Connect with Us

U kap me mijëra euro të falsifikuara/ Arrestohet një person

Kronika

U kap me mijëra euro të falsifikuara/ Arrestohet një person

Publikuar

-

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një person pasi u kap me me 3400 euro të falsifikuara.

Në pranga u vu shtetasi Neuland Miçi banues në Tepelenë.
Sipas policisë paratë e sekuestruara ishin kartmonedha të vlerave 100 dhe 50 euro.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar nga policia edhe Reoland Cacaj, banues në Gjirokastër pasi në bashkëpunim me një person tjetër kanë tentuar të vjedhin banesën e një personi me iniciale Z.N.
Policia njofton se po punohet për identifikimin e kapjen e autorit tjetër. CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

OFL-ja i kërkoi të justifikojë pasurinë/ Avokati i Ervis Martinajt: Kërkesa e policisë është ‘Nul’

Publikuar

-

Nga

vendi ku ndodhi vrasja ne ish-bllok dhe ervis martinaj

Pas ultimatumit të OFL për deklarimin e pasurisë së Ervis Martinajt ka reaguar avokati i këtij të fundit.

Mirash Martini, ka deklaruar se klienti i tij Ervis Martinaj në asnjë moment nuk është subjekt i aktit normativ, pasi nuk është i dënuar qoftë brenda territorit të Shqipërisë, por edhe jashtë për veprat penale që ky akt-normativ, ka targetin për të vepruar juridikisht.

Sipas avokatit të Martinaj, nisur nga kushtet kur Martinaj nuk është i dënuar për veprat që parashikon akti-normativ, çdo veprim i mëtejshëm qoftë policor por edhe bllokim të aseteve kapitale dhe financiare nga policia, është qartazi “Nul”.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 26 500 euro në Rinas/ Prangoset një person

LEXO EDHE:  Iu gjetën 20 mijë euro të falsifikuara në makinë/ Arrestohet 37-vjeçari

“Ervis Martinaj nuk është subjekt i aktit normativ nr.1 të Kryeministrit, datë 31 janar te vitit 2020, pasi ai nuk është i denuar dhe as në hetim për asnjë nga veprat penale të parashkuara në nenin 5 të këtij Akti…”-thotë avokati. Më tej mbrojtësi ligjor shton se “…bazuar në vendimet gjyqësore që kanë shqyrtuar kërkesat e prokurorisë, rezulton se në veprimet tij, nuk as dyshime se ai ka kryer veprën penale të vrasjes e aq më pak këtë vepër ta ketë kryer me paramendim…”-thotë avokati i Martinaj për Report Tv.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Trafikoi 120 milionë euro kokainë/ Arrestohet supertrafikanti shqiptar

Publikuar

-

Nga

Policia italiane e Pordenones ka arrestuar një shtetas shqiptar për të cilin ishtë lëshuar një urdhër arresti europian për trafik ndërkombëtar të 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

Ndalimi i 42-vjeçarit me iniciale A.A, lindur në Mirditë, u bë pas një kontrolli rrugor të Policisë së Pordenones në një automjet tip BMË me ngjyrë të zezë me targa italiane.
Në automjet po udhëtonin 2 shtetas shqiptarë. Ekzaminimi dokumentave të tyre ka verifikaur se ndaj njërit prej shqiptarëve ishte shpallur nën urdhër arresti europian i lëshuar më datë 3 shkurt 2020 nga autoritetet greke pas një megaoperacioni për trafik lëndësh narkotike.

Shqiptari i kapur në Pordenone të Italisë akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Jugore e Qëndrore drejt Europës.
Ai akuzohet se nga shtatori i 2018 deri në janar 2020 ka trafikuar me anije nga Amerika e Jugut dhe ajo Qëndrore 120 kg kokainë me vlerë 120 milionë euro.

LEXO EDHE:  Shpenzoi qindra euro për t’u dukur si Kim Kardashian, modelja heq dorë pas incidentit me gjoksin

LEXO EDHE:  Fondi i komunave ne veri te Kosoves mbushet me 6.7 milione euro

Shqiptari i arrestuar rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal i strukturuar për trafik ndërkombëtar droge. Arrestimi i 42-vjeçarit shqiptar u bë me qëllim ekstradimi drejt shtetit grek, i cili kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar ndaj tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina del nga rruga/ Plagoset rëndë shoferja

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pak më parë në Gramsh ku një makinë ka dalë nga rruga.

Mësohet se për pasojë është plagosur rëndë drejtuesja e makinës e cila është dërguar në spital.

Nuk dihen ende detajet e këtij aksidenti ndërkohë që autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE