LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Po shkojmë drejt një epoke të rrezikshme"/ Gorbaçov: SHBA dhe Rusi të ulen urgjentisht në bisedime

19 Tetor 2019, 14:37, Politikë CNA
"Po shkojmë drejt një epoke të rrezikshme"/

Lideri i fundit komunist, Mihail Gorbaçov, ka bërë thirrje urgjente për uljen e kontrollit të armëve bërthamore, teksa shprehet se bota është duke shkuar drejt një epoke të rrezikshme të politikës së militarizuar. Në një intervistë për të përditshmen ?Izvestia?, referuar situatës aktuale politike, Gorbaçov iu ka bërë thirrje Rusisë dhe SHBA-së që të hyjnë në bisedime konkrete për kontrollin e armëve bërthamore.
Udhëheqësi i fundit sovjetik, që vendosi kontrollin në vitit 1980 që ndihmuan në reformimin demokratik të vendit si dhe i dhanë fund Luftës së Ftohtë, komentoi situatën aktuale dy muaj pas prishjes së paktit bërthamor, të cilin vetë ai e kishte nënshkruar në vitin 1987.
?Ka tendenca të rrezikshme ? të gjitha ato në pamje janë të qarta. Do veçoja dy. Ata janë mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar dhe militarizimi i politikës botërore?-është shprehur Gorbachev.
Duke e cilësuar Traktatin e Armatimit Bërthamor si shtyllën më të rëndësishme të stabilitetit strategjik, Gorbaçov është shprehur se SHBA-Rusi duhet të nisin me urgjencë bisedimet pas rënies së këtij traktati.
Megjithëse Gorbaçov këto ditë nuk ka ndikim, pikëpamjet e 88-vjeçarit ende mbajnë peshë tek disa politikëbërës duke pasur parasysh rolin e tij në ndihmën për vendosjen e një kontrolli global të armëve.
?Tani po del që ky traktat ishte shtylla më e rëndësishme e stabilitetit strategjik. Ne kemi nevojë për bisedime në mënyrë që kolapsi i kësaj marrëveshje mos të përkeqësojë kërcënimet për luftë?, tha mes tjerash Gorbachev./ CNA.al

Lajmet e fundit nga