Connect with Us

Plantacion hashashi në pyll/ Pranga tre shqiptarëve në Itali

Kronika

Plantacion hashashi në pyll/ Pranga tre shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi me akuzën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Të arrestuarit janë një 40-vjeçar dhe dy më të rinj në moshë, 17-vjeçarë.

Pas hetimeve karabinierët e Stacionit të Bossolascos  zbuluan një plantacion me hashash në një zonë të pyllëzuar të  San Benedetto Belbo në Itali.

Karabinierët kanë sekuestruar gjithashtu dhe  rreth 55 kilogramë marijuanë të thatë.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ultimatum për deklarimin e pasurisë/ Ervis Martinaj shënjestra e radhës e OFL

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur në Kurbin ku shenjëstra e radhës është shtetasi Ervis Martinaj, banues në Kurbin.

Në një deklaratë për mediat,agjentja bjonde e OFL tha se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtetasit Ervis Martinaj, i cili është nën hetim për vrasje me paramendim.

Gjithashtu formulari pë deklarimin e pasurisë u është dërguar edhe shtetasve A.Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje dhe V.Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh.

Këta individë si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një person është gjendur pa shenja jetë në lagjen nr.18, në qytetin e Korçës.

Mësohet se viktima është shtetasi Ll. K., rreth 60 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Personi i pajetë është gjetur në rrugë, dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Falsifikoi pasaportën/ Arrestohet 30 vjeçarja e shpallur në kërkim

Publikuar

-

Nga

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçare të shpallur në kërkim për falsifikim dokumentash.

Mësohet se shtetasja Sh.A, në vitin 2017 ka falsifikuar pasaportën e saj biometrike
30-vjeçarja është dënuar me masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për veprën penale ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave’.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale./CNA.al

LEXO TE PLOTE