Connect with Us

Kërcënimi me bombë ndaj gjyqtarit të Korçës/ Reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve  

Kronika

Kërcënimi me bombë ndaj gjyqtarit të Korçës/ Reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve  

Publikuar

-

Pas kërcënimit për bombë që u bë pak ditë më parë në adresë të gjyqtarit të Korçës,  Markelian Kuqo, nga një person i dënuar, ka ardhur reagimi i fortë i Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve.

Në një deklaratë zyrtare, Shoqata e Gjyqtarëve shprehet se “Ngjarje të tilla, jo vetëm cenojnë ushtrimin në mënyrë të rregullt dhe efiçente të detyrës nga ana e gjyqtarëve por krijojnë edhe një pështjellim në jetën private dhe familjare të tyre. Nga ana tjetër, kur precedentë të tillë të rrezikshëm, shoqërohen me mosreagimin e organeve kompetente për ndjekjen dhe hetimin e tyre, situata bëhet akoma edhe më të rëndë e shkurajuese për trupën gjyqësore, për kryerjen e misionit të tyre fisnik të dhënies së drejtësisë.”

Po ashtu Shoqata e Gjyqtarëve apelon të gjitha organet kompetente që të veprojnë me shpejtësinë dhe përgjegjësinë e duhur, me qëllim që personat të cilët qëndrojnë pas ngjarjeve të tilla, të marrin përgjigjen e duhur ligjore e ato të mos përsëriten më në të ardhmen.

“Gjithashtu, kjo shoqatë fton aktorët politikë, dhe në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, që të tregohen më të përmbajtur në raport me deklaratat dhe qasjen e tyre ndaj pushtetit gjyqësor. Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe organeve të tjera të ngarkuara, që në zbatim të detyrimeve të nenit 20 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” si dhe akteve nënligjore të dala në bazë e për zbatim të tij, të vlerësojnë situatën me seriozitet dhe të marrin të gjitha masat duhura për mbrojtjen e gjyqtarit në fjalë.”-përfundon deklarata e gjyqtarëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Kush është Ervis Martinaj i përfshirë në vrasjen e ish-bllokut

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë.

Kujtojmë se Ervis Martinaj, u arrestua për ngjarjen e 4 tetorit 2018 në zonën e ish-bllokut, ku edhe vetë ai mbeti i plagosur ndërsa miku i tij, Fabjol Gaxha, u vra, dhe u lirua pas shtatë muajsh në qelinë e burgut 302, në maj të vitit 2019, nga gjyqtari Artan Gjermeni, dhe një muaj më pas edhe me vendim të Gjykatës së Apelit që “vulosi” lirinë e tij kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra.

Në maj 2019 Ervis Martinaj është liruar nga paraburgimi 302 në Tiranë pasi prokuroria nuk është në gjendje të mbajë për një kohë të gjatë të izoluar për shkak se akuza nuk kishte provat e mjaftueshme, që do të përligjnin mbajtjen e Martinaj në qeli.

LEXO EDHE:  Deklarata tronditëse/ Zbulohet zinxhiri kriminal në pushtet

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës me “dëshmitarin X”/ Përgjigjet “flakë për flakë” PD

Ervis Martinaj ka qenë i njohur në fushën e lojërave të fatit ku ka pasur edhe një kasino “King Casino”, të themeluar në vititn 2011 dhe në prill të vitit 2012 e zgjeroi rrjetin edhe me kompaninë e basteve sportive “Albania Baste Live”. Në vitin 2013, një kompani e tretë lojërash fati u regjistrua në QKB në emër të nënës së 36-vjeçarit, nën emrin tregtar “Eurovis”, e cila është aktive, por jo më për bastet sportive por për shërbime të tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ultimatum për deklarimin e pasurisë/ Ervis Martinaj shënjestra e radhës e OFL

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit është zhvendosur në Kurbin ku shenjëstra e radhës është shtetasi Ervis Martinaj, banues në Kurbin.

Në një deklaratë për mediat,agjentja bjonde e OFL tha se i është dërguar formulari i deklarimit të pasurisë shtetasit Ervis Martinaj, i cili është nën hetim për vrasje me paramendim.

Gjithashtu formulari pë deklarimin e pasurisë u është dërguar edhe shtetasve A.Kaçorri nga Tirana, i dënuar në Itali për vrasje dhe V.Kaçorri me banim në Tiranë, i dënuar në Itali vrasje trafik armësh.

Këta individë si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Balla tregon çfarë fshihet pas sulmeve të PD-së

LEXO EDHE:  Aleati i drejtohet Bashës/ Turp që merreni me fatkeqësinë e një aksidenti!

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Po në përmbushje të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ, OFL vijon veprimet e pandërprera, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe, duke kryer veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një person është gjendur pa shenja jetë në lagjen nr.18, në qytetin e Korçës.

Mësohet se viktima është shtetasi Ll. K., rreth 60 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Personi i pajetë është gjetur në rrugë, dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

LEXO TE PLOTE