Connect with Us

“Zoti Makron na bëri të kujtojmë Francën e shekullit që shkoi”

Opinione

“Zoti Makron na bëri të kujtojmë Francën e shekullit që shkoi”

Publikuar

-

Nga Ilir Yzeiri

Refuzimi i zotit Makron që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të mos çelin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, po kthehet në një përplasje gati personale mes presidentit të Francës dhe këtyre dy vendeve.

Këmbëngulja e tij sa vjen e po bëhet qesharake dhe kundërvënia e tij kundër të gjithëve me idetë për të riparë problemet që ka Bashkimi Europian nga brenda e pastaj të vendosim për zgjerimin, po paraqitin më shumë frustrimin e zotit Makron përballë një vendimi që, në një pikëpamje, është thjesht një akti virtual, krejtësisht formal dhe nuk ndryshon asnjë gjë, qoftë për Europën, qoftë për Francën e aq më pak Për Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut.

Banorët e Shqipërisë dhe ata të Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë të lëvizin nëpër Europë si qytetarë të lirë të saj, dhe atyre që do t’u mbushet mendja do të rrijnë të gjejnë ndonjë mundësi për të punuar në ndonjë vend të Europës ose do të ndalojnë më shumë në Francë për t’u hedhur pastaj në Angli. Ky frustrim i Makronit nuk e ndryshon pozicionin gjeografik të Shqipërisë apo të Maqedonisë së Veriut dhe as historinë e tyre.

Refuzimi i zotit Makron, gjithnjë e më shumë, po merr formën e një përjashtimi dhe po shfaq dallimin e thellë që ekziston në nënvetëdijen e një pjese të elitave europiane për vendet e Ballkanit apo ato të Lindjes si pjesa e një areali që nuk mund të përafrohet me klubin Perëndimor të Europës klasike dhe të krishterë që u ndërtua në fillim jo për të përfaqësuar gjithë kontinentin, por për të bërë bashkë interesat e pak vendeve të zhvilluara të Europës Perëndimore që shërbenin dhe shërbejnë ende si qendra tërheqëse për gjithë kontinentin dhe me gjerë.

Një filozof i kohëve tona, duke folur për qasjet e disa vendeve europiane ndaj problemeve që shfaqen në Ballkan apo më gjerë, thotë se, në disa raste, diplomacitë e këtyre vendeve, kur duan të marrin vendime të mëdha, i fusin duart në sirtarin me dosjet e shkeullit XIX.

Kur SHBA-të dhe Bashkimi Europian dënuan njëzëri pastrimin etnik në Kosovë dhe kur të gjitha, pa asnjë përjashtim, edhe me Francën në ballë votuan për bombardimin e Serbisë, pati një entuziazëm të lehtë dhe të gjithë menduan se dosjet e shekullit XIX do të rrinin të kyçura dhe Europa po projektohej drejt së ardhmes dhe se koha e dhunës dhe e luftërave do të duhej të merrte fund. Mirëpo, 11 shtatori i prishi të gjitha ekulibrat.

Pas asaj ngjarjeje asgjë nuk është si më parë. Kujtoni maskrat në Ruandë ku kriminelët hutu edhe me ndihmën e armëve shqiptare të shitura nga qeveria e Sali Berishës, siç kujtonte me të drejtë një kolegu ynë këto ditë (Ramadan Gjana –Genocidi në Ruandë, tregtarët shqiptarë të armëve dhe roli i errët i Berishës, Tema 16 tetor 2019), masakruan mbi 1 million tutsi edhe me ndihmën dhe heshtjne franceze.

Në vendin e zotit Makron kjo dosje përvëluese i përplaset në fytyrë atij dhe shtetit francez vazhdimisht. Lufta në Irak, revolucionet në vendet arabe, kriza e tmerrshme në Siri, kjo që po ndodh tani në fund me Erdoganin në veri të Sirisë, dalja e Anglisë nga Bashkimi Europian, djegia e Parisit të zotit Makron për gjashtë muaj resht nga jelekverdhët, krizat e njëpasnjëshme që kanë prekur vendet e eurozonës, të gjitha këto e jutifikojnë frustrimin dhe pafuqinë që shfaq zoti Makron për të marrë vendime që do të linin një gjurmë të lehtë në këto zhvillime.

Për fat të keq, nuk është kështu. E vetmja gjurmë që po mundohet të lërë zoti Makron është këmbëngulja për të mos pranuar që dy vende modeste të pajisen me letra që të bëhen pjesë e një klubi shtetesh që e patën themeluar dikur të tjerë europianë të mëdhenj. Protagonizmi që po tregon zoti Makron me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është si një heroizëm pa ide që nuk ndryshon asgjë. Ai ka vetëm një efekt. Në imazh.

Zoti Makron, me këtë këmbëngulje të tij duket sikur është i interesuar që gjithë ata që po e ndjekin këtë spektakël të kujtohen për biografinë e këtyre vendeve. Kjo ka bërë që të shpërthejnë të gjitha retorikat nacional romantike, të nxiten populistët dhe nacionalistët e të gjitha rrymave për të projektuar hartën e një rajoni siç është Ballkani me të gjitha anët negative që ka një organizim shoqëror.
Gjtihë kjo që po ndodh, në fakt, po merr pamjen e një spektakli me pjesëmarrës që konkurojnë në një talent show.

Zoti Makron shfytëzon fuqinë e kartonit për të mos kaluar në turin tjetër dy konkurentë jo pse ata nuk e meritojnë, por sepse juria ka probleme vetë dhe se kampionati do të shtyhet. Paradoksi është kaq i madh sa në qoftë që ti e vëren me vëmendje të bën edhe për të qeshur. Pse ?

Ne kemi vendosur që të dorëzojmë disa nga pavarësitë tona, pra kemi hequr dorë nga disa elemente të sovranitetit për t’u bërë pjesë e një grupi më të madh shtetesh që nesër do të marrin vendim edhe për ne duke na kufizuar shumë nga liritë tona, por edhe duke na mundësuar që të përfitojmë nga përvoja dhe nga një bashkim që në punë të buxhetit do të na mundësojë të përfitojmë projekte.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Luftë kundër evazionit të pastrueseve

Publikuar

-

Nga

Nga: Klodian Tomorri

Qeveria e gjeti zgjidhjen e informalitetit. Kanë vendosur të ulin pragun e detyrimit për deklarimin personal të të ardhurave nga 2 milionë lekë në vit që ishte në zero.

Domethënë një pastruese që bën dy punë me nga 20 mijë lekë në muaj secila, qeveria do e detyrojë të plotesojë deklaraten vjetore të të ardhurave. Kjo pastruesja sot paguan zero tatim mbi të ardhurat. Por nga viti tjetër do paguajë 1300 lekë tatim ne muaj. Shpëtoi arka e shtetit.

Kjo eshte Republika e nxirjes së jetës. Imagjino pastruesen, elektricistin, hidraulikun, kamerierin që bëjnë nga dy punë të plotësojnë deklaratën e të ardhurave. Çmenduri!

Ti mund jesh punonjës sezonal. Për tre muaj bën dy pune, pastaj rri 4 muaj pa pune. Pastaj fillon prapë. Në fund të vitit do të shkosh tek Tatimet dhe do të dokumentosh të gjitha rrogat, që është një çarje Trapi edhe për ata që janë ekonomistë, jo më për njerëzit e thjeshtë. Efektet anësore të progresivizmit.

LEXO EDHE:  Pse kemi prekur fundin?!

Mbani ëithholdig ne burim dhe na lini rehat me këto, keni Perëndinë. Po ky është turp, plotëso deklaratën të të ardhurave me 40 mijë lekë të ardhura në muaj. Me kaq të ardhura, një familje është në kufirin e varfërisë, qeveria i thotë plotëso deklaratën vjetore që të marr 1 mijë lekë taksë në muaj unë.

Dërrmojini pastrueset dërrmojini. Se ata janë evazorët. Kurse pronarët e hoteleve dhe resorteve paguajnë zero lekë tatim fitimi, 6 për qind tvsh dhe hic taksë infrastrukturë.

Madje këtë vit kanë bërë dhe çudira të tjera aty në paketën fiskale. Përjashtohen koleksionistët e automjeteve nga tvsh-ja, janë të përjashtuar nga fitimi kapital dhe kanë rritur komisionin që i shkon drejtorisë së transportit rrugor.

Një koleksionist ka Shqipëria. Ndaj na duhen lekët e pastrueseve që të përjashtojmë nga taksat të pasurit. Të paktën, tregohuni të ndershëm. Verini emrin paketës fiskale se aq gonxhe sa e keni bërë, bën muuuu.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Armando Duka në stadium, përtej urrejtjes së kritikëve dhe dashurisë sezonale të brohoritësve

Publikuar

-

Nga

Nga Lorenc Vangjeli

Janë të rrallë njerëzit në Tiranë, qëndrimi ndaj të cilëve vendoset jo prej tyre vetë, por nga rasti, vullneti apo fati që qëndron në këmbë të huaja. Ata i duan dhe i urrejnë brenda çastit. I mallkojnë në një moment, dhe i bekojnë në momentin pasardhës. I adhurojnë dhe i përbuzin. I vrasin dhe i ngjallin.

Sepse kjo është magjia e futbollit.

Ky është horoskopi i futbollistëve, me të cilët, në një mënyrë të pabesueshme, lidhet edhe fati i trajnerëve dhe presidentëve të federatave. Armando Duka, president i federatës shqiptare të futbollit, është shembulli që ulërin si vërtetim i kësaj aksiome. Do të mjaftonte një gol i shënuar nga Shqipëria në Stamboll pak javë më parë dhe ai do të ishte shpallur pamëdyshje hero kombëtar në Tiranë.

Do të mjaftonte dhe madje do të tepronte, siç ndodhi katër vjet më parë, kur udhëtimi i ëndrrës që kombëtarja shqiptare bëri për herë të parë në kampionatin Evropian, e shndërroi Armando Dukën në arkitektin e një ëndrre kombëtare. Edhe pse ai nuk kishte qenë në fushë. Edhe pse ai nuk kishte shënuar asnjëherë dhe as nuk kishte shpëtuar portën nga golat. I tillë është futbolli dhe magjia e tij që çmend të mençurit dhe zgjon indiferentët. Por kur koha të kalojë dhe pasionet të kenë fatin e thëngjijve të ushqyer nga zjarri i pasionit të zakonshëm shqiptar, Armando Duka do të duhet të bëjë bilancin e tij në krye të federatës shqiptare të futbollit përballë atyre që e duartrokasin dhe atyre që e kritikojnë. Përtej vijës së padukshme mes dashurisë dhe urrejtjes, përtej gjithë debateve të diskutueshme për çdo gjë tjetër, Duka do të afrojë një bilanc të pabesueshëm: Shqipëria është bërë me tre stadium evropiane.

LEXO EDHE:  Pse kemi prekur fundin?!

Elbasani në fillim, Shkodra dhe së fundmi Tirana, kanë stadium normal që mund t’i gjesh njëlloj edhe gjetkë në Evropë. Ishte fati i tij që u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur apo ishte edhe koincidenca e kësaj kohe me qeverisjen e një kryeministri atipik si Rama, kjo ka pak rëndësi. Tre stadiumet e ndërtuar në këtë periudhë, do të mbajnë në shkallët e tyre të gjithë ata që në fund të fundit, as nuk do të duan t’ja dinë se kush është Armando Duka. Një figurë plot dritëhijë, nga të paktët në Tiranë qe për shumë arsye duket simpatik kur tallet me arrogancë me qeveritarë dhe të bën t’i ulërish kur duket se mer me të mira tifozët sepse dashuritë hipokrite vrasin më shumë se urrejtjet e sinqerta.

Shumëkush do të donte të ishte sot në vend të Armando Dukës, i cili është personazhi që shënjoi emrin e tij në ndeshjen e parë të kombëtarës shqiptare në stadiumin e saj të ri. Fiton apo humb ka pak nevojë të diskutohet. Eshtë statistikë. U ndërtua si u ndërtua stadiumi, sa kushtoi dhe kush e projektoi, si u pagua apo si u ideua, këto jane cështje qe pak do të kujtohen nesër dhe pak kanë të bëjnë me atë cfarë do të ndodhë duke nisur me nesër në stadium. E rëndësishme është që përballë francezëve në tribuna, do të qëndrojnë qytetarë evropianë, në një stadium evropian, me pasaportë shqiptare.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Rrëmbeni armët për dashnoren e Alibeajt!

Publikuar

-

Më lexoni me kujdes por mos qeshni. Kur studioja gazetari pranë Fakultetit Filologjik në Universitetin e Tiranës, përgjegjësja e Katedrës së Historisë Valentina Duka organizoi një konkurs për marrjen në punë të një pedagogu në departamentin që ajo drejtonte. Në fund u përzgjodhën 4 kandidatët më të mirë dhe mbi bazën e kritereve, fitoi jo i pari, jo i dyti, as i treti por i katërti. Djali që u rendit i pari ankimon vendimin e komisionit në Rektorat dhe përgjigjia që mori ishte mbresëlënëse:
-Ti skualifikohesh se nuk plotëson kriterin bazë. Duhet të kesh mesataren 9 ashtu siç është publikuar në njoftimin zyrtar!
Djali qeshi dhe u tregoi mestaren e studimeve të tij e cila ishte 9.8
Dhe Rektorati i kthen një tjetër përgjigje:
-Ne duam të rekrutojmë një kandidat me mesataren 9, me mestaren tënde 9.8 ti meriton një vend pune më të mirë. Shko apliko në Institutin e Historisë ose në Akademinë e Shkencave. Ti nuk je për pedagog!
Djali me mesataren 9.8 iku emigrant, ndërsa djali me mesataren 9 filloi punë pedagog. Edhe sot pedagog është por nuk e ka më dashnore atë femrën që e ndihmoi në vitin 2007…
2./
Kur presidenti i Republikës Ilir Meta bënte thirrje sot për armatosje popullate sepse Gjykata Kushtetuese qenka në rrezik, subkoshienca ime perverse shkoi direkt në Fier aty rreth vitit 2007 ku u njoh deputeti Enkelejd Alibeaj me gjykatësen Marsida Xhaferrllari. Kjo e fundit braktis provincën se dashnori i saj i ri u bë ministër drejtësie dhe filloi karrierizimin e saj me poste e ofiqe nga më të lakmuarat.
Deri këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar sepse edhe Marsida edhe Enkelejdi si qenie humane gëzojnë të drejtat hyjnore dhe njerëzore të dashurojnë e te bashkëjetojnë. Më shqetëson fakti sesi Marsida kapërceu listën e kandidatëve për gjykatëse kushtetuese nga e katërta në të parën, shqetësohem gjithashtu edhe nesër kur juristi Enkelejd Alibeaj do përfaqësojë e do mbrojë opozitën në gjykatën më të lartë shqiptare dhe përballë tij do jetë duke shqyrtuar e duke dhënë vendimin për çështjen dashnore Marsida.
Ndoshta një ditë Marsida ashtu si pedagogu i Vali Dukës, mund ta divorcojë Enkelejd Alibeajn por kush pret aq gjatë. Aq gjatë sa të jetë bërë gjëma me vendimet e politizuara të gjykatës ku sot hyri kokëlartë Marsida dhe muajin tjetër do dali kokëulur.
Seç kam një parandjenjë që në dhjetor Marsida Xhaferllari fillon punë këshilltare juridike në presidencë se atje nuk e kap vettingu por do trishtohem sepse Enkelejd Alibeaj do shkojë përsëri te gruaja e parë. Jo në Mallakastër, jo në Fier por në mes të Tiranës. Përballë parlamentit te shtëpia ku hyri kollovar!/CNA.al

LEXO TE PLOTE