LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështimi i negociatave/ Arta Dade i hakërrehet Ramës: Vëri gishtin kokës, s’ka faj Macron

19 Tetor 2019, 16:13, Politikë CNA
Dështimi i negociatave/ Arta Dade i hakërrehet Ramës: Vëri

Ish deputetja socialiste Arta Dade, ka komentuar vendimin negative për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave.

E ftuat në emisionin ?Kjo Javë? në News 24, Dade u shpreh se Shqipëria nuk i ka përmbushur detyrat e shtëpisë për t?u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Sipas saj ?JO-ja? për Shqipërinë nuk kishte të bënte me problemet e brendshme të BE, pasi sipas saj, probleme Evropa ka pasur edhe në vitet, kur janë hapur negociatat për Serbinë apo Kroacinë.

?Më duket se është një shtyrje më tepër se një ?JO?. BE është i interesuar për stabilitet në fqinjësinë e tij. Prej më shumë se 20 vite është investimi i BE në rajon, aq më tepër për Shqipërinë.

Nuk besoj se është momenti që ne të tregojmë me gisht Francën, në fakt pati dhe vende të tjera, që e kanë përgatitur Shqipërinë, dhe politikanët, si Holanda, Danimarka, por edhe vende të tjera, kur u diskutua që Maqedonisë t?i jepej shansi dhe Shqipëria të mbetej në klasë.

Jam dakord që ka problematikën e vet BE, por edhe vitet e mëparshme ka pas probleme, por Serbia ka hapur negociatat, Kroacia, etj.

Ky duhet të jetë një moment reflektimi. Asnjëherë kur ka dështime, unë nuk kam vënë re as te kryeministri edhe as te politikanë të tjerë të mazhorancës që të vënë gishtin ndaj vetes. Nuk besoj se problemet që ka vetë BE do ta pengonin Zvicrën, Norvegjinë apo Islandën për t?u anëtarësuar. Duhet ta shohim gjithçka brenda vetes sot. A i kemi bërë detyrat e shtëpisë. Shqipërisë nuk i ka munguar mbështetja e partnerëve tanë, nuk ka dashakeqësi?, u shpreh Dade./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga