Connect with Us

Artan Fuga denoncon skandalin/ Çfarë ndodhi dje në Akademinë e Shkencave

Sociale

Artan Fuga denoncon skandalin/ Çfarë ndodhi dje në Akademinë e Shkencave

Publikuar

-

Akademiku i njohur Artan Fuga vijon të ngrejë zërin kundër asaj çfarë po ndodh në Akademinë e Shkencave, të cilën ai e cilëson si uzurpim dhe puç institucional.

Në një deklaratë për mediar, si anëtar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Fuga thekson se shqiptarët dje morën pas qafe edhe uzurpimin e Akademisë së Shkencave nga ana e Skënder Gjinushit dhe bashkëpuntorëve të tij.

“Dje në Akademinë e Shkencave ndodhi ajo që pritej: në mënyrë të paligjshme kryesia e akademisë së shkencave manipuloi asamblenë duke emëruar Skënder Gjinushin në mënyrë të jashtëligjshme kryetar.

Pa miratimin e Presidentit të Republikës sikurse e kërkon ligji, por edhe pa proces votimi, pa zgjedhje, thjesht me vendim të kryesisë!

Zgjedhjet e 24 qershorit u mbyllën me dështim sepse Presidentit e refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit, kurse dje u emërua po ky i fundit pa proces të dytë votimi!!!

Pa hyrë në hollësitë e relacionit mbajtur nga Vasil Tole, krejtësisht i pabazë dhe me një kulturë juridike për të qarë hallin, Akademia e Shkencave bëri një veprim pa logjikë ligjore.”-shkruan ndër të tjera Fuga.

Sipas profesor Fugës, “Në këtë mënyrë dje në akademinë e shkencave ndodhi uzurpimi i paligjshëm i një posti publik, krim penal, akademia e shkencave rrezikon që të dali jashtë kuadrit ligjor për çdo shkresë që nënshkruhet nga kryetari i paligjshëm, dhe çdo gjykatë kushtetuese, sapo të krijohet, do ta hedhi në kosh këtë veprim të paligjshëm.”

Deklarata e plotë:

Puç institucional në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Kryetari emërohet pa zgjedhje!!!

Bashkë me dështimin e negociatave për hyrjen në BE, shqiptarët dje morën pas qafe edhe uzurpimin e Akademisë së Shkencave nga ana e Skënder Gjinushit dhe bashkëpuntorëve të tij!

Dje në datë 18 tetor 2019, ora 11°°, në Akademinë e Shkencave ndodhi ajo që pritej: në mënyrë të paligjshme kryesia e akademisë së shkencave manipuloi asamblenë duke emëruar Skënder Gjinushin në mënyrë të jashtëligjshme kryetar.

Pa miratimin e Presidentit të Republikës sikurse e kërkon ligji, por edhe pa proces votimi, pa zgjedhje, thjesht me vendim të kryesisë!

Zgjedhjet e 24 qershorit u mbyllën me dështim sepse Presidentit e refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit, kurse dje u emërua po ky i fundit pa proces të dytë votimi!!!

Pa hyrë në hollësitë e relacionit mbajtur nga Vasil Tole, krejtësisht i pabazë dhe me një kulturë juridike për të qarë hallin, Akademia e Shkencave bëri një veprim pa logjikë ligjore.

Zgjedhjet e 24 majit 2019 Kryesia e ASH konsideroi se i bëri me ligjin e vjetër për akademinë, poashtu detyrohet të pranojë edhe kthimin refuzues të Presidentit po me atë ligj për kandidaturën e Skënder Gjinushit, kurse emërimin e këtij të fundit, e bëri dje pa zgjedhje me ligjin e ri që ka nxjerrë jashtë fuqie ligjin e vjetër.

Gjysma e procesit zgjedhor me një ligj, dhe gjysma tjetër me një ligj tjetër që anullon të parin. Kryesia e akademisë së shkencave, duke më ndaluar dhe censuruar fjalën, por jo votën time kundër, dhe braktisjen e sallës në shenjë proteste, mbledh copa ligjesh dhe përdhos kushtetutën e Shqipërisë në veprim jashtëligjit!

Manipulimi i bërë nga kryesia e ASH është i paprecedent në historinë e Shqipërisë.

Për herë të parë në historinë e ligjeve në Shqipëri ndodh që një proces të legjitimohet me dy ligje kontradiktore ku njeri ka anulluar tjetrin. Gjysma e procesit me një ligj dhe gjysma me një ligj tjetër që ka anulluar të parin.

Kryesia e akademisë së shkencave e ka kthyer institucionin si gjysma gjeli.

Dje ndodhi absurdi. Kryesia e akademisë së shkencave i imponoi asamblesë së akademikëve që një ligj i dalë më vonë të ketë fuqi prapavepruese për të kaluarën e mbyllur. Zgjedhjet e 24 majit 2019 i interpreton me një ligj të tetorit 2019!!! Eshtë njësoj sikur sot të dali një ligj që asnjë veturë që nuk punon me elektrik të mos qarkullojë, dhe mbi bazën e këtij ligji të dënohen ata që përpara daljes së tij tij kanë qarkulluar me vetura me karburant!!!

Në këtë mënyrë dje në akademinë e shkencave ndodhi uzurpimi i paligjshëm i një posti publik, krim penal, akademia e shkencave rrezikon që të dali jashtë kuadrit ligjor për çdo shkresë që nënshkruhet nga kryetari i paligjshëm, dhe çdo gjykatë kushtetuese, sapo të krijohet, do ta hedhi në kosh këtë veprim të paligjshëm.

Një akademi e shkencash po përvijohet në të ardhmen!

Në atë që duhej të ishte shtëpia e së drejtës, e logjikës, e respektimit të ligjit, dje u profanua shteti i së drejtës, u shkel me këmbë ligji, me heshtjen vrastare të Kuvendit të Shqipërisë, të kryeministrit, si edhe të ministrisë së financave.

Që nga dje ne nuk kemi as negociata me BE, as pushtet lokal pluralist dhe demokratik, as Kuvend me deputetë të ligjshëm, as Gjykatë Kushtetuese, kemi një President që Kuvendi kërkon ta shkarkojë, nuk kemi zgjedhje të lira, por nuk kemi as drejtim të ligjshëm të akademisë së shkencave!

Historia, ligja, drejtësia në mos sot, nesër do të bjerë mbi të gjithë ata që e organizuan dhe e zbatuan këtë uzurpim, këtë puç institucional!

Ai fsheh të tjera marifete për të cilat unë kam kërkuar hetim nga Prokuroria, nga deputetët, nga ministria e financave, nga kryeministria!

Sot këta heshtin, por nesër petët e lakrorit do të hapen!

E drejta vonon, por nuk mbytet!/ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme, parashikohet që gradualisht do të kemi përmirësim të kushteve atmosferike.

Moti do të  jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime.

Era do të jetë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5- 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale, pritet të jenë:

Zonat  malore  3/14°C

Zonat e ulëta  5/20°C

Zonat bregdetare 10/19°C/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot dhe marrëdhënia me partnerin do lulëzojë. Emocionet qe do përjetoni do jene ndryshe nga çdo here tjetër. Disa miq do ju ndihmojnë te bëni edhe surpriza. Beqaret mund te kenë edhe dashuri me shikim te pare, por duhet t’i bëjnë sytë katër. Ne planin financiar do jete Dielli ai qe do iu ndihmoje pafundësisht.

DEMI 21. prill – 21. maj

Për ju qe keni një lidhje do mbizotërojë harmonia. Do ndodhin goxha te papritura te këndshme dhe mund te hidhni disa hapa te rëndësishme. Beqaret do takohen me persona te rinj mjaft interesante dhe jeta e tyre do marre drejtimin e shumëpritur. Financat do mbrohen fort nga Urani. Gjendja e tyre do jete goxha e mire dhe ju do ndiheni me te qete kur te kryeni ndonjë shpenzim.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Nëse jeni çift qe prej shume kohesh, sot duhet te tregoheni te matur. Mos thoni gjera te renda qe ta lëndojnë partnerin sepse ai nuk do pyesë sa kohe keni bashke për t’i dhe ne fund gjithçkaje. Beqaret do fillojnë te bëjnë plane lidhur me një person qe e kane takuar rishtazi. Ne fakt e mira është t’i marrin gjerat sa me shtruar. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Asnjë planet nuk do e përkeqësojë marrëdhënien tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe gjerat mes jush do ecin për mrekulli. Dashurohuni ashtu si ta ndieni. Beqaret mund te marrin një dhurate nga qielli sot dhe jeta do ju zbukurohet. Gjithçka ka për te qene ndryshme tashme e tutje. Financat nuk do jene te këqija megjithatë vazhdoni ta menaxhoni situatën me përkujdes.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Gjate kësaj dite do zbuloni shume dëshira sekrete te partnerit tuaj dhe do ia plotësoni atij dëshirat. Ajo qe nuk e dini është se ai po përgatit një surprize gjigande për ju qe do ju beje te drithëroheni. Beqaret do zbulojnë persona fantastike ne ambientin e punës. Financat nuk do jene te këqija megjithatë mire është te tregoheni sa me te arsyeshëm me çdo hap qe do hidhni.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Plutoni do ua beje gjerat te vështira sot dhe ne shume momente keni për te pasur debate te forta me partnerin. Asnjë prej jush nuk do hape rruge. Beqaret do joshin gjithë kohës dhe e gjitha kjo do iu shpërblehet. Gjerat për ta kane për te ecur me mire. Financat do përmirësohen akoma me shume nga sa e kishit ëndërruar. Tashme do ndihni me te lirshëm për te bere edhe ndonjë investim.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Mundohuni te flisni për gjithçka me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe te mos fshihni asnjë ndjenje. Marrëdhënia mes jush do behet me e ngrohte dhe me e qëndrueshme. Beqaret do jene sharmante pafund dhe do e kenë shume te lehte ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Me shpenzimet mos u tregoni te palogjikshëm pasi edhe me vone do keni nevoje jetike për para.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Nen ndikimin e madhe te Saturnit sot do ngrini disa pikëpyetje për jetën tuaj ne çift dhe nuk do jeni te qete derisa t’i zgjidhni çdo dyshim. Marrëdhënia me partnerin do ketë goxha luhatje. Beqaret do bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar statusin e tyre edhe pse ne fakt nuk do kenë shume kohe te lire për te dale e për te takuar njerëz te rinj. Sektori i financave do ketë goxha përmirësime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Sot mund te kaloni edhe situata delikate ju te dashuruarit. Tregohuni sa me te sinqerte dhe sa me te hapur me atë qe keni ne krah pasi vetëm kështu gjendja mund te stabilizohet shpejt. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por do mund te hedhin edhe disa hapa te rëndësishme. Ne planin financiar yjet nuk do ndikojnë shume pozitivisht kështu qe do ju duhet te tregoheni shume te matur.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Do jeni me te gatshëm për te folur e për te diskutuar me partnerin tuaj sot kështu qe marrëdhënia mes jush do filloje dalëngadalë te stabilizohet. Beqaret do kenë takime shume te veçanta me persona fantastike, megjithatë nuk duhet te nxitohen për te hedhur hapa. Sektori i financave nuk ka për te qene aspak i keq kështu qe mund te jeni te qete për çdo hap qe do hidhni.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e mire sot kështu qe do ju duhet patjetër te merrni masa për ta ndryshuar sa me pare situatën. Po ja late gjerat kohës çdo gjë do ndërlikohet akoma me tepër. Beqaret nuk do e kenë shume mendjen tek dashuria sepse për ta ka për te pasur gjera akoma me te rëndësishme. Financat do jene te favorizuara dhe gjendja do ketë përmirësime te jashtëzakonshme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Venusi, planeti i dashurisë, do ju siguroje një marrëdhënie te bukur sot. Do e keni edhe me te lehte te flisni hapur me partnerin dhe mund te merrni vendimet e duhura. Beqareve gjithashtu do ju konkretizohen disa nga ëndrrat me te bukura dhe jeta do ju marre drejtimin e shume ëndërruar. Ne planin financiar do keni fat dhe mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim për qejf.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Tryeza e diskutimit për arsimin kthehet në propagandë”/ Denoncon studenti: 10-15 persona më dhunuan pas takimit

Publikuar

-

Nga

Një denonim për një rast të paprecedentë, ka mbërritur në redaksinë e CNA.al.

Përmes një letre denoncuesi, i cili në këtë rast është një student, shprehet se është dhunuar nga një grup prej 10-15 personash.

Shkak për dhunën e ushtruar ndaj tij, shprehet studenti janë replikat e bërë nga ana e tij gjatë pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi në Fakultetin Ekonomik, për arsimin  dhe të drejtat e studentëve.

Ndërsa, rrëfen se mbledhja për të diskutuar mbi arsimin është kthyer e gjitha në një propagandë, studenti denoncon se personat kanë zgjedhur t’iu përgjigjen replikave të tij me dhunë pas takimit, në afërsi të Vilës Gjuta.

Studenti u ka bërë “thirrje Kryetarëve të Këshillit të Studentëve t’i ndalojnë këto monstra”, sikurse iu referohet ai, të hyrjnë në Universitete.”

Letra e Plotë:

Pershendetje!

Sot nje grup aktivistesh te Levizjes per Universitetin kishin organizuar nje tryeze diskutimi ne Ekonomik. Arsyeja teorike per thirrjen e tryezes ishte te diskutohej per problematika te studenteve por ne fakt diskutimi u sos duke bere propagande.

Fakt i pakundershtueshem eshte qe ne salle jame futur pa leje formale nga fakulteti.

Gjate diskutimit pati replika nga ana ime per menyren sesi po shtrohej problemi i studenteve dhe vetem per replikat qe i bera pa ofenduar askend por thjesht duke shprehur mendimin tim, vandalet e Levizjes me kapen ne befasi kur une po largohesha dhe me goditen diku afer viles Gjuta. Ishin rreth 10-15 veta nga ata kunder 1 individi. Nuk po shkruaj per tu viktimizuar sepse se kam ne natyre, kjo eshte natyra e tyre (tek faqja e tyre thone qe i rrafem ne), por per tju treguar se kush jane ne te vertete ata qe “u cane” duke folur per arsimin.

LEXO EDHE:  Vartëset femra ngacmojnë vetë ato shefin …??? !!!

Personat qe me goditen sigurisht i kam evidentuar dhe shume shpejt do mbajne pergjegjesite e duhura. Nese mendojne se me kane trembur i genjen mendja.

Pas ngjarjes se sotme Levizja mund te futet ne Ekonomik vetem nese une do jem i vdekur. Kjo nuk eshte nje deklarate personale emocionale, por nje deklarate qe une e bej ne mbrojtje te integritetit te fakultetit ku une studioj.

E di qe kam ne profil disa pjesetare te Levizjes, dhe padismutim nuk jane gjithe fajtore per ate qe me ndodhi sepse secili ka pergjegjesi personale. Ama duke qene se goditja me eshte bere nga ju si organizate me synimin qe te me trembni dhe mos jem me kunder ideve tuaja vandaliste, ju them vetem dicka: jo vetem qe sme keni trembur, por me keni motivuar me shume. Nese doni te mos ju demaskoj me duhet te me vrisni, se me nje grusht nuk arrini gje.

Te fortet perdorin argumenta, te dobetit dhunen.

Faleminderit!

Shkruar nga Andi Varrosi  ,Komunistet e OP Arlind Qorit  (Erion Veliajt) dhunojne Studentet .I bej Thirrje Kryetareve te Keshillit te Studenteve ti ndalojne keto monstra hyrjen ne Universitete./CNA.al

LEXO TE PLOTE