Connect with Us

Shtypi i ditës, 19 tetor 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 19 tetor 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 19 tetor 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “BE thotë “jo”, vendimi për negociatat në 2020”, ndërsa një tjetër titull vijon “Rrëfehet shqiptarja që befasoi ‘X faktor”, në Greqi”.

“Panorama” hapet me titullin “Legalizimet, lista me 3500 familjet që marrin tapitë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Zbulohet përplasja fizike mes tri modeleve VIP, Oriola dhe Kejvina pritë në shtëpi Einxhell Shkirës”.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 2 maj 2018

“Shekulli” ka si titull kryesor “Dështon qeveria Rama, nuk hapen negociatat”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vajza e artë e Universitetit të Shkodrës”.

“Telegraf” hapet me titullin “Eurodeputetë të joshur me çanta me euro përcilen nga eskorta qeveritare”, ndërsa një tjetër titull vijon “Gjermania lehtëson dhënien e vizave të punës për shqiptarët”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Ndroq/ 140 mjekë të rinj në sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manasatirliu kanë parë nga afër rehabilitimin e plotë të qendrës shëndetësore Ndroq, pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Kjo qendër do t’i shërbejë me standarte bashkëkohore 10 mijë banorëve të Ndroqit dhe është qendra e 40 që rehabilitohet në qarkun e Tiranës në dy vite.

“Janë 180 qendra shëndetësore dhe ambulanca që u rehabilituan me standarde në këto dy vite, falë programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do t’i nënshtrohen rehabilitimit në vitin 2020”, tha Manastirliu.

Në qendrën shëndetësore të Ndroqit kanë qenë të pranishëm edhe një grup mjekësh të sapopunësuar në Ndroq dhe në qendrat e tjera shëndetësore të Tiranës, nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

“Nuk e mendoja që pas diplomimit, menjëherë do të mund të punësohesha, aq më tepër në Tiranë. Procesi ishte shumë transparent”, u shpreh një nga mjeket e reja.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 4 shkurt 2019

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 20 shkurt 2019

Vetëm për muajin Janar dhe Shkurt janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore, duke përfshirë edhe mjekët specialistë që janë emëruar sipas kontratës me MSHMS në spitalet rajonale, aty ku ishin nevojat për mjekë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në qendrën shëndetësore të rehabilituar të Ndroqit, se, me revolucionin digjital, janë më shumë se 59 mijë qytetarë që vetëm nga Janari e deri tani, nuk kanë patur nevojë të paraqiten në sportele për të rinovuar kartën e shëndetit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Të shkarkohet urgjent ministrja Shahini/ Shkollat të kthyera në grabitqarë seksualë

Publikuar

-

Nga

Pas denoncimit të skandalit të aferave seksuale në shkollë, mbrëmjen e djeshme nga emsioni Sotp, ka ardhur reagimi i Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv CRCA/ECPAT Shqipëri.

Në një letër publike,  Altin Hazizaj kërkonshkarkimin e Ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Letra i drejtohet kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetares së Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, kryetares së n/komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, kryetares së n/komisionit Parlamentar për Dhunën në Familje dhe të Miturit dhe zv.Kryetares së Aleancës së Grave Deputete.

“Ju drejtohem të gjithëve ju, me këtë letër të hapur publike, për të kërkuar shkarkimin urgjent nga detyra e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë si përgjegjësen kryesore të dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve ne shkollat publike në vend!

Emisioni investigativ STOP, prej disa ditësh po përcjell ngjarje tepër të rënda, të cilat po skicojnë tablonë e institucioneve arsimore publike të kthyera në streha të grabitqarëve seksualë dhe të pedofilëve.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 2 maj 2018

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 28 tetor 2018

Ne të tretin program televiziv, tashmë janë vetë nxënësit, që sjellin përpara kamerave një situatë skandaloze, në të cilën fëmijët shfrytëzohen seksualisht nga mësuesit e tyre. Fëmijët deklarojnë se nuk ishte vetëm një mësues që abuzonte seksualisht me nxënëset, por një grup i tërë mësuesish. Kjo situatë e dhunës seksuale ndodhte edhe ndërmjet vetë stafit pedagogjik në prani të nxënësve.”-thuhet ndër të tjera në letrën e CRCA/ECPAT Shqipëri./ CNA.al

Dëshmia shokuese e nxënëses në Fier/ “Bego ‘i bëri’ shoqen time Vasilit, mua më prekte në pjesët intime”

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndryshon moti/ Bëhuni gati për reshje dhe shtrëngata

Publikuar

-

Nga

Moti me diell po na shoqëron në mëngjesin e sotëm, por duke nisur nga orët e mesditës vranësirat do të pësojnë shtim deri dhe të dendura.

Sipas SHMU, prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në intensitet të ulët do të prekin pjesën bregdetare. Në mbrëmje, reshjet me intensitet të ulët do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet do të marrin karakter shtrëngatash.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në brigjet detare, duke u shoqëruar me valëzim të ulët.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 20 shkurt 2019

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 2 maj 2018

Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 0ºC deri në 12ºC
zonat e ulëta 2ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 3ºC deri në 17ºC

LEXO TE PLOTE