LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Manjani leksion Ramës pas "jo-së" / "Dielli ynë lëshoi dritën në Maqedoni"

19 Tetor 2019, 13:28, Politikë CNA
Manjani leksion Ramës pas "jo-së" / "Dielli ynë

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas konferencës së djeshme të kryeministrit Rama, për shpjegimin e ?jo-së? së BE-së shqiptarëve. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa komenton pozitivisht qëndrimin e Zaev për largimin nga qeveria pas vendimit negativ për çeljen e negociatave, Manjani ka shigjetuar kryeministrin Rama duke thënë se: ?Zaev është politikan i përgjegjshëm para popullit të tij?Nuk u kthye në Shkup të tregojë përralla me gjermanë e francezë, por dha dorëheqjen dhe fton popullin të vendosë.?

?Për Zaev nuk kam ndonjë respekt. Përkundrazi, pas përgjimit kurth që i bënë humoristët Ukrahinas, më krijoi një ndjesi neverie me mënyra si fliste e impostohej si leader i madh rajonal.

Por është politikan i përgjegjshëm para popullit të tij. Mori përgjegjësi politike megjithëse Maqedonia ishte për negociata pa kushte me BE. Nuk u kthye në Shkup të tregojë përralla me gjermanë e francezë, por dha dorëheqjen dhe fton popullin të vendosë.

Kam idenë se do jetë fitues në zgjedhjet e parakohshme, sepse në fakt popujt e dinë ta vlerësojnë përgjegjshmërinë në politikë.

Këtu tek ne doli vërtetë dielli, por dritën e ka lëshuar në Maqedoni… Me këtë dritë rriten specat e perimet atje të hamë ne këtu dhe i shesim pordhë europiane njëri-tjetrit…

Nuk është me të thënë jo! Është me të dhënë kjo punë! Lum kujt ja ka dhënë perëndia virtytet e punës, mirnjohjes, përuljes dhe përgjegjësisë.

Doli dielli posi! Doli bashkë me brengën…?, shkruan Manjani./ CNA.al

Lajmet e fundit nga