Connect with Us

“Shpëto Alvin”/ Qytetarët mesazhe të forta Ramës

Politikë

“Shpëto Alvin”/ Qytetarët mesazhe të forta Ramës

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në vijim të ritualit të tij të përditshëm, mëngjesin e sotëm ka përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke publikuar një video të një tjetër rasti ku kërkohej ryshfet, i cili ka marrë zgjidhje sipas tij duke aplikuar në portalin “Shqipëria që duam”.

“Mirëmëngjes dhe me rastin e Altinit që pasi e shkroi problemin e tij te shqiperiaqeduam.al, jo vetëm gjeti zgjidhjen e shumëpritur, por edhe tronditi fort një institucion, ju uroj një fundjavë të bukur”-shkruan Rama në postimin e tij.

Por, pas këtij publikimi, qytetarët të cilët çdo ditë përballen me një realitet ndryshe nga ai që propagandon Rama, kanë shpërthyer në komente kundër kreut të qeverisë.

Por, mesazhet me të forta të qytetarëve drejtuar kryeministrit janë “shpëto Alvin”, fëmija shqiptar i cili ndodhet në kampet e ISIS në Siri, për të cilin duhet ndërhyrja e autoriteteve shqiptare.

Media italiane “Le Iene”, ka publikuar dy ditë më parë rastin e Alvin Berishës, një fëmijë 11 vjeç që është çuar në Siri nga nëna e tij, dhe tashmë kërkon të rikthehet tek babai, por ky i fundit nuk mundi ta merrte fëmijën, sepse për këtë duhet të ndërhyjnë autoritetet shqiptare.

LEXO EDHE:  Nis Festivali Folklorik në Gjirokastër/ Rama: Popujve që u këndon zemra, janë popuj të bukur

E ndërsa gazetari italian telefonoi ambasadorin shqiptar në Turqi, ai i mbylli telefonin.

“Luigi mori ne tel ambasadorin shqiptare ne Turqi dhe ja mbylli per rastin e djalit Alvin ne kampet e Siris!!!! Si e shpjegon kete Z.Edi Rama??
Fundjave te bukur ty dha ambasadorit?”-shkruan një qytetar.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Po ai rasti i Alvin nuk u duket i pershtatshem per ta trajtuar .nuk u kushtonte asgje,por si gjithmon faji mbetet jetim.mjer ne populli shqiptar qe lam shume gjera ne dore tuaj.”.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan “Me vjen keq qe ketu publikohen vetem rastet qe sipas jush jan zgjidhur.
Kjo zyra ka te pakten 1.5 muaj qe nuk me kthen pergjigje, edhe pse kerkoj nje dokument qe ndodhet ne zyrat e shtetit.
Me sa duket eshte kthyer ne nje zyre poste qe vetem mer dhe çon email.
Kam pershtypjen qe e kan shkelur besimin qe ju është dhene.”-shkruan një tjetër.

Ndodhej në kampet e ISIS/ Humbet gjurmët 11-vjeçari shqiptar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta paralajmëron protestë/ Mesazh të koduar Ramës: Të bëjnë gati poture të gjera

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo ditë do të ketë detaje të reja për grushtin e shtetit.
Gjatë fjalës së tij Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars, në Bulevardin dëshmorët e Kombit për shpartallimin e grushtit të shtetit.

“Do ta marrim me qetësi çmonitmin e plotë të grushtitë të shtetit. Nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetëm por e pamposhtur dhe e paetur e mbrojtes së Kushtetutës, nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë për shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do bëj thirrje për të shpartalluar grushtin e shtetit. Ju presim pasdite në Bulevard se do jap fjalën se shumë shpejt falë popullit nuk do të ketë vetëm një institucion që është vetëm presidenti por të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit”, tha Meta.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij me një mesazh i cili duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama: “Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whatsapp të porosisin poturet e gjera”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon faktet e rënda/ “Gjysmë-parlamenti” dhunoi Kushtetutën, ideatori është Rama

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka vijuar të hedhë akuza në drejtim të mazhorancës, për të cilën thotë se po përgatit grusht shteti.

Meta akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si ideator dhe ekzekutor të grushtit të shtetit.

“Edi Rama është ideatori dhe ekzkekutoi i këtij grusht shteti. Do jetë ai që do të mbajë përgjegjësi dhe do të përgjigjet para drejtësisë së re, pas bllokimit të këtij grusht shteti”-tha Meta.

Më tej, ai ironizoi edhe Kuvendin e  Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “gjysmë-parlamenti”.

Sa i takon miratimit të ligjit që shmang presidentin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta tregoi disa fakte, që sipas tij tregojnë se Kuvendi ka gënjyer.

“Gjysmë-Kuvendi, i cili njihet për gënjeshtra, thotë se për të bërë betimin e gjyqtarëve nëpër kafene, ose tek Lana, thotë se ka marrë miratimin edhe nga KED, nga Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nga Shkolla e Magjistraturës etj.

LEXO EDHE:  “Deputeti i vezëve” zbulon arsyet/ Ja pse është Rama kundër marrëveshjes me Bashën

LEXO EDHE:  LSI e Kryemadhit, si Partizani i Bert Xhanit

Këto përgënjeshtrohen nga vetë Dvorani, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të dhënë opinion për këtë çështje. Këtu e duartrokas.

Këtu ka një tjetër gënjeshtër, të deputetëve që dhunojnë kushtetutën dhe popullin shqiptar, ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë çështje.

Po ashtu edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një pjesë e deklaratës thuhet: Duke patur në konsideratë aktin se këto nisma prekin dy ligjë të rëndësishme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron që këto projekte ti nënshtrohen një konsultimi të gjërë me Presidentin, ILD, shoqatat e gjykatësve, etj

Lidhur me këtë propozim , KSHH vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formën e shtruar, pasi betimi kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një tjetër organi”-tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shigjeton ndërkombëtarët/ Kanë vite këtu, e s’duan të kuptojnë

Publikuar

-

Nga

Në konferencën për mediat ku sikundër u shpreh do të denoncojë provat e reja për grushtin e shtetit që po përgatitet në vend me ligjin për betimin e gjyqtarëve, presidenti Meta ka shigjetuar edhe ndërkombëtarët.

Meta, ndërsa kërkoi ndjesë për vonesën, tha se zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Kanadasë në vendin tonë, të cilën e ka informuar për situatën e demokracisë në vend.

Më tej, ai nuk la pa shigjetuar ambasadorët e akredituar në vendin tonë.

LEXO EDHE:  “Deputeti i vezëve” zbulon arsyet/ Ja pse është Rama kundër marrëveshjes me Bashën

LEXO EDHE:  Një arsye më shumë për të qënë kundër Ramës, Bashës dhe Estabilishmentit

“Isha në një takim me ambasadoren e Kanadasë,e cila ishte e interesuar për demokracinë në Shqipëri. Jam i lumtur që e nis bisedën me demokracinë. Koha vajti më gjatë se duke folur për ‘role of laë’, dhe zonja nuk po kuptonte dot gjë, dhe i thashë të takoj gazetarët se ka kolegë të tjerë që kanë vite këtu dhe s’duan të kuptojnë” u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE