Connect with Us

Video-“Në tualetin e Kol Ballës”/ Berisha “degjeneron” Ramën

Politikë

Video-“Në tualetin e Kol Ballës”/ Berisha “degjeneron” Ramën

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sal Berisha ka publikuar sot një video të një interviste të kryeministrit Edi Rama, në emisionin e gazetarit Sokol Balla, ku ai vetëm fyen, tallet përbuz, etiketon dhe shan kundërshtarët politikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ata që sot fajësojnë Europën për shkak të Edvinit, të pyesin veten a ekziston në Europë apo në vendet e lira një gojë publike si kjo përveçse në spitale psiqiatrike.

LEXO EDHE:  Lulit i ngelet aleat mediatik Xhemail Pasmaçiu

Postimi i plotë i Berishës:

Ne tualetin e Kol Balles!

Ndiqeni ne tualetin e Kol Balles “oratorin “, i cili kudo qe shkon merr edhe halet e familjes ne goje!

Njerezisht ju lutem atyre qe sot fajesojne Europen per shkak te Edvinit, pyetni vehten a ekziston ne Europe apo ne vendet e lira nje goje publike si kjo perveçse ne spitale psiqiatrike?? sb/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta paralajmëron protestë/ Mesazh të koduar Ramës: Të bëjnë gati poture të gjera

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo ditë do të ketë detaje të reja për grushtin e shtetit.
Gjatë fjalës së tij Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars, në Bulevardin dëshmorët e Kombit për shpartallimin e grushtit të shtetit.

“Do ta marrim me qetësi çmonitmin e plotë të grushtitë të shtetit. Nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetëm por e pamposhtur dhe e paetur e mbrojtes së Kushtetutës, nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë për shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do bëj thirrje për të shpartalluar grushtin e shtetit. Ju presim pasdite në Bulevard se do jap fjalën se shumë shpejt falë popullit nuk do të ketë vetëm një institucion që është vetëm presidenti por të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit”, tha Meta.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij me një mesazh i cili duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama: “Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whatsapp të porosisin poturet e gjera”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon faktet e rënda/ “Gjysmë-parlamenti” dhunoi Kushtetutën, ideatori është Rama

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka vijuar të hedhë akuza në drejtim të mazhorancës, për të cilën thotë se po përgatit grusht shteti.

Meta akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si ideator dhe ekzekutor të grushtit të shtetit.

“Edi Rama është ideatori dhe ekzkekutoi i këtij grusht shteti. Do jetë ai që do të mbajë përgjegjësi dhe do të përgjigjet para drejtësisë së re, pas bllokimit të këtij grusht shteti”-tha Meta.

Më tej, ai ironizoi edhe Kuvendin e  Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “gjysmë-parlamenti”.

Sa i takon miratimit të ligjit që shmang presidentin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta tregoi disa fakte, që sipas tij tregojnë se Kuvendi ka gënjyer.

“Gjysmë-Kuvendi, i cili njihet për gënjeshtra, thotë se për të bërë betimin e gjyqtarëve nëpër kafene, ose tek Lana, thotë se ka marrë miratimin edhe nga KED, nga Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nga Shkolla e Magjistraturës etj.

LEXO EDHE:  Fatmir Xhafaj nga enverist në rilindas i Edi Ramës/ Pse duhet Vetting për ministrin e Brendshëm?

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-së për Reformën në Drejtësi/ Reagon Rama

Këto përgënjeshtrohen nga vetë Dvorani, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të dhënë opinion për këtë çështje. Këtu e duartrokas.

Këtu ka një tjetër gënjeshtër, të deputetëve që dhunojnë kushtetutën dhe popullin shqiptar, ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë çështje.

Po ashtu edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një pjesë e deklaratës thuhet: Duke patur në konsideratë aktin se këto nisma prekin dy ligjë të rëndësishme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron që këto projekte ti nënshtrohen një konsultimi të gjërë me Presidentin, ILD, shoqatat e gjykatësve, etj

Lidhur me këtë propozim , KSHH vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formën e shtruar, pasi betimi kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një tjetër organi”-tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shigjeton ndërkombëtarët/ Kanë vite këtu, e s’duan të kuptojnë

Publikuar

-

Nga

Në konferencën për mediat ku sikundër u shpreh do të denoncojë provat e reja për grushtin e shtetit që po përgatitet në vend me ligjin për betimin e gjyqtarëve, presidenti Meta ka shigjetuar edhe ndërkombëtarët.

Meta, ndërsa kërkoi ndjesë për vonesën, tha se zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Kanadasë në vendin tonë, të cilën e ka informuar për situatën e demokracisë në vend.

Më tej, ai nuk la pa shigjetuar ambasadorët e akredituar në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Foto-Fshati i helmuar/ Masakër me “bekimin” e qeverisë?

LEXO EDHE:  Qëndrimi i PD-së për Reformën në Drejtësi/ Reagon Rama

“Isha në një takim me ambasadoren e Kanadasë,e cila ishte e interesuar për demokracinë në Shqipëri. Jam i lumtur që e nis bisedën me demokracinë. Koha vajti më gjatë se duke folur për ‘role of laë’, dhe zonja nuk po kuptonte dot gjë, dhe i thashë të takoj gazetarët se ka kolegë të tjerë që kanë vite këtu dhe s’duan të kuptojnë” u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE