Connect with Us

Negociatat, vetëm pas përmbushjes së 9 kushteve të Bundestagut Gjerman

Politikë

Negociatat, vetëm pas përmbushjes së 9 kushteve të Bundestagut Gjerman

Publikuar

-

Politikani Genc Pollo ish-deputet e ish-Ministër i PD shpreson në vendimin pozitiv të Këshillit Europian në pranvererën e vitit 2020. Ai nuk shikon rrezik të rritjes së ndikimit në Shqipëri të Rusisë, Kinës apo Turqisë.

Genc Pollo (Privat)

DW:  Z.Pollo, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kryeministri italian, Giuseppe Conte e quajtën gabim historik mungesën e vendimit nga Këshilli Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju si mendoni?

Genc Pollo: Të gjithë ne do të kishim dashur që Këshilli Europian të kishte vendosur pozitivisht. Pasi kështu do të hapej një faze e re dhe procesi i negociatave me Komisionin Von Der Leyen do të ishte shumë i dobishëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Efektet e një vendimi pozitiv në drejtim të forcimit të shtetit ligjor dhe në përgjithësi të Kritereve të Kopenhagenit do të ishin të dobishme edhe për vetë Bashkimin Europian. Për fjalën “historik” nuk di çfarë t’ju them. Njoftimi zyrtar është se BE do të mblidhet në nivel të lartë për të shqyrtuar mundësinë e negociatave me dy vendet tona në pranverën e vitit 2020. Pra, pas gjashtë muajsh mund të ketë një shans tjetër. Dëshiroj të shpresoj në lajme të mira.

Të njëjtën dëshirë, që ju sapo e thatë kanë patur edhe kryeministrat e 25 vendeve anëtare të BE, që këmbëngulën për një vendim pozitiv, hapjen e negociatave. Le t’ju sjell në vëmendje dy argumentat e tyre kryesorë pro hapjes: kredibilitetin e BE dhe veҫoritë gjeo-strategjike të rajonit, përfshirë edhe rrezikun e rritjes së ndikimit të Rusisë, Kinës apo Turqisë. A shihni ju pasoja negative ne këto dy drejtime?

Genc Pollo: Po filloj nga e dyta dhe po flas vetëm për Shqipërinë, vendin tim. Shqetësimi i penetrimit apo rritjes së ndikimit në Shqipëri nga Fuqi të Treta nuk ka bazë. Popullsia jonë është masivisht proeuropiane, properëndimore dhe klasa politike e reflekton përgjithësisht këtë, të paktën retorikisht. Tek ne, prania ekonomike aktuale e ndonjë faktori të tille ende nuk justifikon shqetësimin e shprehur nga disa në Bruksel, se “mund të biem në prehrin e ndonjë (ish) perandorie tjetër”. Bezdisëse eshtë afërsia personale e Edi Ramës me figura ekstra europiane, por gjithsesi orientimi i përgjithshëm shoqëror nuk e ndryshon dot një kryeministër  problematik.

Sa për kredibilitetin e BE, për mendimin tim, ai nuk dëmtohet nga kushtet e arsyeshme dhe nga këmbëngulja për zbatimin rigoroz të tyre. Shikoni sa me gëzim janë mirëpritur në opinionin publik shqiptar kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman me nismën e deputetëve të CDU/CSU-së! Nga ana tjetër mbyllja e syve, sidomos nga ekzekutivi i BE-së para problemeve reale të vendit, nuk ka qenë e favorshme për kredibilitetin e BE. Heshtja e gjatë para problemeve të drogës, zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit, përfshi edhe institucionet e reja të drejtësisë, nuk ka ndihmuar një Shqipëri europiane. Ndoshta shkak ka qenë fiksimi me stabilitetin, ndoshta dëshira për zgjidhje sempliste për problemet e pambyllura, ndoshta tjetër gjë; por nuk ka ndihmuar!  Shpresoj shumë që Komisioni Von Der Leyen do të rifreskojë qasjen ndaj zgjerimit me fokus sidomos në shtetin ligjor. Këtë kanë kërkuar edhe vende si Franca, dhe sot kancelarja Merkel e ka përkrahur fort këtë ide.

Ka dy vektorë në kundërshtimin e Frances, Hollandës dhe Danimarkës. Njëri është përqasja e re që kërkon Franca nga BE për zgjerimin; tjetri është që  Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nuk janë gati. Cili nga te dy mendoni se ka patur peshën kryesore në mosmarjen e vendimit nga Këshili Europian?

Genc Pollo:  Unë shoh dy vektorë diku tjetër: në rast vendimi pozitiv, një vektor për Shqipërinë që negociatat i hapen faktikisht vetëm mbasi ka përmbushur 9 kushtet e Bundestagut Gjerman dhe jo më parë se të paktën një vit. Si dhe një vektor për Maqedoninë e Veriut që do të marrë direkt datën e negociatave. Ndërkohë në thelb unë nuk dalloj ndryshim të madh midis qëndrimit gjerman, italian, francez apo danez. Me të parin vendoset në parim pro negociatave, por ato hapen realisht, kur të plotësohen kushtet; me të dytin plotësohen fillimisht kushtet dhe pastaj merret vendimi për fillimin imediat të negociatave.

LEXO EDHE:  Bushati shigjeton opozitën/ Keqardhje për reagimet, pasqyrë e kulturës së dëshpërimit

Zhurma e ekzagjeruar për mosmarrëveshje nuk lypset të mjegullojë këtë realitet. Ndërsa rishikimin e metodologjisë së zhvillimit, si ju thashë më lart, e shoh me shpresë. Shpresoj që Komisioni Von Der Leyen do të niset edhe nga mangësitë e gabimet me Shqipërinë për të arritur një përmirësim radikal. Dhe meqë përmendët Hollandën, ku njerëzit kanë namin se flasin troç e përtej taktit: lexova se kryeministri hollandez, Rutte deklaroi pas samitit se folëm gjatë për Shqipërinë dhe problemet e saj si p.sh. ndarja e pushteteve. Një problem i madh vërtet që nuk mund të tolerohet më.

Z.Pollo, po këmbëngul në pyetjen se kur e shihni te mundur që BE ta konsiderojë hapjen e negociatave si me Shqipërinë, ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut?

Genc Pollo: Nuk dëshëroj ta shoh kohën e hapjes së negociatave sikur të varet thjesht nga kancelarja gjermane Merkel, Presidenti francez, Macron apo liderë të BE. Kjo varet nga ne; sa do të jemi në gjendje të zgjidhim problemet, që të përmbushim si duhet nëntë kushtet gjermane. Dhe pyetja njëqindmilionshe është a mund të zgjidhen këto probleme me qeverinë që i ka shkaktuar ato?

Intervistoi: Ani Ruci

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta paralajmëron protestë/ Mesazh të koduar Ramës: Të bëjnë gati poture të gjera

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo ditë do të ketë detaje të reja për grushtin e shtetit.
Gjatë fjalës së tij Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars, në Bulevardin dëshmorët e Kombit për shpartallimin e grushtit të shtetit.

“Do ta marrim me qetësi çmonitmin e plotë të grushtitë të shtetit. Nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetëm por e pamposhtur dhe e paetur e mbrojtes së Kushtetutës, nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë për shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do bëj thirrje për të shpartalluar grushtin e shtetit. Ju presim pasdite në Bulevard se do jap fjalën se shumë shpejt falë popullit nuk do të ketë vetëm një institucion që është vetëm presidenti por të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit”, tha Meta.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij me një mesazh i cili duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama: “Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whatsapp të porosisin poturet e gjera”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta zbulon faktet e rënda/ “Gjysmë-parlamenti” dhunoi Kushtetutën, ideatori është Rama

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish sot në një deklaratë të jashtëzakonshme për mediat, ku ka vijuar të hedhë akuza në drejtim të mazhorancës, për të cilën thotë se po përgatit grusht shteti.

Meta akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, të cilin e cilësoi si ideator dhe ekzekutor të grushtit të shtetit.

“Edi Rama është ideatori dhe ekzkekutoi i këtij grusht shteti. Do jetë ai që do të mbajë përgjegjësi dhe do të përgjigjet para drejtësisë së re, pas bllokimit të këtij grusht shteti”-tha Meta.

Më tej, ai ironizoi edhe Kuvendin e  Shqipërisë, të cilin e cilësoi si “gjysmë-parlamenti”.

Sa i takon miratimit të ligjit që shmang presidentin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Meta tregoi disa fakte, që sipas tij tregojnë se Kuvendi ka gënjyer.

“Gjysmë-Kuvendi, i cili njihet për gënjeshtra, thotë se për të bërë betimin e gjyqtarëve nëpër kafene, ose tek Lana, thotë se ka marrë miratimin edhe nga KED, nga Komitetit Shqiptar të Helsinkit, nga Shkolla e Magjistraturës etj.

LEXO EDHE:  Do dalë “tym i bardhë” nga negociatat/Kur pritet të ndodhë

LEXO EDHE:  “Koha të hapen negociatat”/ BE mesazh të fortë qeverisë dhe opozitës

Këto përgënjeshtrohen nga vetë Dvorani, i cili thotë se nuk ka marrë asnjë kërkesë për të dhënë opinion për këtë çështje. Këtu e duartrokas.

Këtu ka një tjetër gënjeshtër, të deputetëve që dhunojnë kushtetutën dhe popullin shqiptar, ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë çështje.

Po ashtu edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një pjesë e deklaratës thuhet: Duke patur në konsideratë aktin se këto nisma prekin dy ligjë të rëndësishme, Komiteti Shqiptar i Helsinkit sugjeron që këto projekte ti nënshtrohen një konsultimi të gjërë me Presidentin, ILD, shoqatat e gjykatësve, etj

Lidhur me këtë propozim , KSHH vlerëson se ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formën e shtruar, pasi betimi kërkon prezencën fizike të personit që betohet se do zbatojë ligjin dhe Kushtetutën, atributet që Kushtetuta i ka caktuar një organi, nuk mund ti jepen një tjetër organi”-tha ndër të tjera Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta shigjeton ndërkombëtarët/ Kanë vite këtu, e s’duan të kuptojnë

Publikuar

-

Nga

Në konferencën për mediat ku sikundër u shpreh do të denoncojë provat e reja për grushtin e shtetit që po përgatitet në vend me ligjin për betimin e gjyqtarëve, presidenti Meta ka shigjetuar edhe ndërkombëtarët.

Meta, ndërsa kërkoi ndjesë për vonesën, tha se zhvilloi një takim me ambasadoren e re të Kanadasë në vendin tonë, të cilën e ka informuar për situatën e demokracisë në vend.

Më tej, ai nuk la pa shigjetuar ambasadorët e akredituar në vendin tonë.

LEXO EDHE:  Bundestagu gjerman: T’i jepet fund vdekjes në Mesdhe

LEXO EDHE:  Meta sulmon ndërkombëtarët/ Negociatat nuk hapen me qoka

“Isha në një takim me ambasadoren e Kanadasë,e cila ishte e interesuar për demokracinë në Shqipëri. Jam i lumtur që e nis bisedën me demokracinë. Koha vajti më gjatë se duke folur për ‘role of laë’, dhe zonja nuk po kuptonte dot gjë, dhe i thashë të takoj gazetarët se ka kolegë të tjerë që kanë vite këtu dhe s’duan të kuptojnë” u shpreh Meta.

LEXO TE PLOTE