Connect with Us

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Kosova & Rajoni

BE i tha “jo” hapjes së negociatave, Maqedonia shkon në zgjedhje të parakohshme/ Zbulohet data

Publikuar

-

Pas dështimit të marrjes negociatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një dorëheqje e mundshme e Zaev do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Portali maqedonas TetovaSot transmeton se burime qeveritare bëjnë me dije që zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohen në muajin Mars të 2020.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev duke njoftuar se do të propozoj që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka theksuar se  reformat në vend duhet të vazhdojnë dhe se vendi duhet që të vazhdoj me implementimin e marrëveshjeve e sidomos me Greqinë.

“Para dy dite Brkuseli na bëri padrejtësi, ne kemi kryer të gjitha obligimet. Ata nuk e mbajtën fjalën dhe nuk dhanë datë. Kjo është një gabim historik i Evropës. Falënderojmë shumicën e liderëve të Evropës. Kjo është një vendim i Evropës dhe problemeve të tyre të brendshme. Ne jemi përgjegjës dhe kjo kërkon nga ne vendim serioz, secili politikan duhet të jetë përgjegjës, dal me përgjegjësi para qytetarëve. Ëndrra evropiane e Maqedonisë nuk do të shuhet. Për këtë marr përgjegjësi, organizojmë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ky do të jetë edhe propozimi im në mbledhjen e liderëve”- tha mes tjerash Zaev.

Vendimi i Zaev është mbështetur edhe nga lideri i BDI-së, Ali Ahemti, i cili u shpreh se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Sipas Ahmetit, zgjedhjet janë një zgjidhje e mirë pas “jo-së” për negociatat./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Prokuroria ngre aktakuzë për nxitje të veprave terroriste

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme ngriti akuzë kundër një shtetasi të Kosovës për shkak të veprës penale “nxitje për kryerjen e veprave terroriste”.

Në një njoftim të Prokurorisë, të cituar nga radioja amerikane VOA, thuhet se Fitim Lladrovci:

“Ka bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste, në atë mënyrë që prej vitit 2018 e deri më 24 prill të vitit 2019, përmes rrjetit social Facebook, me anë të një postimi ka shprehur gëzimin dhe ka përkrahur sulmet e fundit terroriste që kishin ndodhur në kisha dhe hotele në Sri Lanka, ku humbën jetën të paktën 139 persona, në mesin e të cilëve 45 fëmijë duke komentuar: ’me ndihmën e Allahut, bijtë e Ummetit sulmuan aty ku dhemb më shumë, në kishat dhe hotelet në Sri Lankë dhe nesër do të sulmojnë përsëri, por kësaj here në Paris, Londër, Uashington dhe New York. Andaj, pritni se me të vërtetë edhe ne presim nga ju dhe Akidja e Hilafetit është në zemrat dhe mendjet tona, në realitet jemi gjithkund, çdo mysliman është projekt për xhihadin në të ardhmen. Allahu ka premtuar se Xhihadi do të qëndroj deri në orën e fundit (kjametit) dhe besojmë në Allahun”.

LEXO EDHE:  “Politikë e papërgjegjshme”/ Ministri gjerman “shuplakë” opozitës

Sipas Prokurorisë ai ka postuar: “video incizime, fotografi dhe komente në formë të shkruar duke shprehur haptazi përkrahjen dhe simpatinë ndaj Organizatës terroriste – Shteti Islamik- “ISIS”. Përmes postimeve ai shpreh urrejtje ndaj pjesëtarëve tjerë të komunitetit dhe propagandon islamizmin, ashtu që nga fotografitë e publikuara që paraqesin “Xhihadistë” dhe “Sulmues vetëvrasës”, të cilat edhe i ka komentuar me qëllim që të nxisë kryerjen e aktit terrorist, duke shkaktuar rrezik serioz që vepra të tilla edhe të kryhen”.

Fitim Lladrovci ishte arrestuar në prill të vitit 2019 për shkak të këtyre veprimeve, vijon raportimin radioja amerikane, duke cituar se: kjo është hera e dytë që ai përballet me drejtësinë. Në janar të vitit 2015 ai ishte dënuar me pesë vjet heqje lirie nën akuzat për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste. Në korrik të atij viti Gjykata e Apelit e ndryshoi dënimin në 3 vjet e gjysmë heqje lirie.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E akuzuar për zhvatjen e 1.5 mln eurove/ Lirohet nga burgu ish Prokurorja Speciale e Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Nga

Ish prokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva është liruar ditën e sotme nga burgu i Shutkës. Mediat maqedonase bëjnë me dije se Janeva është larguar nga qelia pasi iu dha masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Katica Janeva është e akuzuar për rastin “Reket” për shkak se së bashku me Boki 13 dhe Zoran Kiçeecin kanë zhvatur mbi 1.5 milion euro nga biznesmeni Orce Kamçev.

LEXO EDHE:  Rekomandimi për Shqipërinë/ Reagon Berisha: Mirënjohje KE-së, por …

Lirimi i ish prokurores pas 3 muajësh qëndrimi në qelinë e paraburgimit, është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit e cila ka pranuar garancinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kongresmeni amerikan: Do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha “Zërit të Amerikës”, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjatë prononcimin nga Jorku për radion amerikane Z. Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve.

“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, tha ai. Dhe më tej vijoi:

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.

“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Politikë e papërgjegjshme”/ Ministri gjerman “shuplakë” opozitës

Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Zoti Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.

“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështuqë mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”

Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Zoti Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre.

LEXO TE PLOTE