Connect with Us

Akuza të forta kundër Ramës/ Korrupsioni dhe manipulimi i zgjedhjeve pengojnë integrimin

Politikë

Akuza të forta kundër Ramës/ Korrupsioni dhe manipulimi i zgjedhjeve pengojnë integrimin

Publikuar

-

Sekretari për marrëdhënie ndërkombëtare, Arben Kashahu ka reaguar në lidhje me vendimin e vendeve anëtare të BE-së, për të shtyrë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Kashahu u shpreh se nuk është faji i Europës, por i Edi Ramës për moshapjen e negociatave.

Sipas tij, korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i Edi Ramës pengojnë integrimin.

“Faji nuk është i Europës! Pengesa kryesore për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Ai ka 6 vjet që, me keqqeverisjen e tij, po bllokon ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Ndaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën.”-tha Kashahu.

Më tej, ai theksoi se për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të çlirojë vendin nga keqqeverisja e tij.

Po ashtu, ai deklaroi se Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën.

Për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai do të vendoste ineteresat e shqiptarëve para interesave të tij, Rama do të ikte, do të na çlironte nga qeverisja e tij e dështuar dhe do të na linte të ecnim drejt Bashkimit Europian.

Ndaj të mos ketë asnjë dyshim se ky vendim është një dështim personal për Edi Ramën. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me Edi Ramën.

Nuk janë problemet e brendshme të Europës ato që pengojnë vendet europiane të hapin negociatat me Shqipërinë. Është korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i Edi Ramës që nuk bind Bashkimin Europian.”-deklaroi Kashahu.

Deklarata e plotë:

Edi Rama vuri sërish interesin e pasurisë dhe pushtetit të tij personal përpara interesit të shqiptarëve dhe fatit europian të Shqipërisë. Ai ka vënë në levizje mekanizimin e propagandës për të fajësuar Bashkimin Europian, duke mos i njohur vetes asnjë përgjegjësi pse Shqipërisë nuk iu hapën sërish negociatat.

Faji nuk është i Europës! Pengesa kryesore për moshapjen e negociatave është Edi Rama. Ai ka 6 vjet që, me keqqeverisjen e tij, po bllokon ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë pjesë e familjes europiane.

Ndaj, duhet të jetë e qartë për të gjithë, nëse Shqipëria do që të bashkohet me Bashkimin Europian, kjo do të ndodhë pa Edi Ramën.

Për të mirën e vendit, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Nëse ai do të vendoste ineteresat e shqiptarëve para interesave të tij, Rama do të ikte, do të na çlironte nga qeverisja e tij e dështuar dhe do të na linte të ecnim drejt Bashkimit Europian.

Ndaj të mos ketë asnjë dyshim se ky vendim është një dështim personal për Edi Ramën. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, por ka të bëjë me Edi Ramën.

Nuk janë problemet e brendshme të Europës ato që pengojnë vendet europiane të hapin negociatat me Shqipërinë. Është korrupsioni, manipulimi i zgjedhjeve dhe sundimi i dështuar i Edi Ramës që nuk bind Bashkimin Europian.

Janë mijëra shqiptarë që kërkojnë azil në Francë, nën qeverinë e Edi Ramës, Shqipëria nuk është më i tyrja, po i një grushti oligarkësh dhe kriminelësh. Në raport me popullsinë, numri i azilkërkuesve shqiptarë gjatë qeverisë së Edi Ramës është më i larti në botë.

Krimi shqiptar është dhjetëfishuar në Hollandë, por trafikantët e drogës në Shqipëri shndërrohen në biznesmenë të fuqishëm, që pasrojnë para dhe blejnë gjithçka, drejtësinë, qeverinë, parlamentin.

Për të gjitha këto nuk e ka fajin Europa.

Ky është dështimi personal i Edi Ramës. Është ajo çfarë ka mbjellë 6 vjet në drejtimin e vendit, duke shkelur pa mëshirë interesat e shqiptarëve, duke i zbuar ata nga vendi dhe duke e bërë Shqipërinë parajsën e krimit të organizuar dhe të disa klientëve të tij, me të cilët grabit pasuritë e shqiptarëve dhe i varfëron ata.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar se përsa kohë Shqipëria do të drejtohet nga Edi Rama, vendi ka për të bërë vetëm hapa prapa.

Edi Rama nuk ka ndërmend të përmbushë as 9 kushtet e Bundestagut gjerman, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme, vetëm duke zbatuar standardet më elementarë për barazinë para ligjit, Shqipëria do të bëhet si Europa dhe Europa do të na pranojë në familjen e saj./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Projekti i stadiumit kur Berisha ishte kryeministër/ Droga e vëllezërve Xibraka zhduku 12000 vende

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka rikujtuar projektin e miratuar për stadiumin Kuq e Zi në kohën kur ai mbante postin e kryeministrit .

Projekti i miratuar nga qeveria e mëparshme kishte 33 mijë vende dhe kapte vlerën e 35 milionë eurove.

“Korrupsioni dhe droga e vëllezërve Xibraka i zhdukën 12000 vende për Kullën Kristaq Rama dhe Mollin e Familjes”, shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Vasili ironizon Rilindjen/ “Çudi si nuk u’a kupton dhe vlerëson arritjet Europa”

Postimi i plotë:

Rikujtese!
Ky ishte projekti i miratuar nga qeveria e meparshme i stadiumit Kuq e Zi me 33 mije vende dhe nje cmim pre 35 milione euro. Korrupsioni dhe droga e Vellezerve Xibraka i zhduken 12000 vende per Kullen Kristaq Rama dhe Mollin e Familjes. Ndiqeni videon e meposhtme. sb

LEXO TE PLOTE

Politikë

Panairi i librit bën “bashkë” të djathë e të majtë/ Grida Duma dedikim Blerina Gjylametit

Publikuar

-

Nga

Panairi i librit këtë vit duket se ka bërë “bashkë” përfaqësues të partive të ndryshme.

Libri “Koha për politikë”, i ish-deputetes së PD, Grida Duma ka njohur interes të madh nga shumë njerëz.

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti ka qenë një nga deputetet e së majtës, që ka zgjedhur të blejë këtë libër edhe me një dedikim prej ish-deputetes Duma.

LEXO EDHE:  Dallimi/ Ja si e falenderon Meta Ramën dhe Bashën

Kujtojmë që gjatë panairit edhe bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama u kap “mat” teksa blinte librin e gazetarit Andi Bejtja i cili është një kritik i ashpër i Ramës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kushtetuesja”/ PD i përgjigjet ashpër Xhafajt: Vëllai i Geronit kërkon një person që betohet tek zyra e tij

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas sulmit të ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bardhit, sulmi i Xhafajt është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.

Bardhi ka ironizuar Xhafajn teksa shprehet: E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake.

“Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku”, shprehet Bardhi.

Reagimi i plotë:

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, mbi sulmin e Fatmir Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetuese

Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.

E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:
1. Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).
2. Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Mbledhja e grupit/Topalli: S’mund ta lëmë PD të asgjësohet

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës). Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED.

Ata që spo lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.

Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas Kushtetutës! Vetëm kështu drejtësia e re përmbush standardet e vendeve partnere që na ndihmuan në realizimin e saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE