LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Opozita s'është ende gati për të drejtuar"/ Arta Dade zbulon kryeministrin e ri pas largimit të Ramës

19 Tetor 2019, 17:36, Politikë CNA
"Opozita s'është ende gati për të

Ish-Ministrja e Jashtme, Arta Dade, në ?Kjo Javë? teksa kritikonte kryeministrin Rama për qeverisjen e tij është shprehur se gjërat kanë degraduar në një farë mënyre edhe për faj të opozitës. Sipas Dades, ?Ramës i ka interesuar konfliktualiteti politik mes palëve dhe edhe nëse ai largohet nga pushteti, opozita nuk është ende gati të qeverisë?.

Teksa e ka theksuar dorëheqjen e Ramës nga pozicioni i tij si kryeministër si të domosdoshme, ish Ministrja e Jashtme Arta Dade është shprehur se Partia Socialiste i ka të gjitha kapacitetet për të sjell një personalitet të ri në krye të qeverisë.

?Gjërat kanë degraduar, që nga momenti që i kam kërkuar Ramës të japë dorëheqjen, apo nga momenti kur kolegët e mi në parlament do doja të bënin një lëvizje në të mirë të demokracisë. Kam pritur shumë në parlament për ndryshime dhe jam e zhgënjyer. Kam kërkuar që Rama të japë dorëheqjen dhe PS i ka të gjitha kapacitetet, ose i ka pasur para 10 muajsh, që të vinte një kryeministër tjetër. Besoj që ka shumë, që jo vetëm i ka përzënë Rama, sepse ndjehej i kërcënuar prej tyre, që tani s?janë më në PS, por unë do parapëlqeja edhe ekspertë që mbështesin parimet e demokracisë dhe që nuk i mungojnë Shqipërisë. Është për të të ardhur keq që kjo kategori të largohen.

Për fat të keq, Ramës i ka interesuar konfliktualiteti politik. Edhe opozitën e bëj me faj. Rama ndjehet i sigurt, ai mund të qeverisë me gjithë defektet e veta, si asnjëherë, pasi ka një opozitë që nuk e përfill. Mazhoranca duhet të ishte e shqetësuar që nuk ka opozitën në Parlament, sepse ato zonja që janë në Parlament, jo vetëm që nuk kanë qenë të përgatitura, por edhe nuk mund ta bëjnë këtë detyrë?, është shprehur Dade./ CNA.al

Lajmet e fundit nga