LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Jo"-ja për negociatat/ Balliu: Rama i marrë peng nga trafikantët, prandaj s'jep dorëheqjen

19 Tetor 2019, 18:34, Politikë CNA
"Jo"-ja për negociatat/ Balliu: Rama i marrë peng nga

?Jo?-ja për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe deklarata e kryeministrit Zaev për të dhënë dorëheqjen pas këtij vendimi, ka kthyer gjithë sytë nga kryeministri Rama. Teksa shënjat e fundit tregojnë qartë se një dorëheqje vullnetare e Ramës nuk ka për të ndodhur, vijojnë kritikat ndaj kryeministrit  duke i kërkuar dorëheqjen nga posti i tij.

Në vijueshmëri të kërkesës së disa muajve tashmë të opozitës mër largimin e Ramës nga pushteti, ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ka shfrytëzuar edhe njëherë dështimin në rrugën e integrimit për të treguar se pse kryeministri duhet të largohet nga qeverisja e vendit.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa bën një ballafaqim midis Zaev dhe vendimit të tij për të dhënë dorëheqjen dhe Ramës, Balliu tregon ?diferencën mes një kryeministri të kapur edhe një të pakapur?.

Sipas Balliut, nëse “Zaev dorëzon detyrën sepse nuk i trembet drejtësisë dhe votës së qytetarëve, Rama s’mund ta bëj këtë sepse është i marrë peng nga trafikantët.”

?DIFERENCA MES NJË KRYEMINISTRI TË KAPUR DHE NJË TË PAKAPUR

Dështimi në rrugën e integrimit tregoi dhe një tjetër fatkt.

Zaev dorëzon detyrën e Kryeministrit dhe kërkon zgjedhje të parakohshme. Zaev e bën këtë i qetë sepse ai nuk i trembet drejtësisë dhe votës qytetare.

E kundërta ndodh me Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Edvini nuk pranon dorëheqjen dhe dorëzimin përballë drejtësisë.

Edvini nuk pranon të ballafaqohet me elektoratin, sepse ai di vetëm ti vjedhë zgjedhjet. Rama është kapur në përgjime në vjedhje votash, është kapur me presh në duar në mega afera korruptive, me arrestime antiligjore ndaj qytetarëve, ndaj smund të japë dorëheqjen.

Edvini e di shumë mirë se po iku nga pushteti e mban larg drejtësisë.

Fakti që Edvini nuk jep dorëheqjen tregon kapjen e qeverisë nga krimi, droga, mafia. Rama është i marrë peng nga trafikantët ndaj nuk mund të japë dorëheqjen?, shkruan Balliu./ CNA.al

Lajmet e fundit nga