Connect with Us

“Protestë kundër Gent Ibrahimit!”/ Spartak Ngjela sulmon kreun e KLP

Politikë

“Protestë kundër Gent Ibrahimit!”/ Spartak Ngjela sulmon kreun e KLP

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela ka bërë thirrje që kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi të largohet nga posti që mban.

Sipas Ngjelës SPAK duhet ngritur sa më shpejt e për këtë duhet larguar Ibrahimi, i cili sipas tij është ndaluesi barbar i vijimit të Reformës në Drejtësi.

Reagimi i plotë

A dëshiron politika perëndimore, sidomos politika amerikane, ta ketë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor partnere shekullore?

Që ta realizojë këtë, duhet të ketë ashpërsi për strukturimin e SPAK, sepse me anë të funksionimit të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, duhet të largojë nga drejtimi korrupsionin Berisha, Rama, Meta. Që të tre janë kundër interesit kombëtar dhe politikës amerikane në këtë zonë.

Kurse, shqiptarët që po presin me padurim Reformën në Drejtësi, duhet të bashkohen për të zhbllokuar ecurinë faktike të Reformës në Drejtësi.

Për këtë arsye, duhet të organizohet e të izolohet me protestë të gjallë Gent Ibrahimin, ndaluesi barbar i vijimit të Reformës në Drejtësi.
Korrupsioni i lartë shtetëror tani, këtu, te ky individ, i ka varur shpresat.
Gent Ibrahimi duhet flakur nga posti i kryetarit të KLP! Madje, që të hënën.
Duhet realisht organizim kundër qenies së tij në postin që ka./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë që iu është shitur shqiptarëve, pasi mjeti kryesor për të pastruar politikën nga krimi është vota.

“Qytetarëve u është shitur sikur një reformë e thellë në drejtësi do pastrojë politikën, drejtësia mund të mos bëjë pastrime në politike, por unë mendoj që çdo mjet ka rolin e vet kur bën diçka.

Mendoj që drejtësia është një mjet kirugjikal për të bërë pastrime rregullime. Politika shqiptare ka problem ka një problem rrënjësor dhe të gjerë të korrupsionit dhe mendoj që mjeti i parë është një pastrim me votë. Është një grackë që ia ka shitur qyteraëve këtë gjë dhe duke i thën që vazhdoni në rutinën tuaj, në ato pazaret që bën secili qoftë me votën e vet dhe mënyrën si mendon se ne do zgjedhim 100 gjyqtarë e prokurorë të cilët do bëjnë me dedikim e heroizëm atë që ne si qytetarë refuzojmë ta bëjmë, që me votën tonë të pastrojmë pisllikun nga politika”.

Bojaxhiu shprehet se alternativat krijohen me votë, ndërsa akuzon partitë që e kanë marrë peng vendin.

LEXO EDHE:  Sheiku, vegël e SOROS-it në KLP/ Kunati i Rilindjes “çmend” me pasuri  

“Alternativat krijohen me votë. Këto parti e kanë marrë peng vendin dhe shoqërinë. Po me votë ne ose do të reformojmë këto parti, ose do krijojmë të reja. Mendoj se është e pamundur për t’u reformuar nëse nuk jepen mesazhe të forta me votë dhe ne e kemi provuar që kemi ndëshkuar një palë, por duke qene të ngjashme në nepotizëm.

Ne nuk jemi një shoqëri adoleshente si në vitet ‘90 dhe ishim më të gatshëm për të ndëshkuar një që bënte gabim. Ka ardhur momenti që shoqëria është pjekur e lodhur se nuk është e gatshme të bëjë eksperimente. Jo se qytetarët e duan Ramën, por kreu i opzitës nuk i kënaq.

Reforma në drejtësi mund të bëjë pastrime në mënyrë targetuar të politikës jo në volum”. /abcnews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko: Disa media përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim

Publikuar

-

Nga

Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa aludime filluar ne media nga gazeta Koha Jonë lidhur me marrdhenien e saj me ambasadorin e Luigi Soreca, përfaqësues i BE në Tiranë

Në  Twitter Kuko shkruan “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kërkon referendum/ Koçi: “Presidenti, i menderosur!”

Publikuar

-

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi,  i qenë prezent në emisonin “Pa Protokoll” teksa komentoi qëndrimin e presidentit Meta ndaj ambasadorëve, tha se ky i fundit u shfaq i frikësuar në konferencën për mediat dhe këtë sipas tij e tregoi edhe ngritja e zërit.

“Mua Presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri.

LEXO EDHE:  “Rama i ka orët e numëruara”/ Basha: Nesër do të marrë përgjigjen që meriton

Ishte leximi i një komunikate në një miting.  Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit.

Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi.

Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë“, tha Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE