Connect with Us

Vendimi për negociatat/ SHBA: Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohur reformat

Politikë

Vendimi për negociatat/ SHBA: Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohur reformat

Publikuar

-

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka reaguar pasi vendet e BE-së nuk arritën në një unanimitet, sa i takon çështjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ambasada e SHBA në vendin tonë, ka publikuar sot deklaratën e Morgan Ortagus, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, në lidhje me konkluzionet e Këshillit Europian për Zgjerimin.

Në deklaratë, ndër të tjera theksohet se DASH mbështet përpjekjet për integrim të dy vendeve, ndërsa shpreh zhgënjimin që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë.

“Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.”-thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Deklarata e Morgan Ortagus, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit

Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë. Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

LEXO EDHE:  Mogerini: Zbatimi i reformës në drejtësi vendimtar për Shqipërinë drejt BE-së

Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë teksa vazhdojnë punën për të forcuar sundimin e ligjit, për të çuar përpara përpjekjet anti-korrupsion, për të zhvilluar ekonomitë e tyre dhe për të luftuar krimin e organizuar. I nxisim të dy vendet të mbeten të palëkundur në ndërtimin e shoqërive transparente, të bazuara në rregulla dhe demokratike që iu përgjigjen nevojave të qytetarëve. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë me partnerët europianë për të çuar përpara synimet e përbashkëta të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ish-zv.ministri i Financave emërohet në krye të AMF

Publikuar

-

Nga

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi në fjalë është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.-raporton BW.

Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

LEXO EDHE:  Kreu i PE nga Parlamenti shqiptar/ Nuk ka “Jo” për negociatat, ju presim në fillim të kësaj legjislature

LEXO EDHE:  Përplasje në qeverinë gjermane për integrimin e Shqipërisë

Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta paralajmëron protestë/ Mesazh të koduar Ramës: Të bëjnë gati poture të gjera

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo ditë do të ketë detaje të reja për grushtin e shtetit.
Gjatë fjalës së tij Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars, në Bulevardin dëshmorët e Kombit për shpartallimin e grushtit të shtetit.

“Do ta marrim me qetësi çmonitmin e plotë të grushtitë të shtetit. Nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetëm por e pamposhtur dhe e paetur e mbrojtes së Kushtetutës, nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë për shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do bëj thirrje për të shpartalluar grushtin e shtetit. Ju presim pasdite në Bulevard se do jap fjalën se shumë shpejt falë popullit nuk do të ketë vetëm një institucion që është vetëm presidenti por të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit”, tha Meta.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij me një mesazh i cili duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama: “Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whatsapp të porosisin poturet e gjera”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon faktet e rënda/ “Gjysmë-parlamenti” dhunoi Kushtetutën, ideatori është Rama

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka vijuar të hedhë akuza në drejtim të mazhorancës, për të cilën thotë se po përgatit grusht shteti.

Meta akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si ideator dhe ekzekutor të grushtit të shtetit.

“Edi Rama është ideatori dhe ekzkekutoi i këtij grusht shteti. Do jetë ai që do të mbajë përgjegjësi dhe do të përgjigjet para drejtësisë së re, pas bllokimit të këtij grusht shteti”-tha Meta.

Më tej, ai ironizoi edhe Kuvendin e  Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “gjysmë-parlamenti”.

Sa i takon miratimit të ligjit që shmang presidentin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta tregoi disa fakte, që sipas tij tregojnë se Kuvendi ka gënjyer.

“Gjysmë-Kuvendi, i cili njihet për gënjeshtra, thotë se për të bërë betimin e gjyqtarëve nëpër kafene, ose tek Lana, thotë se ka marrë miratimin edhe nga KED, nga Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nga Shkolla e Magjistraturës etj.

LEXO EDHE:  “Turqia larg vlerave europiane”/ Kërkohet ndërpreja e negociatave me BE-në

LEXO EDHE:  Thellohet skandali me lobimet/ Mediat europiane: Basha kundër integrimit të Shqipërisë

Këto përgënjeshtrohen nga vetë Dvorani, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të dhënë opinion për këtë çështje. Këtu e duartrokas.

Këtu ka një tjetër gënjeshtër, të deputetëve që dhunojnë kushtetutën dhe popullin shqiptar, ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë çështje.

Po ashtu edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një pjesë e deklaratës thuhet: Duke patur në konsideratë aktin se këto nisma prekin dy ligjë të rëndësishme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron që këto projekte ti nënshtrohen një konsultimi të gjërë me Presidentin, ILD, shoqatat e gjykatësve, etj

Lidhur me këtë propozim , KSHH vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formën e shtruar, pasi betimi kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një tjetër organi”-tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE