Connect with Us

Detaje të reja nga aksidenti i mbrëmshëm/ Viktima, vëllai i Blerina Gjylametit

Kronika

Detaje të reja nga aksidenti i mbrëmshëm/ Viktima, vëllai i Blerina Gjylametit

Publikuar

-

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentinj e mbrëmshëm në aksin Elbasan -Tiranë, ku një person humbi jetën.

Mësohet se viktima është Elton Maçolli 42 Vjeç, vëllai i deputetes së PS, Blerina Gjylameti.
42-vjeçari punonte në bazën ajrore të helikopterëve në Farkë.

Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në tunelin Tiranë-Elbasan, ku makina e Maçollit pas një përplasjes me një maune shpërtheu në flakë.

LEXO EDHE:  Bie nga biçikleta/ Mbytet në lumë i moshuari në Lushnje

Makina tip “Seat” me të cilën udhëtonte 42-vjeçari ishte e pajisur me impiant gazi dhe dhe pas përplasjes ka shpëthyer në flakë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një person është gjendur pa shenja jetë në lagjen nr.18, në qytetin e Korçës.

Mësohet se viktima është shtetasi Ll. K., rreth 60 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Personi i pajetë është gjetur në rrugë, dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Falsifikoi pasaportën/ Arrestohet 30 vjeçarja e shpallur në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçare të shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.

Mësohet se shtetasja Sh.A, në vitin 2017 ka falsifikuar pasaportën e saj biometrike
30-vjeçarja është dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen mbi 500 kg drogë në Itali/ Dyshohet se kishte ardhur nga Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe droge e cila dyshohet se ishte trafikuar me mjet lundrues nga Shqipëria në Itali.

Në pranga është vënë një shtetas italian me inicialet C.M nga Leçe 45 vjec.

Mjeti lundrues 6 metra i pajisur me instrumente për peshkim u identifikua ndërsa po tërhiqej me një fuoristradë në rrugën provinciale SP131 që lidh Leçen me Torre Chianca.

Autoritetet financiare italiane të qytetit të Leçes të dyshuar nga ora e trazitimit në rrugë të këtij mjeti lundrues e nga mungesa e shenjave identifikuese të tij, kryen hetime të mëtejshme e identifikuan pronarin e automjetit tip Fuoristradë, 45 vjecarin italian C.M.

Pas kontrollit më pas në oborrin e banesës së tij në qëndrër të qytetit të Leçes në lagjen Borgo San Nicola, u gjetën 3 mjete lundruese mes të cilëve dhe skafi 6 metra. Në dyshemenë e skafit u gjetën të fshehura drogë e armë.
Financa Italiane sekuestroi 2 karabina kalibër 4.5, një pistoletë Berreta kalibër 4.5, një tjetër pistoletë kalibër 8 e një sasi plumbash.

LEXO EDHE:  Automjeti sulmon studentët/ Rastësi apo akt terrorist?

LEXO EDHE:  Ndjekja nga policia përfundon keq/ Humb jetën grabitësi shqiptar

Gjithashtu fshehur në dyshemenë e skafit u gjetën dhe 450 kg marijuanë e konfeksionuar në 219 pako, 75 kg hashash e konfeksionuar në 31 pako e 3.5 kg vaj hashash.
Sipas autoriteteve italiane sasia e sekuestruar e drogës mund të shërbente për të furnizuar të gjithë tregjet ilegale të shitjes si në nivel lokal ashtu dhe në të gjithë territorin italian.

LEXO TE PLOTE