Connect with Us

Vijimi i aksionit opozitar/ Basha shpalos strategjinë

Politikë

Vijimi i aksionit opozitar/ Basha shpalos strategjinë

Publikuar

-

Ndër të tjera, në konferencën për mediat Lulzim Basha, i është përgjigjur dhe pyetjeve të gazetarëve, near nga të cilat ishte ajo për vijimin e aksionit opozitar në ditët vijuese.

“Opozita dhe Europa flasin me një gjuhë. Ne i qëndrojmë kushteve të Bundëstagut. Plotësimi i 9 kushteve është plani për cdo shqiptar dhe është edhe plani i opozitës. Reformë e vërtetë elektorale, zgjedhje të lira e të nderëshme. Reformë në Drejtësi dhe vënien para përgjegjësisë të gjithë atyre që kanë abuzuar me përgjegjësitë”, ka qenë përgjigja e kryetarit të PD-së, pa përmendur protestat si një proces vijues./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konferenca e Donatorëve/ Basha fton ndjekësit të votojnë në Instagram

Publikuar

-

Nga

Tre ditë pas Konferencës së Donatorëve ku u mblodhën 1.15 mld euro, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u është drejtuar me një pyetje ndjekësve të tij në Instagram nëse besojnë te qeveria për menaxhimin e fondeve.

“Jepni mendimin tuaj: Besoni tek transparenca e qeverisë për fondet e tërmetit” është pyetja e Bashës, ku ka dhënë alternativat votimit “PO” ose “JO”.

Së fundmi, kryedemokrati është prezantuar me një formë të re komunikimi në profilin e tij në Instagram./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-zv.ministri i Financave emërohet në krye të AMF

Publikuar

-

Nga

Ervin Mete, që më herët mbante postin e zëvendësministrit të Financave është emëruar në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Vendimi në fjalë është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.-raporton BW.

Mete është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Financave në 22 maj të 2017-ës, ndërsa në shtator të vitit që lamë pas ishte në krye të Bordit të AMF-së.

Tashmë Ervin Mete do të drejtojë AMF-në, duke i zënë vendin Ervin Koçit, të cilit i mbaroi mandati. Ervin Koçi, u emërua në këtë post më 6 prill 2017, pas shkarkimit të drejtueses së këtij institucioni Enkelejda Shehi.

Përpara se të emërohej si kreu i AMF-së, Koçi ka qenë deputet i Partisë Socialiste.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta paralajmëron protestë/ Mesazh të koduar Ramës: Të bëjnë gati poture të gjera

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se çdo ditë do të ketë detaje të reja për grushtin e shtetit.
Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, Meta paralajmëroi një protestë në datën 2 mars, në Bulevardin dëshmorët e Kombit për shpartallimin e grushtit të shtetit.

“Do ta marrim me qetësi çmonitmin e plotë të grushtitë të shtetit. Nëse ky institucion është sot një kështjellë e vetëm por e pamposhtur dhe e paetur e mbrojtes së Kushtetutës, nga data 2 mars ku do të firmoset dekreti i parë për shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do bëj thirrje për të shpartalluar grushtin e shtetit. Ju presim pasdite në Bulevard se do jap fjalën se shumë shpejt falë popullit nuk do të ketë vetëm një institucion që është vetëm presidenti por të gjitha institucionet që janë në bulevardin Dëshmorët e Kombit do t’i kthehen popullit”, tha Meta.

Ai e ka mbyllur fjalën e tij me një mesazh i cili duket se i drejtohet kryeministrit Edi Rama: “Ata që kërkojnë popullin e presidentit të Whatsapp të porosisin poturet e gjera”./CNA.al

LEXO TE PLOTE