Connect with Us

Ariu sulmon një person në Kukës/ I shkakton plagë të shumta dhe hemoragji

Kronika

Ariu sulmon një person në Kukës/ I shkakton plagë të shumta dhe hemoragji

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Sasat, të Kukësit.
Raportohet një ari ka sulmuar një person në kokë dhe në këmbë, duke i shkaktuar hemoragji.

Bëhet me dije se prej dy orësh është njoftuar salla e Emergjencave për helikopter, i cili do të transportojë të plagosurin drejt spitalit.
Ndërkohë i plagosuri ka ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Tezja

    20 Tetor, 2019 at 3:14 pm

    Duhet te pyetni me shume per kete person. Eshte nje monster. 3 gra te varfra ka shfrytezuar me martese deri sot. Te 3 grate i kane ikur nga shpia sepse i mbyste ne pune dhe i rrihte kafsha. Ariut ju thafshin putrat qe se hengri te gjithin. Pyesni ne fshatin e tij apo Policine e Kukesit tjua tregojne se cfare plehre eshte ky dhe motrat e tij.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndryshonte vendimet e gjykatës/ Prangoset ish-sekretarja në Gjykatën Administrative 

Publikuar

-

Nga

Policia bën të ditur se është goditur një tjetër rast i krimit ekonomik, ku është bërë i mundur ndalimi ish-sekretares gjyqësore pranë Gjykatës Administrative Vlorë,  Edlira Shehu.

Sipas uniformave blu, përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur 43-vjeçarja Edlira Shehu, ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

LEXO EDHE:  Nga Elida Buçpapaj/ Sulm fashistoid ndaj fjalës së lirë

LEXO EDHE:  "Molotana, mblidh plehrat"/ Braçe ironizon Voltana Ademin

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ibrahimi tregon si do të zgjidhet kreu i SPAK/ Vlerësohet në 7 kritere, intervistat do jenë publike

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka bërë të ditur sot se me datë 18 Dhjetor do të intervistohen kanidatët për kryetar të SPAK, përkatësisht Edvin Kondilli Arben Kraja dhe Altin Dumani.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së KLP, Ibrahimi tha se procesi i intervistimit të tyre do të jetë i ngjashëm me atë të kandidatëve për kryeprokuror.

Ibrahimi deklaroi se SPAK do të jetë funksionale me datë 19, pavarësisht se nuk ka ende 10 anëtarë.

Ai pohoi se vlerësimi i kreut të SPAK dhe përzgjedhja e tij do kalojë filtrin me 7 kritere, sa profesionale aq dhe morale.

“Dosjet e tyre janë në këshill. Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi 7 kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok për këta prokurore që kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Me datën 19 do të fillojnë punë tetë prokurorët që kemi zgjedhur.”-tha Ibrahimi.

LEXO EDHE:  Mes zjarrit dhe errësirës/Çfarë po ndodh në Kukës?!

LEXO EDHE:  "Molotana, mblidh plehrat"/ Braçe ironizon Voltana Ademin

Ndërsa për emërimin e prokurorëve në rrethe, Ibrahimi u shpreh se nuk është marrë pëlqëmi i tyre pasi është parësor sistemimi dhe jo interesi individual.

“Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve, por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka qenë ligjërisht si prokurori karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as Gjykatë dhe as Prokurori të Krimeve të Rënda.Vendimet tona hyjnë në fuqi me datën 19″-u shpreh Ibrahimi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohet snajper, pistoletë dhe municion luftarak/ Dalin pamjet e operacionit, RENEA prangos dy persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Gjirokastrës ka publikuar pamjet e aksionit të RENEA-s për kapjen e 31-vjeçarit Enrik Lluka, i shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e kushëririt dhe plagosjen e vëllait të këtij të fundit.

Po ashtu mësohet se në pranga ka rënë edhe babi i tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar një snajper, një pistoletë, dylbi dhe municion luftarak.

“Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, strukturat e D.V.P. Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat speciale  “Renea” kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Subashi”, si rezultat i të cilit në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i personit të shpallur në kërkim për vrasje, konkretisht:

Endrik Lluka,31 vjeç, banues në fshatin Shtëpëz, Gjirokastër.

LEXO EDHE:  Ishte denoncuar e zhdukur, gjendet e varur me litar 17-vjeçarja në Kukës

LEXO EDHE:  Kukës/ Operacioni “Shkinaku”, sekuestrohen 20 kg kanabis

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi gjykata e ka dënuar me 35 vjet burg për veprat “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në datën 22.03.2016, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin D. Ll. dhe ka plagosur shtetasin B. Ll.

Gjatë operacionit, forcat “Renea” kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Bexhet Lluka, 57 vjeç ( i ati i Endrikut). Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale  1  armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri snajper, dylbi dhe fishekë luftarakë.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit Bexhet Lluka, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.”-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE