Connect with Us

Raportet e Shqipërisë me BE-në dhe me vendet e rajonit/ Reagon Shoqëria Civile

Politikë

Raportet e Shqipërisë me BE-në dhe me vendet e rajonit/ Reagon Shoqëria Civile

Publikuar

-

Një grup veprimtarësh të shoqërisë civile intelektualësh shqiptarë u mblodhën sot në një takim nën moton “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”.

Ata shprehën shqetësim për mos hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në për anëtarësim të plotë dhe nga ana tjetër për njoftimin mbi një miniShengen ballkanik dalë nga takimi në Novi Sad midis përfaqësuesve shtetërorë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

“Na u tha se do të bëhej një mini-Shengen për lëvizjen e lirë, por në atë tryezë nuk ishte shteti i Kosovës. Atje u fol edhe për heqjen e barrierave doganore, por nga ana tjetër kemi edhe taksën 100 për qind e mbiquajtur “taksa Haradinaj”, e cila është në fuqi midis shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Takimi u duk si një presion që kryeministri Rama po i bënte Bashkimit Europian, ku shqiptarët aspirojnë të bëhen pjesë. Ne kemi thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, e cila ka mbetur diku në horizont, por dje na u tha edhe një “Jo” për hapjen e negociatave, dhe na duket se ajo ditë është më e largët” – tha veprimtari Aulon Kalaja.

Folës të tjerë theksuan se takimi nuk ka krahasim me marrëveshje si ai i Shengenit apo i Vishegradit.

“Marrëveshja e Vishegradit ishte i monitoruar nga Brukseli, ndërsa marrëveshja e Novi Sadit ne nuk shohim as nga Brukseli as nga Uashingtoni asnjeri aty. Janë vetëm tre zyrtarë dy kryeministra dhe një president, të cilët bajnë një marrëveshje, të cilën ne në Shqipëri nuk e dimë se çfarë përmban në detaje. Mendoj se ajo i shkon ndesh aspiratave pro-perëndimore të popullit shqiptar, është një marrëveshje anti-integruese dhe anti-europiane për Shqipërinë” – tha veprimtari Ilir Aliaj.

LEXO EDHE:  Nga Indrit Vokshi/ A votohet për Donald Trump në Shqipëri?

Pjesëmarrësit theksuan se aleatët strategjik të Shqipërisë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

“Formula e SHBA-ve, garantuesit kryesor të rendit në Ballkan, është që Ballkani të jetë në Bashkimin Europian. Këta kanë nxjerrë një formulë tjetër; jo më Ballkani në BE dhe i mbështetur nga SHBA-të, por kanë shpikur një formulë të re: Shqipëria dhe Kosova të orientohen drejt Danubit, dhe jo më nga Mesdheu. Tani dihet se kush e ka sferën e interesave në Mesdhe dhe kush e ka sferën e interesave në Danub, ndaj duhet denoncuar fuqishëm” – tha veprimtari Indrit Vokshi.

Në takim morën pjesë veprimtarë të grupimeve të ndryshme, diplomatë, historianë, artistë, pedagogë e studentë.

“Ideja e heqjes së barrierave doganore është një krim, pjesë e një kolonizimi të Shqipërisë. Këtu nuk është punë shovinizmi, nuk është punë nacionalizmi, por është punë atdhedashurie” – tha profesor Edmond Tupe.

Disa ditë më parë drejtuesit e qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë veriore Rama e Zaev si dhe presidenti i Serbisë Vuçiç zhvilluan një takim, ku u diskutua për një lehtësim më të madh të qarkullimit në rajon të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve.

Veprimtarët u mblodhën me shqetësimin se mbi këtë takim nuk ka transparencë më të madhe dhe ka paqartësi mbi orientimin perëndimor të shqiptarëve./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shehi shpjegon formulën e re të opozitës/ Ftojmë në koalicion edhe Topin, Patozin e Topallin

Publikuar

-

Nga

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka shpjeguar formulën e re brenda koalicionit të PD dhe se cfarë synon opozita me këtë propozim.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha dje zhvilloi një takim me aleatët ku u ra dakord, që për hir të maksimizimit të votës në zgjedhje për të djathtën, të dalin si grupim më vete brenda koalicionit në zgjedhjet ardhshme parlamentare, pra partitë e vogla do të garojnë me siglën e tyre dhe jo në atë të PD-së sikur ndodhi në zgjedhjet e fundit në 2017.

Sheshi shpejgoi se nga kjo formulë ttrgullohet padrejtësia që krijon ky sistem

“Këtu nuk ka ndonjë mister apo sekret, formula është e thjeshtë, brenda trenit të madh opozitar që ka lokomotivë PD-në, ndodhen shumë parti dhe sipas sistemit partitë e fundit kanë pak shpresë për t’u përfaqësuar. Dhe ne gjykojmë duke hapur disa kllapa duke krijuar aleanca të tjera brenda opozitës së madhe, pa i hequr asnjë votë opozitës së madhe, por vetëm duke i shtuar, shtohet mundësia që edhe ai që është në fund të ketë shanse. E dyta rregullohet edhe padrejtësia që krijon ky sistem, se mund të mbledhësh 50 mijë vota por nuk ke asnjë deputet. Me këtë lloj kllape gjykojmë që maksimizohen votat, stimulohen të vegjlit. Është formula më e mirë taktike. Falë zotit edhe PD-ja në radhë të parë, por edhe LSI-ja dhe të gjitha partitë janë dakord për maksmalizimin e votës. Edhe moralisht brenda xhepave opozitarë mund të rreshtohen forca, që nuk kishin vend deri dje. I ka të gjitha të mirat kjo punë”, tha Shehi në një intervistë për Report Tv.

Ai ka treguar se tashmë do kenë mundësi që në parlament të futen edhe personazhe të partive të tjera.

LEXO EDHE:  Profesori ironizon Ramën/ “Diktatorët nuk lexojnë, mendojnë për të ardhmen e lumtur”

LEXO EDHE:  Si po asgjësohet përfundimisht Tirana

“Ne me zotin Basha e kemi diskutuar, ishte dakord edhe Basha. Ai është njeri inteligjent dhe e kupton që këto vota që teprojnë sërish te Basha shkojnë. Puna është të sqarojmë qytetarët që nuk e dinë se cfarë ndodh, ose ka media që thonë se këta po përçahen. Kjo është formula e vetme për t’u bashkuar të gjithë në paqe. Këtu ka vend nga Topi dhe përfunduar te Patozi dhe Topalli, lëvizjet e reja që kanë dalë apo.

Ka njerëz që nuk komunikojnë, që nuk flasin me Bashën dhe Kryemadhin, kjo formulë u jep hapësirë të gjithëve. I vetmi defekt është nëse do i pëlqejë Ramës dhe mund të kuptojë se nuk ka asnjë shpresë. Kjo formulë i jep mundësi opozitarëve dhe korrigjon disa padrejtësi që bën ky sistem. Kjo e hap për parti të tjera që nuk janë ndjerë të përfaqësuara në shtratin e vet në këtë opozitë”, tha më tej Shehi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po të dëgjoj” zhvendoset në Kukës/ Basha troket në familjet “që lëngojnë” nga dhimbja

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD Lulzim Basha i cili vijon turin e tij me sloganin “Po të dëgjoj”, ka shkuar në Kukës ku ka vizituar një familje kuksiane.

Basha shprehet se familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit.

Basha thotë se duhet të çlirohemi nga kjo braktisje dhe kjo e keqe.

“Kukësi dhe familjet kuksiane po lëngojnë nga dhimbja e largimit të të rinjve me energji dhe talent, për shkak të mungesës së punësimit dhe arsimit. Sa më parë duhet të çlirohemi nga kjo braktisje, nga kjo e keqe! Fuqizimi i ekonomisë është prioritet i programit tonë dhe zgjidhje për plagën e emigracionit. E ardhmja u takon të rinjve! #PotëDëgjoj”, thotë Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Publikuar

-

Nga

Bashkëshortja e Ben Blushit, drejtorit të Top Channel, Eva Blushi është një ndër ortakët e kompanisë bullgare EM Capital Group, që ka blerë 51% të aksioneve të Valtelina SHPK, e cila mban emrin tregtar Lori Kafe. Pra, kompanisë që ka të njëjtët aksionerë me Top Channel.

Në 13 shkurt 2020, CNA.al publikoi dokumentet ekskluzive që tregojnë se kompania bullgare EM Capital Group AD, me pronarë Klodin e inceneratorëve dhe bashkëshorten e Ben Blushit ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë VALTELINA shpk. Kjo kompani është edhe mbajtësja dhe prodhuesja e brandit Lori Kafe.

        Klodian Zoto

Pra, 51% të aksioneve të kompanisë Lori Kafe, tashmë i zotërojnë pronarët e konçesionit të incerneratorëve dhe Ben Blushi , nëpërmjet bashkëshortes së tij Eva Blushi.( Lexo këtu)

Sipas kontratës së shitjes, e siguruar nga CNA.al, shuma në total është 2.2 milion dollarë, nga të cilat janë paguar 1.5 milion dollarë, ndërsa diferenca e mbetur do të paguhej në një afat kohor prej gjashtë muajsh.

Sikurse CNA.al, e raportoi një ditë më parë, Eva Blushi është ortake e EM Capital Group me 33% të aksioneve.  ( Lexo këtu)

Eva Blushi është subjekt i deklarimit të pasurisë, nga bashkëshorti i saj Ben Blushi, i cili ka mbajtur më parë detyra si ish-ministër, ish-deputet dhe ish-kryetar i një partie politike.

Ben Blushi, Eva Blushi

CNA.al disponon të gjitha deklaratat e pasurive të zotit Ben Blushi, të cilat do t’i publikojmë në vijim.

LEXO EDHE:  Nga Indrit Vokshi/ Disa propozime për Këshillin Kombëtar të PD

LEXO EDHE:  Çfarë ishte Sokol Olldashi?

Tani, pyetja është ku i gjeti lekët Eva Blushi, për të blerë Lori Kafenë, 2.2 milion dollarë?

Nga kjo shumë lekësh, sa ka paguar Eva Blushi?

Mos vallë Lekët i ka paguar kompania e inceneratorëve nga Tirana në Bullgari dhe nga Bullgaria në Tiranë?

A është kjo një skemë për të shmangur një blerje direkte në Shqipëri? Pra, për të fshehur skandalin që kompania e koncesionarit të inceneratorëve, paguar nga taksat e shqiptarëve, paguan 2.2 milion dollarë, tek aksionerët e Top Channel për blerjen e një kompanie tjetër?

Ku i gjeti lekët Eva Blushi?

Kush i ka paguar 1.5 miliardë lekë, ose 1.5 milion dollarët për blerjen e Lori Kafesë?

A duhet ta hetojë SPAK?

Dosja do të vazhdojë të publikohet nga CNA.al, çdo ditë me detaje të reja dhe skandale edhe më të rënda./ CNA.al

Thellohet skandali i kompanisë Bullgare me Top Channel

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

LEXO TE PLOTE