Connect with Us

Nuk ka marrëveshje për Brexit/ Jonson i detyruar të kërkojë një tjetër shtyrje nga BE-ja

Bota

Nuk ka marrëveshje për Brexit/ Jonson i detyruar të kërkojë një tjetër shtyrje nga BE-ja

Publikuar

-

Parlamenti britanik ka rrëzuar marrëveshjen e kryeministrit Boris Johnson me BE, për Brexit.

Parlamenti britanik votoi sot me 322 vota pro dhe 306 kundër , duke e detyruar kështu Johnson të kërkojë një tjetër shtyrje të datës për Brexit deri më 31 janar të vitit 2020.

Oliver Letwin, një deputet i cili u përjashtua nga partia konservatore  e Johnson muajin e kaluar, propozoi të refuzohet marrëveshja derisa i gjithë legjislacioni i kërkuar për zbatimin e projekt-ligjit, të miratohet nga Parlamenti.

Johnson tha se është “urgjente” që vendi të kapërcejë bllokimin dhe të “bashkohet”, duke deklaruar se marrëveshja e tij mund të “përçajë politikën britanike”. “Mos na tradhëtoni përsëri”, – tha Johnson duke iu drejtuar laburistëve.

Votimi i sotëm i një marrëveshjeje u zhvillua në një atmosferë të ndezur si brenda parlamentit ashtu dhe jashtë ku me mijra njerëz kishin dalë për të protestuar në Hyde Park, dhe jashtë Parlamentit për të kundërshtuar daljen nga BE./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ky është ''ultimatumi'' për anëtarësimin në BE të Kosovës dhe Serbisë

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë?/ SHBA i vë “vulën”

Publikuar

-

Nga

kriza politike

Shtetet e Bashkuara nuk kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje, shkruan gazeta evropiane, euobserver.

“U takon palëve të krijojnë parametrat e dialogut”, ka thënë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer për euobserver në Bruksel, kur është pyetur për këtë ide.

“Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër”, ka shtuar ai.

“Ne do të dëshironim të shohim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka shtuar mes tjerash ai.

Palmer nuk është përgjigjur në pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë, e cila ka deklaruar se marrëveshja për shkëmbim territoresh mund të destabilizojë rajonin.

LEXO EDHE:  “Seancat plenare të së enjtes”/ Rama kërkon ndjesë për…

LEXO EDHE:  Shehi paralajmëron ndryshime radikale/ Përmbysja e sistemit, nevojë imediate

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.
“Politika amerikane është që nëse të dyja palët mund të punojnë mes vete dhe të arrijnë marrëveshje, ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale”, pati thënë ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018. Ky proces, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirus/ Më në fund të dhëna të detajuara nga Kina

Publikuar

-

Nga

Tek 80 përqind e të prekurve infeksioni është i padëmshëm, të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit. Skepticizmi sidoqoftë mbetet lidhur me saktësinë e shifrave të reja.

Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë (CCDC) publikoi studimin deri tani më të detajuar për koronavirusin. Të dhënat e përftuara mund të ndihmojnë për të vlerësuar saktë, se sa i rrezikshëm është vërtetë virusi COVID-19.

Në analizë janë përfshirë gjithsej 72.314 kartela pacientësh – 44.672 (61,8 përqind) e rasteve të konfirmuara, 16.186 (22,4 përqind) e rasteve të dyshuara, 10.567 (14,6 përqind e rasteve të diagnostikuara klinikisht) vetëm në provincën Hubei dhe  889 raste asimptomatike (1,2 përqind).

Në më shumë, se 80 përqind të rasteve ka pasur një ecuri të butë, 13,8 përqind e të infektuarve janë sëmurur rëndë dhe vetëm 4,7 përqind janë klasifikuar në gjendje kritike.

Sa më i moshuar pacienti, aq më i lartë rreziku

Vërtet të rrezikuar janë kryesisht të moshuarit mbi 80 vjeç. Kuota e vdekshmërisë në këtë grupmoshë është 14,8 përqind. Të prekur janë më shumë pacientët me sëmundje të mëparshme kronike. Në krye qëndrojnë pacientët me sëmundje të sistemit kardio-vaskular, të pasuar nga diabetikët, të sëmurët kronik në sistemin aspirator si dhe ata që vuajnë nga hipertensioni.

Ndërsa të rinjtë janë dukshëm më pak të rrezikuar. Midis moshës 10 dhe 50 vjeç kuota e vdekshmërisë rritet me rritjen e moshës nga  0,2 në 0,4 përqind. Tek 50 deri në 90 vjeçarët kuota e vdekshmërisë është 1,3 përqind. Fëmijët e vegjël deri në nëntë vjeç thuajse nuk janë prekur nga virusi i ri, deri tani në këtë grupmoshë nuk ka pasur raste vdekjesh.

Vdekshmëria është më e lartë tek meshkujt me (2,8 përqind) dukshëm më e lartë se tek femrat (1,7 përsind). Sipas të dhënave të autoriteteve kineze ndërkohë mbi 12.000 vetë janë shëruar prej infeksionit.

Klinikë në Vuhan

Personeli në klinika veçanërisht i rrezikuar

Shqetësues është, se sa i lartë është rreziku për personelin mjekësor në provincën e prekur. Sipas studimit të ri janë infektuar gjithsej 3019 të punësuar në sistemin e shëndetësisë. Prej tyre 1716 raste të konfirmuara. Pesë prej tyre kanë vdekur prej virusit gjatë periudhës së vëzhgimit të këtij studimi.

LEXO EDHE:  Të arrijmë një marrëveshje, Evropa s’përballon dot më çmendurinë “Brexit”

LEXO EDHE:  Nuk shkohet në BE me drogë dhe krim/ Shpërthen Oriola Pampuri

Studimi le të kuptohet, që rënia e numrit të të infektuarve flet për një tendencë në ulje në përgjithësi të kurbës së epidemisë. Sipas këtyre të dhënave për zbehjen e epidemisë ka influencuar pozitivisht edhe ndalimi i lëvizjes nga provinca e prekur Hubei në pjesë të tjera të vendit.

Megjithatë Profesor Dr. Clemens Wendtner, shef i pavionit të spitalit infektiv dhe mjekësisë tropikale në Klinikën e Mynihut Schwabing, i sheh me sy kritik këto të dhëna: “Si mjek kam dyshim, nëse kemi të bëjmë me kthesën e shpresuar në kufizimin e përhapjes së kësaj epidemie. Sipas informacioneve nga Kina atje përkohësisht ka pasur rënie të dispozicionit në diagnostikimin e provuar (RT-PCR) , ndaj kam rezerva lidhur me shifrat e komunikuara të rasteve të konfirmuara PCR të paktën në Hubei. Atje me siguri që nuk janë diagnostikuar të gjithë të sëmurët.”

Sipas Wendtner, i cili drejton edhe njësinë speciale për infeksionet me rrezik për jetën në Klinikën e Mynihut Schwabing, shifrat kineze duhen marrë me rezervë. Ai beson, se ka një “shifër të errët” dhe se numri i pacientëve me COVID-19 në rajonin Hubei me gjasë është shumë i lartë. Kush është ai që shkon në spital tek mjeku, kur ka frikë se do ta vendosin në karantinë dhe nuk mund të largohet nga shtëpia?”

Shqetësim kanë shprehur edhe autorët e studimit të detajuar, që publikoi Qendra kineze për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Profilaksinë lidhur me Koronavirusin COVID-19. Kina duhet të përgatitet për një “rigoditje të mundshme të epidemisë”, kur shumë njerëz në mbarë vendin nga pushimet e detyruara tëkthehen në vendet e tyre të punës./ DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Brexit nuk ishte asgjë, Evropën e pret një vit ”ferri” në 2020-ën

LEXO EDHE:  Brexit nuk ishte asgjë, Evropën e pret një vit ”ferri” në 2020-ën

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE