LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deklaratat e CDU/CSU pas vendimit negativ për negociatat/ Bardhi: Koha e propagandës ka mbaruar

20 Tetor 2019, 17:41, Politikë CNA
Deklaratat e CDU/CSU pas vendimit negativ për negociatat/ Bardhi: Koha e

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratik, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së  CDU/CSU për negociatat.

Bardhi shprehet se mesazhi është i qartë, pa plotësuar kushtet nuk ka negociata. Ndërsa shton se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Ramës.

Reagimi i Bardhit:

Mirënjohje për mbështetjen e ndershme dhe mesazhin e qartë që Bundestagu i jep Shqipërisë në procesin e integrimit europian përmes Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të CDU/CSU z. Johann Ëadephul dhe relatorit për Shqipërinë, z. Christian Schmidt.

Mesazhi është i qartë: Pa plotësuar kushtet e vëna nuk ka asnjë mundësi për Shqipërinë për të hapur negociatat.

Koha e propagandës ka mbaruar!

Shqipëria nuk mund të mbetet peng i qeverisjes së dështuar dhe të refuzuar të Edi Rames!/CNA.al

Lajmet e fundit nga