Kronika
“Ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar”/ Nëna me tre fëmijë tregon si i shpëtuan mrekullisht flakëve

Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e pestë të një banese sociale në Tiranë.
Mësohet se në banesë kanë qenë çifti i bashkëshortëve dhe 3 fëmijët e tyre, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht dhe pa lëndime.
Ndërkohë, nëna e 3 fëmijëve, banesa e të cilës u shkrumbua nga zjarri, deklaron se “Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar kur pamë tymin dhe flakët. Zjarri ra tek kuzhina”.
Gruaja tregon për gazetaren e “BalkanWeb” Aurora Golemi se zjarri kishte rënë si fillim në kuzhinë e më pas u përhap në të gjithë banesën.
Ajo tha se burri i saj kishte shkelmuar derën e apartamentit, pasi ishte bllokuar. Mes të tjerash nëna e 3 fëmijëve (me i vogli 6 muajsh) apelon për ndihmë, pasi gjithçka që kishte iu dogj.
“Ne ishim në gjumë dhe u ngritëm të tmerruar. Se pash orën fare me vrap kam ikur. Zjarri ra tek kuzhina..kam 4 vjet që jetoj aty. Njëherë ka pasur defekt e ka rregulluar babi im. U dogj gjithçka, s’kam asgjë tjetër tani. Tani shpresoj që të na ndihmoj bashkia. Atë mall që kisha lart, me ato haja bukë. Dhe ato u dogjën. Do ngel kështu tani…(tregon duart)”, rrëfen e tronditur gruaja.
Lajme të Rekomanduara:

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet...

“Dosja “Santo”/ Artan Hoxha thirrje të fortë SPAK-ut: Heto nëse ke kurajo!
Gazetari investigativ Artan Hoxha i bën thirrje SPAK që ti japë drejtim dhe të vendosë në lidhje me dosjen e vrasjes së bankierit Artan Santo...