quajnë qeverinë si “vetshërbim” por abuzimi politik me pushtetin e drejtësisë ka bërë prej dekadash dëme në adiminstratë. Megjithatë edhe kritikët më të ashpër të qeverisë Rama theksojnë se negociatat me BE duhet të fillojnë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë çmos për të rritur presionin mbi qeverinë dhe për të mbështetur transformimin e filluar.
Unë i përkas opinionistëve të paktë që kanë përjetuar në lëkurën e tyre diktaturën më mizore në Europë, regjimin vrastar të Enver Hoxhës dhë këtë përvojë e ndava me lexuesit e teleshikuesit. Po kështu edhe kur Milosheviçi, Mlladiçi e Karaxhiçi përgjakën shqiptarët e Kosovës.
Forca mahnitëse e rezistencës së popullit shqiptar kundra tendencave autoritare lipset të gjejë mirëkuptimin, ndihmën e solidaritetin e komunitetit ndërkombëtar.
Professor Paul Lendvai është një personalitet austriak me origjinë hungareze i cili ka botuar shumë libra, ndër to edhe mbi Shqipërinë, e ka punuar edhe si titullar në televizion publik austriak.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Alarm për grusht shteti’/ Spartak Braho i përgjigjet Metës

Publikuar

-

Nga

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka diskutuar sot akti normativ i qeverisë për paketën Anti-KÇK.

Por, gjatë diskutimeve, deputeti Spartak Braho ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta si edhe të opozitës, lidhur me pretendimet se po përgatitet një grusht shteti në vend.

Braho i ka cilësuar si qesharake pretendimet në fjalë, ndërsa theksoi se nuk mundet që mazhoranca të bëjë grusht shteti, kur ndodhet në pushtet. Një gjë e tillë sipas tij bëhet nga opozita.

“Çuditem me një gjë, nuk e kuptoj alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bejë grusht shteti Edi Rama kundër vetes së tij? Opozita mund të bëjë grusht shteti. Është jo vetëm qesharake por një lloj justifikimi. Jam deputet i vjetër dhe ka pas raste kur Sali Berisha ka tentuar grusht shteti. Si mund të bëjë mazhoranca grusht shteti kur pushtetin e ka.” u shpreh Braho.

LEXO EDHE:  Protesta/ LSI sulmon ambasadorët

LEXO EDHE:  Kryemadhi tregon përse pranoi të drejtonte LSI-në

Ndër të tjera Braho theksoi se Shqipëria nuk është vendi i parë që aplikon masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetitm ndërsa solli si shembull Italinë apo SHBA, pasi u godit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

“Nuk jemi ne të parët që aplikojmë masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetit. Italia në vitet ’80, i ka aplikuar ato. SHBA pas 11 shtatorit aplikoi masa të forta që preknin të drjetat e njeriut. Edhe ne kemi zgjedhur këtë masë.” vijoi më tej Braho.

LEXO TE PLOTE