LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Anti-informaliteti i vë kyçin restorantit luksoz/ Braçe: Zotëri boll me paligjshmëri

20 Tetor 2019, 07:04, Politikë CNA
Anti-informaliteti i vë kyçin restorantit luksoz/ Braçe:

Aksioni anti-informalitet ka mbyllur një nga restorantet më luksoze në afërsi të Tiranës.
Zëvendës kryeministri Erion Braçe thotë se është hera e dytë që ky restorant u kap pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor.

“Evazioni fiskal është pabarazi. Ky është super restoranti Iluminatium buze Erzenit, në juglindje te Tiranes, poshtë urës së ?Peshkatarit?; U mbyll pa më parë. Inspektoret e tatimeve rajoni qendër, e gjeten per here te dyte pa dokumentuar transaksionet me kupon tatimor! Zotëri sipërmarrës, boll me paligjshmëri! Cdo fundjave e ke restorantin plot e përplot; Fiton ti qe cke me te, përse nuk pret fature tatimore e kupon tatimor?! Mire shtetit, po vetes perse i bën dëm?

Te kushton shume me lire te jesh i ligjshëm; Fiton vete e shlyen detyrimet ndaj shtetit. Vetëm kështu do jesh rehat e i qete ne sipërmarrjen tënde! Mos ju jep tundimit te superfitosh duke marre edhe pjesën e shtetit!”, shkruan Braçe.
Kujtojmë se aksioni anti-informalitet goditi përgjatë muajve të verës disa subjekte me emër, të cilët u hapën më pas me vendim gjykate./CNA.al

Lajmet e fundit nga