Connect with Us

Vasili numëron dështimet e Qeverisë/ Zero reforma, Edi Rama vetëm shkatërron

Politikë

Vasili numëron dështimet e Qeverisë/ Zero reforma, Edi Rama vetëm shkatërron

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se është gënjeshtar dhe antishqiptar.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shprehet se janë shënuar zero reforma në kohën e qeverisjes së Ramës, ndërsa nënvizon se Shqipëria po shkon vetëm mbrapa në 6 vitet e këtij kryeministri llafazan, sukrse e cilëson ai.

“Kush flet per reforma në kohërat e Edi Ramës është gënjeshtar-liar dhe antishqiptar si ai !! Shqipëria nuk ka kryeminister ose thënë me qartë ka hiçkryeminister. Moralrrënuar dhe antiatdhe ky është individi, që është strehuar në mënyre abuzive në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë.

Dispeçeri e grabitjes monstruoze të vendit kjo është qeverisja e Edi Rames sot.

Zero reformat e ketij kryeministri te paafte e llafazan kane krijuar vetem deshperim dhe deprimim masiv dhe askush nuk ndihet i qete ne Shqiperi dhe te gjithe kerkojne te ikin me qindra mijra te te gjitha moshave e niveleve shoqerore.”-shkruan ndër të tjera Petrit Vasili.

Postimi i Petrit Vasilit:

Cfare ka shpetuar akoma nga prishja dhe shkaterrimi i Edi Rames ne Shqiperi??

Kush flet per reforma ne koherat e Edi Rames eshte genjeshtar-liar dhe antishqiptar si ai !! Shqiperia nuk ka kryeminister ose thene me qarte ka hiçkryeminister. Moralrrenuar dhe antiatdhe ky eshte individi,qe eshte strehuar ne menyre abuzive ne zyren e kryeministrit te Shqiperise.

Dispeçeri e grabitjes monstruoze te vendi kjo eshte qeverisja e Edi Rames sot.

Zero reformat e ketij kryeministri te paafte e llafazan kane krijuar vetem deshperim dhe deprimim masiv dhe askush nuk ndihet i qete ne Shqiperi dhe te gjithe kerkojne te ikin me qindra mijra te te gjitha moshave e niveleve shoqerore.

Cfare u reformua ne Shqiperi me kete kryeminister? Apo thene ndryshe cfare ka mbetur pa u shkaterruar ne Shqiperi me kete kryeminister?

Ekonomia e Shqiperise po shkon qarte drejt kolapsit,cdo veprim i qeverise eshte kunder bisnesit vecanerisht per ate te mesem dhe te vogel politika e vetme ka qene asgjesimi i tyre dhe lulezimi i oligarkeve.

Motua e kryeministrit pa atdhe ka qene:

LEXO EDHE:  Përplasje në tryezën për Reformën Zgjedhore/ Vasili “shpërthen” kundër Gjiknurit

“Çdo gje per oligarket dhe asgje per bisnesin.”

Arsimi i te gjitha niveleve eshte tashme nje pjelle e ç’organizuar,e politizuar dhe qe stimulon e promovon injorancen me te thelle duke rrenuar dijen e shqiptareve me keq se pushtuesit.

Shendetesia po perjeton ditet me te errta te nje sharlatanizmi ne drejtim, qe e ka cuar drejt kaosit dhe spontanitetit,duke tronditur rende te drejten me te cmuar dhe baze te cdo qytetari shendetin e tyre.

Nje mesjete e tille dhe mediokritet i ketij soji nuk eshte pare as ne vitet me te renda ne mjeksi.

Mbrojtja shoqerore deri edhe skema e pensioneve jane tronditur si kurre me pare dhe jane gati te kolapsohen per shkak te banditizmit te qeverise qe arrin deri edhe te mos paguaje sigurimet shoqerore.

Rendi publik po perjeton pasigurine me te rende qe nuk ishte pare prej vitesh dhe drejtimi i idiotesk,partiak dhe paafte i ministrise se brendeshme po shenon faqen me te zeze ne ate ministri.

Shteti ligjor dhe drejtesia po perjetojne ditet me te renda qe nga viti 1912. Drejtesia e kapur dhe dhunimi i ligjit nga qeveria eshte kjo ajo qe sundon dhe jo ligji dhe barazia perpara tij.

Kuvendi i Shqiperise si nje traste me patate te kalbura qe vijne ere eshte thjesht nje noter antiatdhe i vjedhjes dhe grabitjes se qeverise. Ndaj le te me thote kush se ç’veprim, reforme apo veper te madhe infrastrukturore apo te cdo lloji ka permbushur ky kryeminister antishqiptar dhe i paafte??

Pergjigja eshte vetem nje:ZERO reforma. Sot askush nuk flet dot dhe as numeron dot qofte edhe nje reforme a veprim te Edi Rames, qe i solli nje te mire nje shtrese shoqerore ne Shqiperi apo permiresoi dicka ne Shqiperi.

Pyetja e vetme eshte:

Cfare ka shpetuar akoma nga prishja dhe shkaterrimi i Edi Rames ne Shqiperi??

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Publikuar

-

Nga

Vokshi takim “derë më derë” në Laprakë/ E keni në dorë vetë të ndryshojmë situatën

Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar një takim me banorët e zonës së Bregut të Lumit në Laprake, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre, duke nisur që nga infrastruktura dhe falimentimi i bizneseve.

Në takimet derë më derë, Vokshi u shpjegoi qyyetarëve planin konkret të PD për rritjen e të ardhurave përmes rritjes së pensioneve, dyfishimit të ndihmës ekonomike dhe masave të tjera lehtësuese.

“Edi Rama i ka braktisur njerëzit dhe këta qytetarë trajtohen si të dorës së dytë.  Kjo gjendje duhet të marrë fund në 25 prill. E kemi në dorë vetë ta ndryshojmë. Edi Rama nuk e ka mbështetur biznesin. Ai është pasuruar vetëm për vete dhe i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Edi Rama do që të rinjtë të largohen, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sundimin. Duhet të qendrojmë këtu. Të votojmë PD në 25 prill dhe të bëjmë ndryshimin për jetën tonë”- tha Albana Vokshi.

LEXO EDHE:  Foto-Atentati në ish-bllok/ Kush janë mediat që sponsorizon Ervis Martinaj

LEXO EDHE:  “Ku i more vaksinat?”/ Përgjigjet Rama: M’i dha Ndrangheta, por mos trego

Vokshi u shpjegoi qytetarëve planin konkret të PD, duke theksuar se do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit.

“Me qeverinë e re të Lulzim Bashës do të ketë rritje të pensioneve dhe do tju shtohen lekët në xhepin tuaj. Do të ketë ulje të çmimit të energjisë dhe të shumë shërbimeve. Këta 8 vite duhet të marrin fund, sepse nuk e meritojnë shqiptarët një kryeministër që i ka braktisur dhe shton pasuritë e veta. Qeveria jonë do të respektojë çdo qytetar në bazë të ligjit dhe përfitimet do të jenë direkt për çdo shqiptar, që të marrë atë që meriton”, theksoi Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Publikuar

-

Nga

Një nga studentet e universitetit më të mirë në Itali/ Kush është kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë në katër qarqe, Lezhë, Kukës, Dibër dhe Berat.

Në qarkun e Lezhës, Lëvizja për Ndryshim do të kandidojë Matilda Gjinin, një eknonomiste në profesion, e cila ka studiuar në Universitetin e Bocconi-t dhe ka dalë studentja më e mirë.

Ajo ka një eksperiencë mbi katër vite pune në sektorin e financës në Europë dhe Azi.

Ja kush është kandidatja e qarkut të Lezhës:

Matilda Gjini

Ka mbaruar studimet ne Bocconi.

Eshte kandidate e Levizjes per Ndryshim ne Qarkun e Lezhes.

LEXO EDHE:  Këlliçi me banorët e Unazës së Re/ Dyshja Rama-Veliaj nuk kanë asnjë bilanc

LEXO EDHE:  Rama thërret në zyrë inxhinieren Bozdo/ Kryeministri i kërkon ndihmë: Do ishte shumë pozitive

Per shkak te situates nuk ishte sot prezente.

Ka studiar Ekonomi ne Milano dhe Madrid dhe ka perfunduar dy Master ne degen Finance Kontabilitet ne Bocconi University dhe Drejtesi Biznesi ne 24ORE Business School.

Ka mbi 4 vite eksperience pune ne sektorin e finances ne Europe dhe Azi. Ka punuar ne Itali per kompani nderkombetare si PëC dhe Epyon Consulting. Nga viti 2019 punon ne Singapor si Account Manager ne Hawskford, nje kompani konsulence qe ndihmon investitoret e huaj ne Azi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Revolucioni dixhital”/ Rama: Imagjinoni ç’do ndodhte nëse s’i shërbenim qytetarëve në karantinë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave ku ka folur për revolucionin dixhital.

Rama ka bërë me dije se nëse nuk do të bëhej dixhitalizimi i shërbimeve, tërmeti dhe pandemia nuk do ishte përballuar siç ka ndodhur deri më tani. Ai ka bërë një pasqyrim të shifrave, ku tha se nëpërmjet shërbimeve online shqiptarët kanë kursyer 4 mln euro dhe 472 vjet pritje në radhë.

“Nuk do kishim përballuar nëse nuk do ishim në fazën e këtij revolucioni, përfytyroni vetëm për një cast se çfarë do mund të bënim nëse në momentin kur duhet të garantonim mbylljen e përgjithshme të një viti më parë, nuk do kishim mundësi t’u shërbenim qytetarëve në nevojë për të dalë nga shtëpia. Parafytyroni nëse sikur kjo ngjarje shumë e rëndë, do të na kishte gjetur në kohën kur, ky shtet kishte vetëm 1% të shërbimeve online, dhe vetëm 50 mijë përdorues të këtyre shërbimeve. Ndërkohë që sot, nga 14 shërbime që ishin kur ne e nisëm këtë revolucion kemi 1207 shërbime dhe nga 50 mijë përdorues kemi 1.87 mln përdorues. Nga 51 mijë aplikime, për shërbimin online për 2013 sot në 2021 kemi 7.7 mln. Nëse në 2013 kishte vetëm 6 regjistra elektronikë, me total 680 mijë transaksione sot ka 55 data bazë me 145 transaksione, ndërveprime, 211 herë më shumë. Nga ana tjetër, kemi bërë një llogari dhe pa këtë revolucion deri në këtë fazë ku ka ardhur ne do të kishim konsumuar 472 vjet pritje në radha, janë shkurtuar 472 vjet kohë pritje në radha, si kohë e harxhuar. Vetëm gjatë pandemisë janë shërbyer 1.2 mln biznese, janë kursyer 293 vite pritje dhe në total qytetarëve u janë kursyer 4 mln euro që do kishin shkuar për tarifat minimale për dokumente në radhë pa llogaritur kursimet e bakshisheve dhe ryshfet që ky sistem i asgjëson komplet. 95% e shërbimeve janë online”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE