Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Për tifozët dhe armiqtë qesharakë të Merkel-Macron

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Për tifozët dhe armiqtë qesharakë të Merkel-Macron

Publikuar

-

patozi ne opinion

Nuk duhet ta bastardojmë kurrësesi refuzimin e BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e trajtuar si ndeshje futbolli, ku një pjesë bëhen me Gjermaninë, ndësa të tjerët me Francën.
Vini re se si edhe brenda këtij tifozllëku absurd, sa të paarsyeshëm dhe qesharakë që janë! Sepse ata, që po mallkojnë Macron-in duke e sharë edhe nga gruaja, në fakt duhet t’i ishin atij shumë mirënjohës. Kurse të tjerët, që po e marrin në mbrojtje dhe po e mburrin pa kursim, sot duhet të kishin qenë më të mërziturit prej tij.
Me këmbënguljen e vet për të mos hapur rrugë, presidenti francez i ka bërë tërthorazi një nder qeverisë, por ka dëmtuar qartazi Shqipërinë. Sepse ka bërë të kalojnë në plan të dytë kushtet gjermane të vendosura nga Bundestagu, që e veçonin Tiranën nga Shkupi, në raportet e tyre me Brukselin. Duke i dhënë kështu përparësi problemeve të brendshme mes të mëdhenjve të Bashkimit Europian, gjë që për shqiptarët dhe maqedonët nuk ka ndonjë vlerë të madhe.
Ndërsa Gjermania, në fakt, ka bërë të kundërtën. Sepse ajo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin, por i ka dhënë një dorë Shqipërisë, që ajo të mos ndëshkohej prej qeverisë së saj në rrugëtimin e vet drejt Europës. Në rast se propozimi i zonjës Merkel do të pranohej nga Franca, do të kishte qenë më e lehtë për të dalluar njollat e errëta të qeverisjen problematike të Edi Ramës, në kontrast të fortë me atë të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, problemi real që kemi ne sot nuk janë kundërshtitë për zgjerimin e vendeve anëtare të BE, të cilat po na mbajnë sërish larg Europës dhe vlerave të saj. Sepse ato mund të sheshohen që nesër ose edhe mund të mos zgjidhen kurrë.
Puna është se ne nuk i meritojmë negociatat edhe sikur të gjitha vendet e BE të mos kishin asnjë hall tjetër në këtë botë, por vetëm integrimin dhe anëtarësimin e Shqipërisë. Ndaj edhe në rastin e djeshëm ne ngjasojmë me atë studentin përsëritës, që kthehet i gëzuar në shtëpi për shkak se pedagogët e komisionit nuk janë marrë vesh me njëri-tjetrin për tezat e provimit. A thua se e ka ndritur më përpara dhe kur dihet nga të gjithë se njësoj do të ngelte./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Mero Baze: Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Nga Mero Baze

Në historinë banale që prodhoi presidenti duke dubluar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhur sipas procedurës kushtetuese, duhej një akt që ta stamponte në histori këtë banalitet.

Arta Vorpsi duket që nuk ka talent për humor, por ja arriti që përmes një akti që prodhon më shumë humor, se ligjshmëri, ta noterizojë banalitetin e Ilir Metës.

Dhe ky banalitet ka shumë dimensione.

Dimensioni i parë është profesional. Arta Vorpsi është renditur e para në listën e KED për vakancën e ofruar presidentit dhe Kuvendit.

Presidenti ka refuzuar ta zgjedhë dhe ka djegur afatet e vakancës, çka automatikisht e bën Vorpsin anëtare të Gjykatës. E bën Kushtetuta, dhe jo betimi i mohuar nga Ilir Meta.

Banaliteti i Ilir Metës është që përdor rojet e Presidencës, për mos të lejuar për betim, anëtaren e zgjedhur sipas Kushtetutës. Dhe ky banalitet sot është noterizuar.

Dimensioni i dytë i këtij banaliteti, është politik. Ilir Meta quan njeri politik një pedagoge dhe këshilltare të Gjykatës dhe quan “neutrale” një zyrtare të keqpërdorur politikisht në çdo luftë të Berishës kundër pavarësisë së gjyqësorit.

Nuk po flas për jetën e saj private dhe bashkëjetesën me një zyrtar të PD, se kjo mund të jetë dhe hall, por për keqpërdorimin e saj në luftëra të ndyra politike të pushtetit të Berishës, ndaj institucioneve të drejtësisë.

Falë atyre shërbimeve, ajo ka atë atë biografi politike që ka, pa llogaritur burrin. Atë e ka bonus.

Tani t’i thuash Marsidës e pavarur dhe një pedagogeje pa parti, ekstremiste, thjesht duhet të jesh banal. Dhe ky banalitet sot ka një vulë noteri.

Së treti, ky banalitet është dhe kulturor. Të gjithë llapaqenët e rrjeteve që përgjojnë kë të linçojnë, sot janë bërë humoristë dhe tallen me aktin noterial të Artës, duke na e paraqitur atë si akt që e vet-bën anëtare gjykate.

LEXO EDHE:  Patozi zbulon fatin e PD/Çfarë do ndodhë nëse Basha merr sërish çelësat

LEXO EDHE:  Nga Astrit PATOZI/ KJO QEVERI PO KALBET

Arta Vorpsi është anëtare gjykate nga Kushtetuta. Neni dhe gërma e saj dhe mekanizmi i çbllokimit parashikuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, e bëjnë atë anëtare gjykate.

Presidenti banal i këtij vendi kërkon t’ia mohojë, duke u mburrur se ai ka në dorë, mos ta pranojë në Presidencë të bëjë betimin.

Në fakt, ajo është produkt i një procedure që përjashton vullnetin e presidentit dhe nuk ka pse kushtëzohet nga betimi para tij.

Por për gjithë “humoristët” që sot janë gdhirë konstitucionalistë, ajo u bëka anëtare nga betimi dhe jo nga procedura kushtetuese.

Dhe mendoj se nuk ka tallje më të mirë për të noterizuar dhe banalitetin e tyre kulturor.

Tani është e qartë që Arta Vorpsi është anëtare gjykate sipas kushtutës, por Meta nuk e lejon të hyjë në Presidencë për betim, ndërsa Marsida është “anëtare” gjykate sipas Metës, por që shumica nuk e lë të hyjë në gjykatë se shkel Kushtetutën.

Ky banalitet do mbahet mend nga akti noterial.

Por ne na duhet Gjykata Kushtetuese, dhe për ta pasur atë, kjo procedurë duhet bërë nul për të dyja dhe duhet rihapur.

Ndërkohë, nuk do ishte keq që shumica ta ndryshonte banalitetin juridik të mekanizmit çbllokues që edhe ja heq nga duart presidentit, edhe ja çon pastaj për betim.

Kështu kënaqen të dy palët. Ilir Meta që shtyn dhe dy muaj pa gjykatë dhe ne që shtyjmë dhe dy muaj me gallatë në pritje të gjykatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Basha kthehet pesë vite pas dhe pranon dështimin

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të turit të tij “Shpresë për Shqipërinë” paraditen e sotme është ndalur në Sarandë, ku ka zhvilluar një takim me operatorët turistik.

Basha gjatë fjalës së tij ndër të tjera tha se  do të kërkojë në Reformë të re Administrative.

“Si kryetar i Partisë Demokratike sot dhe nesër me votën e shqiptarëve me përgjegjësitë e qeverisjes do të jetë prioritet rishqyrtimi i rindarjes administrative, i cili do të bazohet tek opinioni i komunitetit. Jo vetëm në llogaritë partiake, të miat apo të Partisë Demokratike, por do të pyeteni ju dhe do të vendosim së bashku ndarjen më të mirë, duke ndjekur praktikat më të mira europiane.”-tha Basha.

Pra, Lulzim Basha është kthyer jo pak, por pesë vite pas.

Në atë kohë, ai refuzoi të merrte pjesë në proçesin e Reformës Administrative dhe nuk nxori asnjë projekt. Thjeshtë refuzoi të bëhej pjesë e proçesit që u drejtua nga Bashkim Fino dhe ish-ministri i Pushtetit Vendor, Blendi Çuçi.

Dolën disa variante, disa projekte dhe në finale u la projekti me 61 bashki. Kritikët e Lulzim Bashës në atë kohë thanë se ai  e ka gabim mospjesëmarrjen në proçes sepse ndarja  administrative do të ndikonte elektoralisht.

Në atë kohë Basha e mohoi dhe tha nuk bëhemi pjesë, ndërsa sot rikthehet pas pesë vitesh atje ku e nisi.

Pra, kërkon të ribëjë ndarjen administrative, kërkon më shumë decentralizim, më shumë bashki.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ndryshimi i sistemit nuk është fare një sport i lehtë

LEXO EDHE:  Intervista e plotë/ Djegia e mandateve, koalicioni PD-LSI në optikën e Astrit Patozit

Ndërkohë nga ana tjetër përballë qëndron Edi Rama i cili i ka kërkuar të diskutohet reforma, por për më pak bashki akoma.

Lulzim Basha thotë se duhet parë Reforma Administrative. Pa diskutim që duhet parë, por çfarë bëri Luli pesë vite?

Pse nuk u bë pjesë e proçesit?

Pse u kujtua tani të rishikojë Reformën Administrative?

A mundet që demokratët dhe shqiptarët të durojnë pa ndalim gafat e Lulit, i cili ka gjashtë vite në krye të opozitës dhe ka bërë vetëm skandale dhe gafa.

Që nga mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, djegia e mandateve, pazaret me Ramën në 2017 që çuan PD-në në humbje katastrofale, humbja e turpshme në zgjedhjet vendore të 2015-ës, mospjesëmarrja në Reformën Administrative, mospjesëmarrja në Reformën në Drejtësi apo edhe Dekriminalizimi i cunguar, për të cilin do të marrë meritat por që ky nuk është proçes i filluar prej tij

Dhe sot jemi përballë këtij fakti. Sërish pranon dështimin dhe kërkon të rikthejë pesë vite pas shqiptarët dhe demokratët sepse Luli në atë kohë po flinte gjumë.

Tani këto kohë është zgjuar, ka marrë një bllok në dorë dhe ka filluar të shëtisë qyteteve të Shqipërisë, por të shohim sesa do të durojë pa gjumë, sepse koha e ka treguar se lodhet shpejt, edhe pse fle gjumë shumë dhe ngrihet vonë./ CNA.al

Basha kërkon Reformë të re Administrative

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Zgjedhja e Besnik Muçit e gabuar”/ Klodiana Lala “godet” Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

gazetarja klodiana lala

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar ngërçin për Gjykatën Kushtetuese përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve . Nga studio e emisionit “Real Story”, ndërsa ka mbështetur deklaratën e Metës se “Kushtetuta nuk i cakton afat Presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të tij”, Lala e ka kritikuar këtë të fundit, duke shtuar se zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  në këtë rast është  emergjente.

“Në momentin që vajtën listat tek Presidenti dhe Kuvendi, ligjit thotë që i takon radha Presidentit së pari, pastaj Parlamentit dhe së fundi Gjykatës së Lartë, që nuk është ngritur ende. Në lexim, germë për germë, të ligjit, Presidentit nuk i jepet afat. Referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës, Presidenti nuk mund ta shtyjë pafund çështjen. Në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve, pasi janë një sërë çështje që duhet t’i shqyrtojë kjo gjykatë. Në tentativë për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të pasur sa më shumë anëtarë, filluan lojën”, tha Lala.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ NJË KËSHILLË FALAS PËR HALLIN E EDI RAMËS

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ NJË KËSHILLË FALAS PËR HALLIN E EDI RAMËS

Ndërkaq, referuar përzgjedhjes së anëtarit të parë të kushtetueses, Besnik Muçi, gazetarja ka vijuar me kritikat e saj duke u shprehur se Muçi nuk e ka kaluar akoma Ligjin e Vettingut.

“Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet”, u shpreh gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE