LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Është pengesa e vetme për integrimin”/ Kryemadhi sulmon ashpër “njeriun e saj special”

19 Tetor 2019, 09:29, Politikë CNA
“Është pengesa e vetme për integrimin”/ Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të forta pasi BE nuk arriti në një unanimitet për të hapur negociatat për Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama të cilin e cilësoi si përgjegjës dhe pengesë kryesore për bllokimin e rrugës europiane të shqiptarëve.

?Me Edi Ramën, integrimi në Bashkimin Europian është një objekt i pamundur dhe ëndërr e parealizuar. Shqipëria nuk mund të jetë peng i Edi Ramës. Dorëheqja e tij do të ishte reflektimi më i vogël.

Shqip e duan Europën, dhe duan të jetojnë me standardet e saj. Shqiptarët e kanë të qartë se pengesa e vetme është Edi Rama. Dështimi i Ramës është personal, i fokusuar vetëm te ai, i cili rrënoi të ardhmen e shqiptarëve, i grabiti ata, u pasurua në kurriz të tyre dhe largoi mijëra shqiptarë nga Shqipëria?-tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Por, çuditërisht Monika Kryemadhi duket se e paska harruar që Edi Ramën e solli vetë ajo në pushtet së bashku me Ilir Metën, dhe se për më tepër ai është edhe ?njeriu special?, i kryetares së LSI-së.

Për më tepër lexoni linkun më poshtë:/ CNA.al

Video/ Zbulohet mashkulli special i Monika Kryemadhit

Lajmet e fundit nga