LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

100 mijë euro gjobë dajës?/ Zbardhet dëshmia e Satilno Bashos

19 Tetor 2019, 08:33, Kronika CNA
100 mijë euro gjobë dajës?/ Zbardhet dëshmia e Satilno

Gjykata për Krimet e Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë ?arrest me burg? për Satilno Bashon, vëllai i Tesi Bashos, i arrestuar pak ditë më parë në Selenicë të Vlorës.

Prokurori Anton Martini kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij me akuzën e shtrëngim me dhunë për dhënie për dhenie pasurie.

Prokuroria argumentoi se në sajë të kallëzimit të bërë nga biznesmeni me iniciale S.H., se Tesi Basho i ka bëre presion atij për t’i dhënë shumën prej 100 mijë eurosh lidhur me pjesën e një toke ku vëllezërit Basho kishin pjesë takuese.

Sipas Report TV, dy vëllezërit Basho dhe biznesmeni kanë marrëdhënie familjare me njëri-tjetrin, më konkretisht biznesmeni është daja i mamasë së dy vëllezërve.

Ndërkohë kjo gjë u hodh poshtë nga i arrestuari, Satilno Basho. Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra ka zbardhur dëshminë e dhënë përpara togave të zeza të Satilno Bashos. Ai i tha gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori.

“Nuk kam lidhje me këtë akuzë. Unë kam shumë marrëdhënie të mira me dajën. Më ka ndihmuar sa herë që kam pasur nevojë. Ai kërkoi vetë që të shkoja e ta takoja unë për të marrë lekët dhe kur e kam marr vesh që është ankuar në polici i kam thënë “pse më fut mua në këtë mesele”. Atëherë e kam takuar edhe dajën dhe më ka thënë “nëse ti arrestohesh unë do vij të deklaroj se ti s’ke lidhje me këtë gjë. Më pas ky konflikt pronëse u zgjidh mes familjeve tona”, tha Satilno Basho në gjykatë.

Nga ana tjetër avokati i tij mbrojtës i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes.

“Nuk është gjobvënie. Biznesmeni ka zënë tokën e këtyre dhe ai ka paguar pronën e zënë. Paratë ia ka dhënë disa herë në shuma të ndryshme”, tha ai.

Ndërkohë, seanca e sigurisë për vëllanë e tij, Tesi Basho po zhvillohet në Vlorë nën masa të rrepta sigurie.

Lajmet e fundit nga