Connect with Us

Dështimi për negociatat/ Ish kryeministri zbulon se çfarë po ndodh me Ramën

Politikë

Dështimi për negociatat/ Ish kryeministri zbulon se çfarë po ndodh me Ramën

Publikuar

-

Këshilli Europian i tha “JO”  hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas këtij vendimi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dha dorëheqjem ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama duhet se “po përgatitet për festë”  sipas ish kryeministrit Sali Berisha.

Berisha me ironi ka bërë dhe disa dallime midis Zaev dhe Ramës, ndërsa shkruan se Rama po përgatit festën sepse u kundërshtua nga katër vende dhe ndihet i privilegjuar, ndërsa Zaev shkon në zgjedhje të parakoshmne sepse u kundërshtua vetëm nga një vend.

Postimi i plote

Disa dallime midis Zaevit dhe Edvin Mafise!

Miq, Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonise se Veriut vendosi te shkoje ne zgjedhje kurse Edvin Mafia po pregatit festen e fitores ne Bruksel.

Pse Zaev shkon ne zgjedhje dhe Edvini pregatit festen?

Zaev shkon ne zgjedhje sepse:
Maqedonia e Veriut u kendershtua vetem nga nje vend i BE kurse Shqiperia u kundershtua nga kater vende. Prandaj Edvini ndjehet i privilegjuar dhe do festoje.

Zaev nuk mund te festoje sepse nuk ka Surrel as dhe pallat ne paje, as Xibrake apo vellaçko Olsi dhe aq me teper nuk eshte nje narkoshtet, ai nuk ka ERTV as dhe Karlo Malavite apo Arben Malavite ndaj Zoranit i duhet: marrsh dhe ne zgjedhje.
Kurse Rama ka saraje ne Surrel, ka pallat pa asnje fature, ka Xibraken dhe vella Olsin dhe fabriken mielli i Partise, ka ERTV, Karlo e Arben Malavite, ehu sa shume madje edhe ABi dhe Ki Bi etj etj, ndaj dhe zgjedhjet jane haram dhe duhet te festoje dhe vetem te festoje!

LEXO EDHE:  Rama me xhinse dhe pa kollare në Kosovë/ I kërkon falje Mustafës për veshjen joprotokollare

Zaev nuk mund te festoje sepse nuk ka narkoshtet, nuk eshte qender boterore e organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes, Azise, Lindjes se Mesme si Edvini, nuk ka kellqe si homologu i tij per te qene lider global i droges. Zgjedhje dhe vetem zgjedhje duhet te beje ai.
Ndersa Rama ka meriten historike se ka ndertuar narkoshtetin e vetem ne Europe dhe vet si asnje tjeter eshte lider global madje njekohesisht i Kokaines, Heroines dhe Hashashit.

Keshtu qe ai ka te drejte te oranizoje festen me madheshtore te kurorezimit te tij ‘Mbret i Droges’.
Zaev duhet te shkoje ne zgjedhje se ai nderton autostrada me 3-4 milione euro km, atij nuk ja mban te ndertoje si Edvini zgjerim autostradash me 24 milione km.

Ndaj miq, zgjedhjet qe per Zaev jane pergjegjshmeri, ndershmeri dhe shtetari, per Edvinin jane thjeshte humbje kohe, marrezi ndaj dhe po pregatit festen e kulmit te tij historik dhe me te ftuar historik! sb/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“GJK dhe Gjykata e Lartë në duart e një personi”/ Juristi i njohur zbardh prapaskenat e politikës

Publikuar

-

Nga

“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nuk janë numrat për funksionimin e saj”, kështu është shprehur gjatë një bisede në studio juristi Sokol Azizi.

Sipas Azizit, nuk është respektuar radha për përzgjedhjen e anëtarëve të kushtetueses, ndërsa qeveria ka gjetur justifikimet e duhura për ta ndërlikuar situatën me çështjen e afateve prekluzive.

Duke e shpjeguar në mënyrë të thjeshtuar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve , për Azizin, kjo tentativë e fundit, për përzgjedhjen e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese, duke mos respektuar normat ligjore është tregues i qartë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë po tentohet të kapen nga dora e një personi.

“Gjërat janë më të thjeshta sesa i komplikojnë këta. Është një drejtëz në të cilin qëndron Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, nga e cila pritet të dalin nga 3 përfaqësues për secilin. Secili sipas rradhës, nuk kanë pse lodhen së tepërmi me politikë për afate prekluzive.

Radhën e kishte Presidenti e bëri, radhën e ka tashmë Kuvendi dhe më pas Gjykata e Lartë.

I drejtohet kushtetuesja Gjykatës së Lartë për anëtarë, nëse nuk ka kthehet përgjigje përmes kancëlarit.

Këto janë gjëra të shkruara në Kushtetutë. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punë më pas me firmën e Presidentit.

LEXO EDHE:  Kush “i vuri bombën” në farmacinë e babait të Saimir Tahirit? / Ja si përgjigjet Rama

LEXO EDHE:  Ramën e pushton ankthi/ Nga frika mbron Tahirin

Tani si është proceduar: zgjodhi Presidenti, zgjedh Kuvendi 2 anëtarë. Po ku është parë kjo? Nejse këta i gjëjnë edhe argumentat për ta mbështetur këtë veprim, padyshim që i gjejnë, por kjo nuk është çështja.

Problemi nuk është se ekspertët e huaj janë më të mirë se shqiptarët.

Këta kanë prodhuar një ligj që mjafton ta lexosh e kupton. Pastaj afatet prekluzive janë 5 ditor 30 ditor dhe ta gëzojmë gjykatën kushtetuese.

Nëse në këtë çështje jemi të drejtpërdrejt, kjo do të ndihmonte edhe mazhorancën.

Vendosja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në duart e një njeriu, tashmë është një fakt i padiskutueshëm.

Sot Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk ekziston, Gjykata Kushtetuese është në dorë të mazhorancës, opozita është inekzistente, njerzit janë në hall, ky është i gjithë problemi. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nga 9 anëtar zgjidhen 6. Dhe nëse njëri nga këta del nga çështja, nuk formohet kuorumi i duhur për të trajtuar këtë çështje. Nuk janë numrat për funksionimin e saj”, është shprehur juristi Sokol Azizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banorëve të “Unazës së re” , ku tregoi dhe një foto ku gjysma e një godine ishte legalizuar  dhe gjysma tjetër jo, ka ndërhyrë Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke hedhur poshtë pretendimet.

Në një lidhje me emisonin “Opinion” Lame u shpreh se ligji është votuar që nga koha e Berishës dhe se qytetarët kanë abuzuar duke bërë legalizime të jashtëligshme, ose jashtë limitit të kohës.

“Gjysëm të vërtet nuk bëjnë një të vërtetë. Duhet të dijë kur është bërë leglizimi i asaj ndërtese.

Nëse legalizimi i atij gjysmë objekti është bërë para viti 2013, se unë e kam thënë disa herë, janë bërë disa legalizime të jashtëligjshme ose jashtë limitit të kohës. Për çdo objekt ka një arsye.

LEXO EDHE:  “Vizita e Ramës në Beograd kërcënim për BE-në”

LEXO EDHE:  Rama me xhinse dhe pa kollare në Kosovë/ I kërkon falje Mustafës për veshjen joprotokollare

Projekti fillestar i Unazës ka qenë më i ngushtë dhe më pas, në kohën e zotit Berisha, projekti u zgjerua. Është e vështirë për qytetarin ta kuptojë nga telefoni.

Nga kopshti Botanik tek pallati me shigjeta hapësira ishte në rregull, pjesa tjetër ishte e ngushtë dhe  u vendos që të ndryshohej projekti. Kjo u shfrytëzua dhe u bënë legalizime të paligshme muajt pak para se ndryshohej projekti” thekoi Lame në “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dhunuan invalidin dhe një tjetri i thyen kockat e këmbës”/ Klevis Balliu flet me emra

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje me emisionin “Opinion” ka mohuar se gazi lotësjellës është hedhur nga banorët e Unazës, vepër për të cilën policia shoqëroi dhe 13 persona.

Sipas Balliut, ka qenë policia ajo që i ka goditur banorët me gurë, ndërsa u shpreh se kush flet kundër banorëve është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i kane bërë.

LEXO EDHE:  Tahiri dhe Rama të inkriminuar/ Ja apeli opozitës për Prokurorinë

LEXO EDHE:  Tahiri dhe Rama të inkriminuar/ Ja apeli opozitës për Prokurorinë

Kush flet për ta sot është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri. Arta Marku nuk ka thirrur qoftë një njeri që të merret me këtë çështje nga kaq muaj. Tenderi ri i Salillari është në shkelje flagrante të ligit.

Këtu kemi një banesë, njëra pjesë që është një qytetari është e legalizuar dhe tjera e palegalizuar. Më thuaj tani, kujt do ja japësh parat? Edhe atij me letra edhe atij pa letra i ke hedhur gaz lotësjellës sot?” u shpreh Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE