Connect with Us

Babai i Alvin Berishës letër publike shtetit shqiptar/ Më ndihmoni, djali është i plagosur

Lajme

Babai i Alvin Berishës letër publike shtetit shqiptar/ Më ndihmoni, djali është i plagosur

Publikuar

-

Afrim Berisha, babai i 11-vjeçarit Alvin Berisha i cili ndodhet në kampet e ISIS në Siri, i ka drejtuar një letër publike shtetit shqiptar.

Në letrën e tij, Afrim Berisha shkruan se 11-vjeçari ka nevojë për ndihmë mjekësore, pasi është i plagosur dhe ndodhet i vetëm në një kamp të ISIS.

11-vjeçari ndodhet në Siri, në pritje që shteti shqiptar ta kthejë pranë familjes.

Përmes një letre të bërë publike dje, babai i vogëlushit, historia e të cilit preku zemrat e shqiptarëve pas transmetimit të historisë në emisionin investigativ italian ‘Le Iene’, shprehet se koha po kalon.

“Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari”, thuhet në letrën e babait të Alvit.

Letra e Afrim Berishës:

Alvin Berisha është një fëmijë shqiptar i cili aktualisht ndodhet në Siri pranë kampit Al Haël.

Në vitin 2014, kur ishte vetëm 5 vjeç, Alvini është çuar në Siri nga e ëma, pa dijeninë e babait. I ati, Afrim Berisha, nuk ka kaluar ditë pa e kërkuar. As lufta, as frika, as largësia, as pengesa ekonomike e as ISIS nuk e kanë ndaluar, me bindjen e me dashurinë që vetëm një baba mund të ketë. Pas pesë vitesh, në 25 shtator 2019, e ka gjetur Alvinin në kamp, e ka përqafuar fort dhe i ka premtuar që tani nuk do ndaheshin më. Por forcat kurde që ruajnë kampin nuk e kanë lejuar që ta marrë me vete, sepse për këtë duhet që aprovimi të kërkohet dhe të merret nga Shteti shqiptar. Alvini është vetëm 11 vjeç, Alvini është i plagosur e ka nevojë për mjekim urgjent, Alvini është i vetmuar, Alvini është i trembur, Alvini duhet të largohet sa më shpejt nga Siria.

LEXO EDHE:  Shpërthim në Latakia të Sirisë, te pakten 10 te vrare

Institucionet kompetente shqiptare janë në dijeni të kësaj situate dhe po punojnë për të mundësuar kthimin e tij në Shqipëri. Kemi besim të plotë tek puna që po bëjnë si për Alvinin, si për të gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë që ndodhen aktualisht në Siri. Kemi besim dhe shpresë që nëse të gjithë bëjnë punën e tyre, Alvini do kthehet së shpejti. Por jemi edhe të shqetësuar, sepse lufta në Siri po ashpërsohet dhe koha nuk premton. Në Al Haël ndodhen plot 73.000 veta që jetojnë në një situatë të tmerrshme, e kjo na tremb. Nëse sot e bëjmë dhimbjen tonë publike, e bëjmë këtë vetëm për t’ju lutur kujtdo mund të na ndihmojë, që të na ndihmojë: duke punuar më shpejt, duke na dhënë informacione mbi gjendjen e Alvinit, duke na mbështetur qoftë edhe me një fjalë të mirë.
Sot lutemi e kërkojmë ndihmë. Nesër, larg qoftë i ndodh diçka Alvinit, do kërkojmë llogari.

Me respekt
Afrim Berisha

Avv. Darien Levani
Celulari shqiptar: 00355 06933447510
Celulari italian: 0039 3295327386
Mail: [email protected]

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Diplomatët amerikanë në gjyqin ndaj Arbër Çekaj/ Biznesmeni: Nuk më jepni mundësi të mbrohem

Publikuar

-

Nga

Diplomatët amerikanë po monitorojnë nga afër proçesin gjyqësor të biznesmenti Arbën Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Sipas gazetares Klodiana Lala, para trupit gjykues, Çekaj tha se ka kërkuar praninë e ndërkombëtarëve,në këtë proçes të cilin ai e konsideron një falsë.

“Kërkova ndërkombetarët pasi ju nxituat për ta mbyllur këtë proces farsë. Më keni dhënë garanci në Gjermani për proçes të rregullt ligjor dhe nuk më jepni mundësi të mbrohem” është shprehu Çekaj.
Ndërkohë trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën e radhës për më 4 mars./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“O lekët, ose do të ketë viktima”/ Naftëtarët hyjnë në ditën e tretë të grevës së urisë

Publikuar

-

Nga

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Naftëtarët shprehen të bindur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.
Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Njëri prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Do pranojë të bëhet ministre Kulture?/ Alketa Vejsiu i jep fund aludimeve

Publikuar

-

Nga

Moderatorja Alketa Vejsiu i ka dhënë fund aludimeve nëse do të angazhohet në politikë.

Vejsiu u pyet nga Ilva Tare në TV “Euronews”, nëse do të pranonte në rast se do t’i propozohej posti i ministres së Kulturës, ndërsa moderatorja theksoi se nuk do të angazhohet asnjëherë në politikë.

“Politikë jo, unë  e kam gjetur korsinë time jam shumë e lumtur në trenin ku jam ngjitur, jam shumë e kënaqur për biznesin që drejtoj”, theksoi Vejsiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE